verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Faqja e parë me të vërtetë të njëanshme

on 26 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Јанева не е надлежна за случаите _Маѓар телеком_ и _Ве_ - http___www.vest.mk_ 11

[Recension: Јаneva nuk është kompetente për rastet “Magjar telekom” dhe “Verushevski”]

Lajmi që e recensojmë është botuar në faqen e parë. Kjo, gjithsesi, nënkupton përgjegjësi më të madhe sa i përket përmbajtjes së tekstit, për atë që duhet t’i tërheqë konsumatorët sapo të afrohen te kiosku me gazeta. Fotografi e bukur, titull tërheqës, mirëpo edhe lajm i plotë! A i kemi gjithë këto?
Јанева не е надлежна за случаите _Маѓар телеком_ и _Ве_ - http___www.vest.mk_

Linku deri te artikulli origjinal: Јаneva nuk është kompetente për rastet “Magjar telekom” dhe “Verushevski”

Data dhe koha e publikimit: 17.02.2016, 16:43

Data e recensionit: 18.02.206

Recensues: Ljubomir Kostovski

E QËNDRIMI I PALËS SË DYTË?

“…rasti “Magjar telekom”, pastaj për rastin në të cilin ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Zoran Verushevski, u dënuar me tre vjet burg për posedim ilegal të armës, dhe lënda për G.V. – të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë me fëmijë. Vendimi i këtillë, njoftojnë nga PTHP-ja, është marrë për shkak se Prokuroria konsideron se Prokuroria speciale publike, në bazë të Ligjit për Prokurorinë speciale, është e obliguar t’i procesоjë vetëm lëndët që janë të ndërlidhura me bisedat e përgjuara nga të ashtuquajturat bomba.”

A e ka tekstin edhe palën e dytë, duke pasur parasysh se është e qartë se në lajm kemi dy palë – njëra e cila ka kërkuar mendim profesional nga PTHP-ja (ajo është Prokuroria speciale publike) dhe e dyta, e cila e jep atë mendim. Jo! Nuk ka çka të citoni në vazhdim. Teksti ka përmbajtje që aprioir e diskualifikon PSP-në si institucion që e njeh fushëveprimin e punës së saj dhe nuk e njeh ligjin në bazë të të cilit është formuar!

Mirëpo, kjo është, ashtu të themi, diskualifikim i redaksisë duke pasur parasysh qëndrimi i PSP-së u publikua në shumë medie, në portalet e tyre diku rreth orës 13, ndërsa në këtë prej ku është marrë teksti, është publikuar më shumë se tre orë më vonë. Domethënë, ka pasur edhe mundësi për korrigjim dhe për plotësim.

Ja në një citim (shih këtu) thuhet se:

“Nga PSP-ja për mediet sqaruan se lëndët i kërkojnë me iniciativë të palëve të involvuara, mirëpo jo për të hapur hetim, por për të konstatuar se a janë në kompetencë të tyre.”

Ky sqarim mungon te lajmi, ashtu siç nuk ka asnjë sqarim të PSP-së. As që ka sqarim se pse mungon pala e dytë?! Edhe në një citim tjetër, me kohë të njëjtë të publikimit (rreth orës 13) jepet deklarata e zëdhënëses së PSP-së (shih këtu) ku thuhet se:

“Lëndët i kërkojmë me iniciativë të palëve të involvuara, ndërsa në afat prej tetë ditësh do të vlerësojmë se a jemi kompetentë që t’i procesojmë ato. Ligji për PSP-në është i qartë se ne e bëjmë vlerësimin e kompetencës dhe nuk ka arsye që lëndët të mos na jepen.”

Kësaj i shtohet konstatimi se “kompetencën mund ta vlerësojë vetëm gjykata kur do t’i procesojë lëndët, në qoftë se paraqitet një nevojë e tillë.”

Për fat të keq, edhe me këtë tekst kemi shembull se si spinimi i përfshin edhe atë fusha mediatike ku nuk do të pritej një gjë e tillë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja