verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fëmijët dhe zgjedhjet: keqpërdorimi politik dhe e drejta për mendim kritik

on 2 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Девојче на еко демонстрации за воведување на данок на загадувачки гасови. Источен Мелбурн, Сојузна држава Викторија, Австралија. Фото: Luisa Billeter, 2011 година

Një vajzë në eko-demonstratat për futjen e tatimit për gazrat ndotës. Melburni Jugor, shteti federativ Viktoria, Australi. Foto: Luisa Billeter, 2011

 

Ndalesa për detyrimin dhe organizimin politik të fëmijëve nuk do të thotë se ata janë të ndaluar që të interesohen për zhvillimet politike, të kontaktojnë me politikanët për të ndikuar në proceset e vendimmarrjes. Fëmijët janë qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë dhe duhet të trajtohen si i tillë.

 

Shkruan: prof.dr. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut

 

Avokati i popullit ka deklaruar, dhe të gjitha mediumet transmetuan: “Të mos keqpërdoren fëmijët në fushatat politike“:

Apelin e bëj që të mos përsëriten rastet nga ciklet e kaluara zgjedhore, në të cilat janë fëmijët janë përdorur në ngjarje politike, spote dhe billborde. Gjithashtu, ju kujtoj se keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike llogaritet si shkelje e të drejtave dhe lirive të tyre, e me këtë edhe shkelje e të gjitha rregullave kombëtare edhe ndërkombëtare për mbrojte të të drejtave të fëmijëve, thotë avokati i popullit.

Në disa mediume, mesazhi është përforcuar edhe me tituj si: “Avokati i popullit: Fëmijë më larg qëllimeve partiake-politike!“, “Avokati i popullit – fëmijët të mos përfshihen në fushatat zgjedhore“.

Në portalin Brif u paraqit analiza me titull “edhe fëmijët luajnë lojën e zgjedhjeve”, ku tërhiqet vëmendja për përmbajtjen e librave të shkollës fillore dhe citohen ekspertë, sipas të cilëve:

“nëpërmjet librave fëmijët shumë herët mësojnë për bazat e demokracisë, për këtë arsye sipas tyre mosha më përshtatshme për të mësuar termet politike është pasi ato të mbushin 12 vjeç”

Nuk është ajo kohë kur formohet opinioni, ato janë viktima të të rriturve të cilët paraprakisht ju a formojnë opinionin. Por, të keqpërdorni në një mënyrë të tillë nuk është e lejueshme

Sipas asociacionit të qytetarëve “Megjashi“ “viteve të fundit fëmijët janë shfrytëzuar si mjete nga  disa partive politike. Si shembuj përmendin prezencën e fëmijëve në mitingje, më pas shtabet zgjedhore, në spotet reklamuese, ose në raste kur kanë ngjitur afishe ose kanë ndarë flet palosje me përmbajtje politike dhe material tjetër propagandues”.

 

Fëmijët dhe politika

 

Çështja e relacionit të fëmijëve me politikën, veprimet e politikanëve ndaj fëmijëve dhe përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore, është e komplikuar por edhe pas një apeli të tillë mund të qëndroj  shpjegim për atë: çfarë saktësisht nënkuptohet nën keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike.

Në vitin 1991 Parlamenti i Republikës së Maqedonisë e solli Deklaratën për mbrojtje të fëmijëve nga manipulimi dhe keqpërdorimi politik. Në të është bë tentim për identifikim të problemit me manipulim politik dhe mund të jetë vegël e shfrytëzueshme për gazetarët të cilët punojnë në këtë çështje. Sipas kësaj deklarate:

Ndalohet çdo tentim për detyrim dhe organizim politik të fëmijëve si instrument për shtypje politike dhe keqpërdorim dhe ekspozim të sigurisë së tyre fizike dhe shëndetit.

Por, megjithatë kjo nuk do të thotë, ndalesë që fëmijët të interesohen për ndodhitë politike, të kontaktojnë me politikanët, të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes. Fëmijët janë qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë dhe duhet të trajtohen si tillë.

Atë që politikanët duhet ta bëjnë është të bëjnë lidhjen me konventën për të drejtat e fëmijëve.

  1. Sipas Konventës fëmijë do të thotë çdo qenie njerëzore nga 0-18 vjet. Çdo fëmijë ka të drejtë të veprojë në të gjitha mënyrat që korrespondon me interesin më të mirë.
  2. Megjithatë, fëmija ka të drejtë të marrë dhe jap informacion dhe ka të drejtë të merr pjesë në proceset e vendimmarrjes, ka të drejtë për të dëgjuar mendimin e tij dhe për të kushtuar vëmendje të mjaftueshme për atë mendim, dhe duhet të jenë në përgjithësi të përgatitur për të jetuar në mënyrë të pavarur në shoqëri.
  3. Fëmijëria nuk është një dhomë pritjeje para se të bëhet një i rritur. Fëmija është një pjesëmarrës aktiv, jo një objekt pasiv i ndikimit nga të rriturit dhe përfshin aktivitetin dhe njohuri dhe ndikim të vërtetë mbi proceset e vendimmarrjes.
  4. Në ushtrimin e të drejtave që i ka nuk është e njëjtë nëse fëmija ka një 1, 10 apo 17 vjet. Sidomos kur është fjala për pjesëmarrje dhe ndikim në vendimet që lidhen me të. Nëse lloji i adoptimit varet nga fëmija që ka mbushur 12 vjeç, fëmija mund të fillojë procedurat për përfundimin e të drejtës prindërore, gjykata është e detyruar për të dëgjuar dhe marrë në konsideratë fëmijët kur bëhet fjalë për çështjet familjare, fëmijët më të mëdhenj  se 15 vjeç mund të punojnë dhe të formojnë shoqata, dhe mbi 16 vjet të martohen dhe të formojnë familje, atëherë pjesëmarrja në jetën politike duhet të jenë në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre.

 

Keqpërdorimi dhe participimi

 

Kjo do të thotë, se as sesi nuk guxon të përzihet keqpërdorimi i fëmijëve në qëllime politike dhe participimi i tyre në proceset e vendimmarrjes. Ka dallim në mes fotografimit të politikanëve me fëmijë, takimi dhe bisedimi me fëmijë.

Татко го изнесува своето дете од автомобил пред митинг за поддршка на можниот кандидат за претседател на САД, Рон Пол. Фото: Tyler Merbler, 2012

Babai e merr fëmijën e vet nga automobili para mitingut  për përkrahje të kandidatit tëmundshëm për kryetar të SHBA-ve, Ron Pol.  Foto: Tyler Merbler, 2012

 

Fëmijët kanë të drejtë të thuan opinion e tyre dhe duhet të gjejnë mënyra të përshtatshme të bëjnë këtë. Me qëllim që të jetë opinioni i tyre relevant, ato duhet që nga mosha më e re të trajnohen në kuptim të zhvillimit të ashtuquajturës „të menduarit kritik” (në disa sisteme më të zhvilluara arsimore kjo fillon nga çerdhja/kopshti). Me atë që nga ato nuk kërkohet ndonjë njohje të sistemit politik dhe rregullimit të brendshëm. Mbase, kjo nuk kërkohet as edhe nga të rriturit, gjegjësisht ato që votojnë.

Fëmijët kanë të drejtë të informohen për të gjitha gjërat që ju takojnë (kurse zgjedhja e presidentit të shtetit dhe përfaqësuesëve në organin më të lartë, defintivisht është i rëndësishëm për ato).

Fëmijët kanë të drejtë ti paraqesin nevojat e tyre, të formulojnë dhe dorëzojnë kërkesa deri tek deputetët e ardhshëm.

Fëmijët kanë të drejtë të kërkojnë që në programet zgjedhore që ofrohen, vizionet dhe premtimet e partive politike të gjejnë vend edhe për interesat e tyre të veçanta. Jo vetëm prindërit, por e gjithë shoqëria ju detyrohet atyre dhe do të lejojnë që ato të jenë pjesë e procesit zgjedhor e një shoqërie të vërtetë demokratike.

Kjo do të thotë se gazetarët duhet të jenë të interesuar nëse si një pjesë e aktiviteteve të fushatës të mbajnë takime të pavarura dhe kuptimplotë mes fëmijëve dhe të kandidatëve të partive që fëmijët të kenë mundësinë për të shprehur pritjet e tyre, dëshirat e tyre dhe shqetësimin e tyre.

Gazetarët duhet të jenë të interesuar nëse ka peticione, të shkruara apo kërkesa gojore të bëra nga grupe të ndryshme të fëmijëve ndaj kandidatëve individualë ose partive politike.

Gazetarët duhet të jenë veçanërisht të interesuar nëse struktura qeverisëse ka një seksion që shpjegon se si është përmirësuar i pozita e fëmijëve, si ushtrimi i të drejtave të tyre dhe se si është siguruar që të dëgjohet mendimi i tyre.

Dhe sigurisht, gazetarët duhet të jenë të interesuar nëse në programet zgjedhore të partive politike ka seksione që kanë të bëjnë me fëmijët, sepse çdo shtet është i detyruar të kujdeset për interesin më të mirë të fëmijëve, dhe kjo do të thotë ndër të tjera se “çdo fëmijë të respektohet dhe të dëgjohet dhe çdo fëmijë ka të drejtë të marrë pjesë në procesin demokratik “(Axhenda Evropiane për Fëmijë,” Qytetarët Aktivë – Përzgjedhja e fëmijëve, “Simpoziumi Belfast Euronet 28/29 Maj 1998).

(fund)


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja