Etiketimet dhe pohimet pa dëshmi nuk i shkojnë për shtat lajmit
Published in Recensione
on 22 - 03 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “BDI e Shkupit themelon gazetën 2+1”]
Etiketimet janë armik i informimit të drejtë dhe pa prapavijë. Mediet dhe gazetarët nuk duhet të shfrytëzojnë ndikimin që kanë në opinion për të bërë etiketime të paqena ose të padëshmuara, duke mos shfrytëzuar burime dhe duke mbushur një artikull me vlerësime personale.
Linku deri te artikulli origjinal: “BDI e Shkupit themelon gazetën 2+1”
Data dhe koha e publikimit: 19.03.2016
Data e recensionit: 20.03.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Në këtë rast, në tekst etiketohet një medie, e cila ende nuk është bërë pjesë e tregut, si pro-partiake. Lexuesi akoma nuk ka pasur mundësinë të lexojë këtë medie, por pas këtij artikulli, ai ndoshta do ta shohë atë me një sy skeptik, sepse dikush veçmë i ka ‘sugjeruar’ një përshtypje të parë për të.
Duke mos cituar asnjë burim dhe asnjë fakt për të provuar atë që thotë, teksti është përpjekur të lidhë disa të dhëna me njëra-tjetrën, por kjo nuk mjafton për të sjellë konkluzionin që sillet para lexuesit në një lajm.
“Bëhet fjalë për gazetë ditore, e cila do të mbajë emrin 2+1 pas së cilës do të qëndroj Dega e BDI-së në Shkup. Drejtor i gazetës do të jetë Sabedin Bushi, ndërsa kryeredaktor Fami Bajrami, i cili deri tani ka drejtuar portalin e BDI-së Aktuale.mk, njëherësh shok klase i kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti.”
Përsëri pa cituar asnjë burim relevant, flitet edhe për shkakun se pse, sipas autorit, kjo parti ka vendosur të hapë një medie të re.
“Vendimin për hapjen e gazetës 2+1, Dega e BDI-së në Çair, e ka marrë pas rejtingut të ulët në Shkup dhe mungesës së mbështetjes nga mediat aktuale shqiptare. Arsye tjetër është edhe ngritja enorme e Lëvizjes BESA në Njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore (Shkup dhe Kumanovë).”
Nëpërmjet komentimit, përmbajtja vlerëson rënien e rejtingut të një partie dhe ngritjen e rejtingut të një partie tjetër, duke e nxjerrë të parën humbëse dhe tjetrën triumfuese, me çka tregohet anshmëri. Madje, kjo bëhet pa cituar statistika, anketa ose të dhëna të tjera, që janë më se të nevojshme për raste të këtilla. Kodi Etik i Gazetarëve të Maqedonisë nuk lë dilema se si duhet të trajtohen çështjet në mënyrë objektive.
-
Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
-
Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
asnjë burim
asnjë palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e