verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Fake news”? Po si, urdhëroni!

on 7 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Lajmi i fundit: Gruevski pranon Platformën shqiptare”]

 Trendi më i fundit që diskutohet me të madhe në mesin e shkencëtarëve që merren me studimin e mediave është ai i “fake news”, apo i lajmeve të rreme. Arsyeja për këtë është se me masivizimin e mediave të reja (jo vetëm të prodhimit, por edhe të konsumimit të tyre) dhe luftës për shikueshmëri, është rritur edhe numri i lajmeve të rreme apo dezinformatave.

[Recension: “Lajmi i fundit: Gruevski pranon Platformën shqiptare”]Linku për te artikulli origjinal: “Lajmi i fundit: Gruevski pranon Platformën shqiptare”

Data dhe koha e publikimit: 29.01.2017

Data e recensionit: 04.02.2017

Recensues: Agron Vrangalla

 “Fake news” apo lajme të rreme konsiderohen ato lajme që kanë për bazë një të pavërtetë të theksuar, por që për çudi konsumohet nga publiku. Kjo jodomosdoshmërisht do të thotë se të gjithë ato lajme që arrijnë lexueshmëri të lartë, janë të besueshme për lexuesit. E, megjithatë, ato janë të pranishme në opinion dhe konkurojnë në mënyrë të barabartë me lajmet e konfirmuara.

Nëse bëhet një vëzhgim tek mediat tona, lajmet e rreme janë në një numër të konsiderueshëm. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë njëqind për qind të pavërteta, por kanë nuanca apo disa elementë të pavërteta që i bashkëngjiten një fakti apo lajmi të vërtetë. Por ka raste edhe kur komplet lajmi është fallco.

Ja, njësoj si ky lajm që është marrë për t’u recensuar. Aty thuhet se Maqedonia është në prag të formimit të qeverisë së re dhe se Nikolla Gruevski ka pranuar kushtet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Platformës shqiptare në përgjithësi, dhe se për rrjedhojë pritet të formohet shumica parlamentare e kryesuar nga VMRO-DPMNE.

Nuk do mend se ata që i ndjekin ngjarjet e ditës e kuptuan se bëhet fjalë për një përmbajtje pa baza në realitet. Nga vetë fakti që lajmi nuk posedon asnjë atribuim të drejtpërdrejtë apo indirekt, që do të konsiderohej si relevant për këtë, dëshmon për pavërtetësinë e tij.

Sigurisht se i pari apo një ndër të parët që e publikuan këtë lajm ishte Top-channel nga Shqipëria. Portaleve kaq u duhej – “e tha Topi, vraponi”. Edhe pse, ky lajm, i cili buroi nga një ndër televizionet më të besueshëm në Shqipëri por edhe në shqiptarinë mbarë, asnjëherë nuk duhet konsideruar si akt i kryer që nuk ke se çfarë pret më, e që të mund ta botosh pa hezitim.

Bëhet fjalë për një rast tërësisht sporadik dhe do të ishte shumë e tepruar po të bëhej një konstatim i tipit se Top-channel është një gjë e shpifur që publikon lajme të rreme. Ky konstatim do të vinte, sikur ky medium të kapej disa herë në këtë situatë. Ndajmë bindjen se vetëm për një lajm të tillë që u bë kaq i famshëm, nuk mund të etiketohet një televizion me këto silogjizma.

Arsyet për gabimin profesional nuk dihen akoma, mund të ketë qenë lajm i porositur, ose mashtrim që ka aerdhur prej “burimit të sigurtë”, por mund që edhe vetë reporteri të ketë shpejtuar pak me idenë e të qenurit ekskluziv. Sidoqoftë, nuk arsyetohet në asnjë rast kopjimi dhe shpërndarja kaq masive e një lajmi të rrejshëm. Ndërsa, sa i përket fenomenit të “fake news”, vërtetë që është një rast ideal për të dhënë një lloj konkluzioni (jo absolut) se si janë duke ndryshuar kohërat dhe se sa e lehtë është sot që një lajm i tillë të arrijë në dorën e çdo lexuesi, e bile edhe të fitojë besueshmëri duke qenë se citohet prej një medie me besueshmëri të lartë.

Në portalet tona ka me qindra lajme të tilla, në të shumtën e rasteve janë produkte origijnale, e jo të huazuar nga ndonjë media konvencionale, siç është në rastin konkret. Por, nuk duhet amnistuar në asnjë rast lajmet e televizioneve në Maqedoni, por jo vetëm. Tani më gjithsecili e ka të qartë dhe do të ishte patetike të thuhej që i gjithë faji u takon mediave online, ndërsa nga ana tjetër të amnistoheshin kanalet televizive në vendin tonë, se gjoja janë çdoherë të drejtë e të saktë në atë që thonë.

Gazetarët në Maqedoni, shpeshherë, me një dozë humor themi se “media në Maqedoni është pluraliste. Çdo parti politike ka mediat e veta!” Këto konstatime qësëndisëse, edhe pse të vërteta, nuk duhen kuptuar në një formë pesimiste dhe të thuhet se, dakord, meqë media e lirë është një iluzion, atëherë kush jemi ne për ta ndryshuar këtë? Absolutisht jo, gjithmonë ka shpresë për të bërë ndryshime, vetëm se duhet durim. Deri se në krye të mediave të vijnë njerëz, të cilët politikën do ta shohin si një fushë të njëjtë me fushat e tjera, dhe se ajo shërben për të rritur prodhimin e lajmeve, e jo për të rritur shumën në xhirollogaritë e mediave dhe gazetarëve.

 

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja