verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Etoncentrizëm dhe nxitje, në vend të fakteve dhe gjithpërfshirjes

on 7 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Skandal: Kirurgu maqedonas ia hedhë për fytyre dokumentet nënës shqiptare]

Informacionet e ndjeshme e që mund të prekin emocionalisht publikun, kërkojnë përkushtim dhe kujdes maksimal profesional. Nuk ka teori e cila garanton se lajme si ky që po e recensojmë mund të bëhen ashtu si duhet pa u bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse, me qëllim që të përfundojnë me epilog profesional (gazetaresk).

Që nga titulli, paragrafi parë e deri në fund, kemi të bëjmë me qasje tendencioze dhe nëntekst nxitës ndëretnik. Çështja sigurisht se meriton për të bërë lajm, por jo lajm të njëanshëm dhe të paplotë. Nga gjithë të apostrofuarit në tekst, vetëm një qëndrim ‘mbulon’ lajmin. Ndërsa, në gazetarinë profesionale, pala tjetër është vula e lajmit sa i përket paanshmërisë dhe gjithpërfshirjes së tij. Në këtë tekst, pavarësisht se informohet për një rast skandaloz, për diskriminim potencial dhe shpërfillje të detyrës, autori i tekstit nuk ka kërkuar qëndrimin e të gjitha palëve të përfshira. Për më tepër, në përmbajtje nuk tregohet nëse është provuar të vendoset kontakt me to, si p.sh: Ministrinë e Shëndetësisë, udhëheqësin e repartit apo spitalit, mjekun kujdestar, etj.

Një skandal po trondit Spitalin shtetërorë në Shkup. Një ortoped maqedonas në mënyrë demonstrative ia ka hedhur para syve të gjithë dokumentet nënës shqiptare nga Prilepi, e cila kishte ardhur në Spital për të kontrolluar vajzën e saj 16 vjeçare E.I e cila lëngon nga një sëmundje e rëndë e boshtit korrizorë (skolioza). Ortopedi maqedonas është me iniciale M.P i cili në mënyrë demonstrative i cili verbalisht ishte konfrontuar me nënën e pacientes shqiptare nga Prilepi.

“Na gjuajti dokumentet para syve dhe na tha ikni nga Spitali. Nëse shkoni diku, unë do them se nuk ju njoh si pacient, por mos më përmendni mua se do të kaloni keq”, rrëfen me lotë në sy nëna shqiptare D.I.

Një deklaratë nuk mund të përcaktojë autenticitetin e lajmit. Aq më tepër një fotografi e huazuar e cila nuk shpalos informata shtesë. Për t’u dëshmuar rasti, teksti, për shembull, do të duhej të përmbante fotografi e cila do të vërtetonte atë që thuhet në tekst, ose ndonjë dokument, ose ndonjë dëshmi tjetër. Informacionin mund ta ndihmonte edhe një burim i rezervuar nga reparti, por pse jo edhe ndonjë dëshmitar tjetër i sjelljes jo etike të mjekut.

skandal-kirurgu-maqedonas-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Skandal: Kirurgu maqedonas ia hedhë për fytyre dokumentet nënës shqiptare
Data dhe koha e publikimit: 01.11.2016
Data e recensionit: 03.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Ndërkoh vajza e vogël shqiptare vazhdon të bëjë përjekjet e fundit për të jetuar, ajo mezi merr frymë për shkak të sëmundjes së boshtit kurrizorë. Kjo sëmundje ju bënë presion mushkërive dhe mezi kjo vajzë ngopet me ajër. Mirëpo mjekët kanë diagnostifikuar se përveç kësaj sëmundje, kjo vajzë e vogël nga një fshat i Prilepit, ka edhe një tumor të vogël në kokë. “Vajza vuan nga boshti kurrizorë dhe ka tumor edhe në kokë”, ka theksuar për Zhurnal nëna e pacientes së vogël.

Është shumë e vështirë që publiku të besojë një informacion të tillë, përderisa mungojnë burimet e nevojshme por edhe elementet tjera për një përmbajtje të besueshme mediatike. Gazetari në këtë rast mund të sigurojë fotografi të fëmijës, sigurisht duke fshehur fytyrën nëse është në moshë të mitur, por pse jo edhe të prindit, i cili ka denoncuar sjelljen e mjekut.

Nga ana tjetër kjo paciente shqiptare mund të ketë fatin e Tamarës së vogël nga Velesi, ku për shkak se fondi për shëndetësi nuk i lejoi me kohë shërim jashtë vendit, Tamara ndërroi jetë. Mirëpo tani në kohën kur Fondin për shëndetësi, drejtori Orhan Ramadani, pritet që urgjentisht ti dilet në ndihmë sado pak kësaj nëne shqiptare.

Por është evidente se në Klinikën e ortopedisë dhe traumatologjisë në spitalin shtetëror në Shkup ka edhe kirurg shqiptar, të cilët me siguri se duhet të orientojnë familjarët e kësaj pacienteje që të gjenë zgjidhjen më të  mirë për të trajtuar këtë sëmundje. Ndryshe, në ministrinë e shëndetësisë sekretarë shtetëror është Nasuf Ipçe. Të gjithë të interesuar të cilët dëshirojnë që ti ndihmojnë familjes shqiptare nga Prilepi mund të paraqiten në telefonin 070391850.

Teksti posedon një dozë etnocentrizmi dhe retorikë nxitëse. Autori ka tentuar që përmes këndit që e ka kapur të nxjerrë elementin etnik, duke drejtuar gishtin drejt mjekut, i cili në këtë rast, gjatë gjithë tekstit, është akuzuar si një “mjek maqedonas” që shfaq moskujdes ndaj pacientëve shqiptarë, e jo vetëm si një mjek i cili shkel ligjin dhe rregullat etike të mjekësisë.  Në raste të tilla, duhet pasur shumë kujdes. Gazetari nuk guxon të thirret apo të implikojë urrejtje etnike apo diskriminim etnik, përderisa nuk e dëshmon një që të tillë.

Teksti do të ishte shumë më afër rregullave sikur protagonist me qëndrime e tij do të ishte edhe vetë mjeku i apostrofuar. Sipas asaj që shohim në përmbajtje, autori nuk ka tentuar të krijojë kontakt me të, e pikërisht kjo është elementi kryesor që e bën atë të njëanshëm. Pavarësisht se për çfarë rasti bëhet fjalë, gazetari është i obliguar t’i drejtojë mikrofonin të gjitha palëve të prekura në këtë rast.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nxitës

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

Gjuhë nxitëse

nuk nxit për përdorimin e dhunës

etnocentrizëm

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja