verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fatkeqësia e komunikacionit në Demir Kapi, fatkeqësi informative në raportim

on 6 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Сообраќајна несреќа на пат, информативна несреќа во известувањето . Фото: Pixabay/screenshot
Ndeshje në rrugë, evitohet profesionalizmi në medie. Foto: Pixabay/screenshot

Një medie e merr tekstin nga një medie tjetër, shton diçka të paverifikuar dhe krejtësisht e ndryshon informatën fillestare. Një pjesë e portaleve distancohen duke i futur shprehjet “thonë nga policia”, “thonë nga MPB-ja për medien tonë”, “njoftoi policia”, mirëpo në asnjë lajm nuk ka deklaratë nga ndonjë përfaqësues i MPB-së që do t’i konfirmonte informatat e plasuara. Në fakt, një pjesë e madhe e medieve vetëm e shfrytëzojnë parimin e kopjimit të lajmeve, pa e verifikuar atë.

Shkruan: Simona Atanasova

Një shkupjane e vdekur, një burrë i vdekur, një fëmijë i palënduar, një fëmijë në gjendje kritike, lëndohen tre persona, fatkeqësi ndërmjet veturës dhe autobusit, akisdnet ndërmjet dy veturave dhe një autobusi…

Këto janë variacionet e ngjarjes së njëjtë, për të cilën pothuajse të gjitha mediet, e veçanërisht portalet, në garën për të publikuar informatë ekskluzive dhe për të qenë të parët që e kanë publikuar këtë, dështuan të raportojnë në mënyrë të saktë, të qartë precize dhe, ajo që është më me rëndësi, duke i verifikuar informatat në institucionet relevante.

Nga shkupjanja e vdekur në ndeshjen ndërmjet autobusit dhe automobilit e deri te dy të vdekur dhe tre persona të lënduar gjatë ndeshjes së dy automobilave dhe një autobusi ka dallim të madh!

Lajmin fillestar për aksidentin në rrugën magjistrale Demir Kapi – Udovë e publikoi portali “Plusinfo”, i cili iu referua informatës së Lidhjes Automoto të Maqedonisë. Në lajmin që u publikua dhjetë minuta para orës 9 ka vetëm informatë për atë se ku dhe në sa ora ka ndodhur fatkeqësia.

VLIM SPEKULIMESH

Pas publikimit të këtij lajmi, fillon publikimi i spekulimeve dhe i informatave të paverifikuara. Një medie e merr tekstin nga një medie tjetër, shton diçka të paverifikuar dhe krejtësisht e ndryshon informatën fillestare.

Një pjesë e portaleve distancohen duke i futur shprehjet “thonë nga policia”, “thonë nga MPB-ja për medien tonë”, “njoftoi policia”, mirëpo në asnjë lajm nuk ka deklaratë nga ndonjë përfaqësues i MPB-së që do t’i konfirmonte informatat e plasuara. Në fakt, një pjesë e madhe e medieve vetëm e shfrytëzojnë parimin e kopjimit të lajmeve, pa e verifikuar atë. Nga e gjithë kjo, ndodh një kaos i vërtetë me informata të përziera të paverifikuara, ku shumë lehtë mund të humbet informata e saktë dhe e vërtetë.

SENZACIONALIZËM JASHTË ÇDO STANDARDI

Në luftën për klikime, aspak senzacionalizëm nuk mungon edhe në titujt e lajmeve. “Mëngjes i kobshëm”, “Tragjedi”, “I vdiqën prindërit”, “Gjyshi dhe gjyshja rijnë mbi kokën e nipit”, “Mbeti jetim” – këto janë vetë disa nga “mëlmesat” e panevojshme, të cilat shërbejnë vetëm për t’i tërhequr lexuesit që ta klikojnë këtë tekst, i cili më tepër bën sehir se sa që ofron informatë të saktë.

Radha e artikujve të publikuar krijoi një kaos të vërtetë informativ, i cili lexuesve nuk u mundëson të informohen në mënyrë të mirëfilltë.

Rrallë ndonjë medie me të vërtetë ka kërkuar konfirmim dhe informata plotësuese nga institucionet para se të shtypë butonin “Publiko” në lajmin e shkruar, i cili është kopjuar në tërësi nga një medie tjetër.

Lajm i saktë mund të lexohej në medie pasi Prokuroria themelore publike – Gjevgjeli dërgoi komunikatë zyrtare në lidhje me fatkeqësinë, pothuajse gjashtë orë pas fatkeqësisë. Gjashtë orë përplot me dezinformata, spekulime dhe me senzacionalizëm.

“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike – Gjevgjeli bën hetime në vendin e ngjarjes së fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit në afërsi të Udovës, ku jetën e humbën dy persona.
Fatkeqësia e komunikacionit ndodhi sot në mëngjes, në rrugën magjistrale Demir Kapi – Udovë, në vendin e quajtur “Sveti Petka”, kur janë përplasur automobili i tipit Audi A4 me targa të Gjermanisë, i drejtuar nga shtetasi serb D.S. (1970), autobusi i “Strumica eskpres”-it, i drejtuar nga Gj.V. (1956) dhe automobili i tipit Fiat Seiçento me regjistrim të Shkupit, i drejtuar nga N.P.(1975). Në fatkeqësi jetën e humbën vozitësi i automobilit dhe bashkëshortja e tij, B.P. (1984), ndërsa djali i tyre shtatëvjeçar është lënduar dhe në gjendje kritike është transferuar në klinikat e Shkupit. Është lënduar edhe bashkëudhëtarja në veturën Audi, shtetase gjermane, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe është mbajtur në Spitalin e përgjithshëm në Veles”.

E HARRUAN OBLIGIMIN QË TË PUBLIKOJNË KORRIGJIM TË GABIMEVE

Mirëpo, edhe pasi institucioni zyrtar e publikoi versionin zyrtar të ngjarjes, asnjë medie nuk publikoi korrigjim dhe demant të infromatave të pasakta që u publikuan, por nga komunikata bënë lajme të reja, duke i harruar tekstet e vjetra dhe të gabuara me të cilat e dezinformuan publikun.

Kodi i gazetarëve, të cilin, pothuajse të gjitha mediet harruan ta respektojnë para se të shkruajnë lajme të gabuara, dhe i cili thotë se informatat që publikohen duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, ndërsa informimi në rast të fatkeqësive duhet të jetë i liruar nga senzacionalizmi.

1. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur
.

3. Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në rastet kur vërtetohet pasaktësia e informatës.

8. Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja