verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Faktet alternative” nuk ndihmojnë

on 8 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

republika

[Recension: Sorosi u ka paguar miliona organizatave joqeveritare në Maqedoni para zgjedhjeve]

Më e rëndësishme për një raport gazetaresk nga një ngjarje është që të ketë diçka të re. Të theksojë se organizatorët e ngjarjes i kanë komunikuar publikut diçka që është e re. Diçka që nuk ka qenë e njohur deri atëherë. Ose, së paku të zbulojë ndonjë kontekst të ri të fakteve të njohura që ato të fitojnë vlerë të re. Ky është rregulli kryesor nga i cili del edhe obligimi i gazetarëve.

Kur e lexoni këtë përmbajtje me vëmendje, do të ballafaqoheni me faktin se rregullat që e bëjnë një informatë të vlefshme për të qenë lajm, për të qenë diçka e re, aspak nuk janë respektuar.

Në fakt, raporti gazetaresk që gjendet para nesh, është vetëm reciklim i tezave dhe i qëllimeve tashmë të njohura të treshes që veten e quan “Stop operacioni Soros” për t’i diskredituar organizatat qytetare që mbështeten nga Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni dhe nga USAID-i.

Megjithatë, që të jemi konsekuent deri në fund me metodologjinë e “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM), vëmendje të veçantë i kushtojmë një momenti në raport që paralajmëron njëfarë zbulimi. Diçka të re. Ja ku është kjo pjesë, në tërësi:

“Lëvizja qytetare Stop Operacioni Soros (SOS) dje e prezantoi rrjetin e financimit të organizatave në Maqedoni që janë nën tutelën e Sorosit, në llogaritë e të cilave, përveç shumave vjetore, derdhen edhe mjete shtesë nga Sorosi në momentet kyçe politike në Maqedoni, zakonisht para fillimit të fushatave zgjedhore”.

02052017-Republika-StopSoroLinku deri te artikulli origjinal: Sorosi u ka paguar miliona organizatave joqeveritare në Maqedoni para zgjedhjeve

Data dhe koha e publikimit: 05.02.2017, 23:34

Data e recensionit: 07.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TEZA TË PAKONFIRMUARA

Risia që e “zbulojnë” përfaqësuesit e SOS-it është se “…përveç shumave vjetore, derdhen edhe mjete shtesë nga Sorosi në momentet kyçe politike në Maqedoni, zakonisht para fillimit të fushatave zgjedhore.”

Megjithatë, teksti gazetaresk që e recensojmë, i cili duhet të jetë raport autentik nga ngjarja, nuk ka asgjë për këtë pohim. Absolutisht asgjë, përveç deklaratës së organizatorëve të konferencës për shtyp.

Më falni, mirëpo duhet të dihet se kjo nuk mjafton. Në raportin që e vlerësojmë ose harrohet ky moment i rëndësishëm nga konferenca për shtyp ose ky moment – nuk ka ekzistuar fare.

Si pjesë të këtij raporti, publikut i është ofruar edhe një paraqitje grafike dhe dy vide-omateriale. Nga ajo që shihet në këtë përmbajtje mediatike, paraqitja grafike është absolutisht a paqartë, jokoncize dhe nuk mund ta vërtetojë deklaratën se  “përveç shumave vjetore, derdhen edhe mjete shtesë nga Sorosi në momentet kyçe politike në Maqedoni, zakonisht para fillimit të fushatave zgjedhore.”

Në video-materialin e parë e kemi deklaratën e cituar dhe asgjë më tepër se kjo. Asnjë argument që do ta vërtetojë “zbulimin”.

ЕIKETIM

Video-materiali i dytë është praktikë standarde nga paraqitjet e kësaj lëvizjeje të vetëquajtur, e cila akuzon një numër serioz të organizatave qytetare se janë “shtabe partiake” të LSDM-së.

Edhe pse në paralajmërimin e këtij video-materiali në tekst shkruan : “Paraqitjen e detajuar të shumës që e kanë marrë organizatat e Maqedonisë nga Sorosi shiheni në videon në vazhdim”, në të, përsëri nuk ka asgjë për këtë. Vetëm paraqitje për etiketim. Edhe nga ky video-material publiku nuk mund të shohë se a është e saktë ajo se organizatat qytetare që janë në qendër të akuzave të SOS-it, se me të vërtetë janë “shtabe partiake” dhe se a kanë marrë me të vërtetë “mjete shtesë nga Sorosi në momentet kyçe politike në Maqedoni, zakonisht para fillimit të fushatave zgjedhore.”. Apo, përsëri, një fakt i tillë fare nuk ekziston.

Në fakt, në ndërkohë, përderisa ishte duke u përgatitur ky recension, pothuajse të gjitha organizatat qytetare reaguan ndaj asaj që u tha në këtë konferencë për shtyp (“Stop Operacioni Soros ka afat prej një jave që të kërkojë falje, përndryshe mbi 11 OJQ do t’i padisin“). Ato poashtu thanë se raportet e tyre vjetore, që janë në dispozicion për publikun, fuqishëm i demantojnë “zbulimet” e prezantuara nga SOS-i.

Për fat të keq, ky raport gazetaresk, ashtu siç është bërë, bëhet pjesë e fushatës për mbështetje të iniciatorëve për “desorosoizim” të shoqërisë qytetare në Maqedoni, proces të cilin e nxiti një parti politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja