verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fakte s’ka, komente sa të duash

on 5 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtZhurnal - Selmani nuk tregon kush eshte me i forti i mehalles

[Recension: “Selmani nuk tregon se kush është më i forti i mahallës që ia ka mbushë atij kutitë e votimit për të fituar”]

Është e natyrshme që gazetarët të kenë bindjet e tyre politike. Por kur niset të shkruhet një lajm, ai duhet të bëjë përpjekjen për t’u çliruar tërësisht nga paragjykimet e tij me qëllim që subjektiviteti të mos jetë pjesë e tij. Ky bën pjesë në kategorinë e lajmeve që nis mirë duke respektuar rregullin e piramidës së përmbysur por nga dëshira që autori patjetër të nxjerrë atë që ka synim teksti humb të gjithë objektivitetin.

Zhurnal - Selmani nuk tregon kush eshte me i forti i mehalles Linku deri te artikulli origjinal: “Selmani nuk tregon se kush është më i forti i mahallës që ia ka mbushë atij kutitë e votimit për të fituar”

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015, 12:42

Data e recensionit: 28.12.2015

Recensues: Fatlume Dervishi

Koka që ka nxjerrë autori është Ish zv.Kryeministri Imer Selmani, në një emision te Televizioni SHENJA, thotë se falsifikimi i zgjedhjeve në Maqedoni thuaj se është i pamundshëm.” Përmes kësaj fjalie, lexuesi mendon që ka marrë pjesën kryesore të informacionit që ofron teksti por gabohet.
Nga “falsifikimi i zgjedhjeve është i pamundshëm” autori kalon në fjalinë “Tani u përsos falsifikimi për manipulimin e zgjedhjeve të disa cikleve të fundit zgjedhore… Por ashtu u rregulluan rrethanat dhe presionet e keqpërdorimet, shantazhimet e kërcënimet që u detyruan njerëzit të shkojnë  të votojnë.” Këto janë dy gjëra të kundërta.
Lexuesi nuk e mori vesh mendimin e Imer Selmanit, është ose s’është i mundur manipulimi i zgjedhjeve. Citati i tij, i marrë nga intervista në emisionin “Rruga e re…” Tv Shenja, thotë se është, por interpretimi nga ana e gazetarit në hyrje thotë se nuk është i mundur manipulimi.

Veç prezantimit të ndryshëm të fakteve, tekti është përplot komente dhe interpretime. Bindjet individuale të gazetarit për ngritjet dhe rëniet (fitoret dhe humbjet) e Imer Selmanit në politikë i gjejmë të pasqyruara në hyrje dhe në përfundimin e tekstit por pa fakte dhe dëshmi.
Ja si thotë hyrja:

“Ai pranon se nga viti 2000 e këndej votimi në komunat shqiptare  bëhet në formë familjare, kur një person më i forti i mahallës mund të mbledhë deri më 200 vota për një parti politike. Selmani me këtë deklarat nuk dëshiron të precizojë se mos vallë e ka fjalën per vetvetën, kur nga viti 2000 përmes grupeve të caktuara të cilët riksonin popullatën e rajonit të Dërvenit, Selmani fitonte zgjedhjet në mënyrë bindëse.”

Tekti bën edhe akuza, të cilat nuk verifikohen, por është e qartë gjithahstu se teksti është tendencioz ndaj Imer Selmanit.
Kur autori thotë se “Selmani nuk dëshiron të precizojë…” zakonisht nënkupton se ai e ka pyetur folësin për çështjen në fjalë dhe ai ka mohuar të përgjigjet. Kjo gjë, nuk ka ndodhur. Është konstatim i gazetarit që nxjerr nga intervista e tij, për televizinin në fjalë.
Pastaj, ku janë faktet e patjetërsueshme që e kanë shtyrë gazetarin të konkludojë se grupe të caktuara (“të fortët e mëhallës”) kanë detyruar që të votojnë për Selmanin dhe ai të fitojë në mënyrë bindësi. Fakte s’ka, komente sa të duash. Madje asnjë burim nuk është konsultuar.

Sipas gazetarit, Selmani ose siç e quan ai, zv/Kryeministri i PDSH-së ka pësuar humbje në zgjedhje në mungesë të njerëzve “më të fortë të mëhallës”.

“Në mungesë të njerëzve “më të fortë të mahallës”, siç shprehet Selmani, ish zv.Kryeministri i PDSH-së përjetoi humbje të thellë edhe në vendlindjen e tijë në fshatin Shishovë të Shkupit.”

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumenta. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur. – sugjeron Kodi Etik i Gazetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja