verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Faktet duhet të dëshmohen që mendimi të jetë i vlefshëm

on 23 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Зошто СДСМ ги бара доказите за пуч Република Online-crop-resize

[Recension: Pse LSDM-ja i kërkon dëshmitë për rastin “Puç”-i?]

Do të ishte shumë e dobishme sikur dikush ta kishte shifrën për ta identifikuar formatin e kësaj përmbajtjeje mediatike. Është tarnsmetuar nga botimi i shtypur i medies në rubrikën “Maqedonia” dhe asgjë më tepër. Këtë e konstatojmë në fillim të këtij recensioni për shkak se stili i autorit dhe konstruksioni i përmbajtjes më tepër i ngjajnë mendimit, mirëpo nuk është as ajo. Si e para, përmbajtja formalisht nuk është kornizuar, dhe si e dyta, përveç qëndrimeve kryesisht personale në tekst, të pambështetura me argumente autentike, kjo përmbajtje mediatike është një lloj hibridi. Me gjithçka.

Mirëpo, shumicën e supozimeve dhe konstruksioneve, të cilat vetë autori i parashtron, vetë u përgjigjet dhe i rendit sipas sistemit “Lego” pa e përdorur “ngjitësen përkatëse” të gazetarisë.

Зошто СДСМ ги бара доказите за пуч Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Pse LSDM-ja i kërkon dëshmitë për rastin “Puç”-i?

Data dhe koha e publikimit: 20.09.2015, 10:22

Data e recensionit: 22.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Gjatë gjithë tekstit autori “polemizon” me qëndrimet e shprehura më parë të funksionarëve të LSDM-së (Zaevit, Remenskit), mirëpo recensuesi i këtij teksti nuk mund ta largojë përshtypjen që dominon në gjithë tekstin se të gjitha potencimet e polemistëve të paramenduar në tekst janë vendosur në kontekst i cili i përgjigjet vetëm autorit të këtij teksti. Ose, autori parashtron pyetje, të cilat edhe vetëvetiu janë hipotetike dhe për këtë arsye detyrimisht çojnë në përgjigje hipotetike të llojit “çka do të bëhej sikur të bëhej”“.

Për shembull:

A mund të besohet se qëllimi i LSDM-së, lideri i së cilës është dyshuari i katërt në rastin “Puç”-i, i cili nuk u përgjigjet thirrjeve të gjykatës duke pritur që rastin ta shqyrtojë prokurori special, se do ta lëshonte mundësinë që të “ndikojë” mbi gjithë atë arkiv pa u përpjekur që t’i shpëtojë fillimisht Zaevin dhe Verushevskin?

Si të lexohet ky tekst, përveç se në mënyrë të vetme se implementon dyshime, ndërsa përgjigjet, të cilat e jep vetë autori, janë konstruksion në bazë të supozimeve.

Prandaj, si përfundim, bile edhe atëherë kur shkruhet ndonjë mendim, duhet të theksohet se, madje edhe atëherë kur “vishet” si mendim personal, përmbajtja mediatike nuk mund t’u shmanget standardeve të përhershme të gazetarisë, e ato janë e vërteta dhe faktet.

Këtu menjëherë të themi se mendimet dallojnë nga faktet. (Më tepër për këtë temë kemi shkruar edhe më parë këtu, në rubrikën “Leksione gazetareske”, me titull “Nuk ka vetëm një të vërtetë, nuk ka një Maqedoni“).

Mendimi është përfundimi deri te i cili ka ardhur dikush në bazë të, ose i nxitur nga faktet. Në masë të madhe mendimet formohen edhe nga ajo për të cilën njerëzit konsiderojnë se është fakt. Vetëm se të gjitha leksionet e gazetarisë thonë se faktet duhet të mund të dëshmohen dhe të jenë të padyshimta.

Faktet, zakonisht, definohen si infromata që përshkruajnë se diçka ka ndodhur. Ato mund të jenë vërtetuara drejtpërdrejt nga gazetari ose të pranuara si të tilla nga dikush që i komunikon. Në të dy rastet, për këtë lloj të fakteve supozohet se janë të sakta. Sidoqoftë, para se të raportohet për to, çdo gazetar duhet ta dallojë se deklaratat në lidhje me faktet vijnë nga burimet e besueshme dhe relevante. Kjo e përcakton mënyrën në të cilën këto fakte i prezantohen publikut mediatik. (“Nuk ka vetëm një të vërtetë, nuk ka një Maqedoni”)

Ndërsa mendimet në bazë të fakteve të tilla, të dëshmuara mund të jenë të ndryshme. Mirëpo faktet duhet të dëshmohen që mendimi të jetë i vlefshëm.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka çorientim

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

pjesërisht

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja