verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

FAKTE, ku janë faktet?!

on 10 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: SKANDAL: Ali Ahmeti ka urdhëruar vendimin e gjykatës “Pro” Vesel Memedit?]

Akuzat, edhe pse nuk i takon gazetarit që t’i bëjë ndaj një apo disa personave, janë inkuadruar në tekstin që po recensojmë. Një lajm i këtij modeli, në mungesë të fakteve, ka bazë të trajtohet si shpifje. Ndoshta ajo që thuhet në artikull mund të jetë e vërtetë, por kjo nuk dëshmohet në përmbatjen e tij. Nëse autori ka informacion për një skandal si ky, kjo duhet vërtetuar me dëshmi relevante edhe pse në një rast si ky është tepër e vështirë.

Kryetari i shkarkuar i RDK-së Vesel Memedi sot ka publikuar Vendimin e Gjykatës së Tetovës sipas të cilit Vendimi i Kuvendit Qëndror të kësaj partie me të cilin u shkarkua Vesel Memedi prej pozitës së Kryetarit dhe në vend të tij u zgjodh Fadil Zendeli, raporton Fakte…..

Redaksia thirret në atë që ka mësuar, ndërsa brenda tekstit nuk ka asnjë dëshmi të vëtme, qoftë provë materiale apo edhe deklaratë anonime për të dëshmuar atë që vetë e thotë. Si ka menduar se do të besojë publiku në një informacion të tillë të pa dëshmuar dhe pa konfirmuar? Një veprim i tillë mund të konsiderohet si shkelje e integritetit të protagonistëve.

Nëse fakte.net ka mësuar se Ali Ahmeti ka intervenuar që Vesel Memedi të fitojë procesin gjyqësor, atëherë ku janë faktet?! Një informacion i tillë, përveç asaj që përmendëm më sipër, është edhe sulm ndaj Gjykatës dhe gjyqtarit që ka ndarë drejtësinë në këtë rast.

Nëse autori ka një informacion të tillë, atëherë lajmi nuk është se Vesel Memedi ka fituar gjyqin, por si e ka fituar. Këtu është i nevojshëm prononcimi i vetë personave të apostrofuar, i personit Ali Ahmeti, i Gjykatës dhe i gjyqëtarit që ka proceduar këtë lëndë.

Mirëpo Fakte.net sot mësoi se për këtë vendim të çuditshëm të Gjykatës tetovare ka intervenuar vetë Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet Ministrit të drejtësisë. Ahmeti dhe Veseli janë parë mbrëmë të ulur së bashku dhe duke kaluar çaste të lumtura në rektoratin e Universitetit të Tetovës, gjatë një evenimenti.

SKANDAL Ali Ahmeti ka urdhëruar vendimin e gjykatës screenshot
Linku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: Ali Ahmeti ka urdhëruar vendimin e gjykatës “Pro” Vesel Memedit?”
Data dhe koha e publikimit: 05.05.2016
Data e recensionit: 06.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Fakti që janë parë bashkë dy persona, pranë njëri-tjetrit, nuk aludon vetëm në atë që e thotë gazetari. Mbase takimi mund të ketë qenë jashta bindjeve partiake. Edhe vetë autori e pranon se ‘takimi’ ka ndodhur në rektoratin e Universitetit të Tetovës në një eveniment të tij.

Ndryshe, si pasojë e qëndrimeve të prera të Vesel Memedit kundër bashkëpunimit opozitarë shqiptarë, organet e kësaj partie shkarkuan njëzëri të njejtin dhe emëruan Fadil Zendelin. Pas kësaj, ish kryetari refuzoi të dorëzonte vulat e partisë ndërkohë që vazhdoi me intensitet të shtuar të paraqitet në përcjellje të kryetarit të LR-PDSH-së Zijadin Sela, me përjashtim të rastit të djeshëm kur ishte në shoqëri të Ali Ahmeit./FAKTE.Net

Arsyeja e lajmit është çështje që tangon apo prek më shumë palë. Siç vërehet, në tekst janë përmendur edhe disa emra të tjerë, e posaçërisht kryetari aktual i RDK-së, qëndrimi i të cilit është më se i nevojshëm, sidomos pas këtij vendimi të Gjykatës dhe pas informacionit se Ali Ahmeti mund të ketë ndikuar që Vesel Memedi të fitojë rastin. Ajo që është dashur të bëhet në këtë rast, bazuar në parimet e gazetarisë profesionale, është të merren qëndrimet i palëve të përfshira në tekst. Mungesa e tyre, e bën përmbajtjen të njëanshme dhe tendencioze.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Nuk janë dëshmuar

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Mungojnë elemente

Tentohet

:

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

Jo adekuate për "Skandalin"

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja