verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Etiketim dhe spinim

on 25 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Puls 24

[Recension: Аktivistët e SOROS-it me KËRCËNIME ndaj të hendikepuarve!]

Теksti është i njëanshëm, komentues dhe nuk bazohet në fakte. Informatat e paraqitura, në fakt janë përfundime paushalle dhe të paverifikuara. Përgjithësimi i këtillë është në kundërshtim me standardet e gazetarisë për informim objektiv.

Пулс 24 Активистите на СОРОС со ЗАКАНИ кон лицата со хендикепLinku deri te artikulli origjinal: Аktivistët e SOROS-it me KËRCËNIME ndaj të hendikepuarve!

Data dhe koha e publikimit: 7.12. 2015,15:26

Data e recensionit: 08.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

FACEBOOK-U BURIM I VETËM

Аktivistja për të drejtat e personave të hendikepuar, Brankica Dimitrovska në profilin e saj në Facebook ballafaqohet e kërcënime dhe vullgaritete nga ana e aktivistëve të SOROS-it dhe të Kanvasit.

Pohimet e bëra në artikull janë të paverifikuara dhe bazohen në publikime në rrjetet sociale. Para së gjithash bëhet fjalë për një person, i cili në një porosi private i kërcënohet dhe e ofendon aktivisten, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund të bëhet përgjithësim dhe të përdoret forma e shumësit. Në profilin e personit që kërcënohet, nuk ka të dhëna, nuk ka moshë, e as ku punon, e poashtu nuk ka as fotografit publike të personit. Prandaj, nuk mund të konstatohe se a bëhet fjalë për profil të vërtetë ose të rrejshëm në rrjetin social “Facebook”.

E duke mos pasur asnjë të dhënë për personin që qëndron prapa profilit, nuk mund të thuhet se ai është aktivist i SOROS-it ose Kanvasit. Shkaku i vetëm që theksohen këto të dhëna është të njollosen këto dy organizata, të cilat mediet që e favorizojnë partinë në pushtet në vazhdimësi i akuzojnë për “skenar konspiracioni” për rrëzimin e pushtetit.

Mënyra e këtillë është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve, i cili kërkon publikimin e informatave të sakta dhe të verifikuara.

Neni 1

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Neni 14

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja