verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fjalë boshe dhe etiketa

on 30 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve]

“Vazhdim i luftës politike me mjete mediatike” – kjo është mënyra më e thjeshtë për ta përshkruar këtë tekst që ka elemente shpifëse, etiketuese dhe padyshim favorizuese.

 2222Linku deri te artikulli origjinal: Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve

Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016 19:45

Data e recensionit: 29.06.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

SHUMË EPITETE, HIÇ ARGUMENTE

Gjithçka që në qarqet e larta të pushtetit nuk i pëlqen, patjetër duhet të jetë krijim i LSDM-së ose i Sorosit. Nuk ka gjasa që ndonjë organizatë, tubim, madje edhe shoqëri, që shprehin rezistencë ndaj politikave qeveritare, të jetë iniciativë e pavarur, aksion qytetar që publikisht shpreh pakënqësi ndaj ekipit që tashmë 10 vite pandërprerë sundon në Maqedoni! Domethënë, nëse dikush thotë “Poshtë qeveria”, atëherë ai është komunist. Nëse deklaron se qeveria i harxhon paratë shtetërore pa kontroll atëherë me siguri bëhet fjalë për “sorosoid”. Nëse ka kërkesa se “ndyshimet janë të domosdoshme”, ato me siguri janë kërkesa të “mercenarëve të huaj”. Gjithçka që është në kundërshtim me politikën partiake është e padëshiruar dhe patjetër duhet disi të etiketohet.

Etiketimi më lehtë bëhet mu nëpërmjet artkujve të këtillë, të cilët, pa argumente, hulumtime, fakte ngjesin epitete paushalle. Kështu, pas një periudhe të qetësisë, cak i sulmeve përsëri është “Plenumi studentor”, supozojmë për shkak të angazhimit të anëtarëve të tij rreth zgjedhjes së rektorit të ri të UKdheM. Prandaj, tani në stil të papagallit, përsëriten formulimet që ishin aktuale në periudhën e protestave të studentëve:

“Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve”

Sipas stilit të LSDM-së dhe mënyrës së tyre të funksionimit, edhe Plenumi studentor merret me aktivitete të kundërligjshme. Nëpërmjet rrjeteve sociale bëjnë thirrje për pengimin e zgjedhjeve në UKdheM.”

PUBLIKIM I MËLMYER NGA FACEBOOK-U

Ku janë argumentet për mbështetjen e fjalëve të rënda, ku janë gjurmët e gishtit opozitar në оrganizimin studentor në këtë tekst….? Siç pritet, nuk ekzistojnë. Domethënë, kemi vetëm fjalë boshe, të cilat për shkak të kotësisë së tyre e zhveshin ngjyrimin dhe do të thoshim, përcaktimin partiak të artikullit.

Nuk duhet harruar as mungesa e përmbajtësisë së mirëfilltë në materialin, i cili i verbuar nga nevoja për t’i shërbyer dikujt, harron se publikut duhet t’i ofrojë informatë të vërtetë për ngjarjen. Më saktë, bëhet fjalë për temë të ndërlikuar për zgjedhjen e udhëheqësisë së re studentore dhe për të gjitha problemet në këtë proces nëpër të cilën, thjesht, vetëm është kaluar sipërfaqësisht. Nuk duhet të kërkohet dëshmi më tepër sе i ashtuquajturi angazhim i gazetarit ka filluar dhe ka përfunduar me kopjim dhe ngjitje të thjeshtë të një publikimi në Facebook, i cili pastaj është mëlmyer me mëlmesa politike-partiake.

Anshmëri, joargumentim, mungesë e thellësisë, asnjë lloj hulumtimi, angazhim minimal dhe për këtë arsye edhe rezultati përfundimtar është produkt i keq.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.