verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Formimi i partisë së re si rrugë deri te bankrotimi

on 25 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot Capture 18 - Двајца Британци и 1.000 Маке_ - http___www.novamakedonija.com.mk_NewsDetal - 1

[Recension: Dy britanezë dhe 1.000 maqedonas mund të formojnë dy parti]

Teksti që i nënshtrohet recensionit ka bërë një analizë të mirë të një teme e cila një kohë të gjatë nuk i është nënshtruar observimit gazetaresk. Gjithsesi, nuk ka qenë as temë e ndonjë tribune politike të organizuar nga cili do qoftë subjekt relevant. Bëhet fjalë për mundësinë që ndonjë individ të themelojë parti të re për shkak se vlerëson se ato aktualet nuk e plotësojnë observimet e tij politike për nevojat e shoqërisë. Nga ana tjetër, përmbushja e kësaj dëshire është e rëndësishme për realizimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, mirëpo sipas analizës, opcionet e tilla nuk janë aq relevante për elitat që e udhëheqin lojën politike.
FireShot Capture 18 - Двајца Британци и 1.000 Маке_ - http___www.novamakedonija.com.mk_NewsDetalLinku deri te artikulli origjinal: Dy britanezë dhe 1.000 maqedonas mund të formojnë dy parti

Data dhe koha e publikimit: 19.12.2015

Data e recensionit: 24.12.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

PASURI E MADHE PËR THEMELIMIN E PARTISË

“Në krahasim me vendet e Evropës, Maqedonia është një nga vendet që ka kushte më të vështira për futjen e partive të reja në skenën politike. Partia duhet të ketë 1.000 themelues dhe prej secilit prej tyre duhet të sigurohet deklaratë e vërtetuar në notar se është pjesë e iniciativës, si dhe vërtetim për shtetësi. Deklarata në notar kushton 150 denarë, ndërsa po aq kushte edhe vërtetimi i shtetësisë. Prej 1.000 njerëzve, ato janë 300.000 denarë, apo pothuajse pesë mijë euro”.

Artikulli nuk merret vetëm me supozimet juridike që të realizohet operacioni që “njeriu anonim” të bëhet lider politik, por është me rëndësi që nëpërmjet një operacioni matematikor tregon se nevojitet pasuri e madhe për të themeluar parti të re!

Themeluesi duhet të ketë në dispozicion rreth 10.000 еuro. Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Kjo situatë komplikohet me kërkesat e reja të cilat i ka paraparë ligjdhënësi – nevojiten deklarata individuale në notar, ato janë shpenzime të larta, mirëpo ajo që është më e rëndësishme, kjo paraqet maltretim për nënshkruesit, për shkak se nuk mjafton letërnjoftimi, por duhet të nxirret edhe shtetësia, dokument i cili deri para pak kohësh pothuajse edhe nuk ishte i nevojshëm!

Është mirë që media shfrytëzon përvoja të partive që janë në proces të formimit (regjistrimit), duke e ilustruar tekstin me deklarata për të “zitë e ullirit” që i heqin ata, por edhe të partive të vogla, të cilat, poashtu, kanë problem kur duhet t’i rinovojnë regjistrimet e tyre.

Vlerë të veçantë të kësaj analize paraqesin përvojat e vendeve të ndryshme evropiane për këtë çështje. Shokuese është informata – duam ta veçojmë – se në Britani që të themelohet parti nevojiten më pak njerëz se sa për një parti brixhi: dy vetë të cilët në xhep duhet të kenë vetëm 150 funta (rreth 200 еuro)! Dhe asnjë komplikim të posaçëm administrativ. Në Belgjikë nuk duhen as aq – mjafton të kandidoheni (nuk ka census), dhe nëse futeni, të themi në parlament, mundeni edhe post festum të formoni parti pa asnjë kusht plotësues. Të mos numërojmë më tutje, mund ta lexoni tekstin që ua rekomandojmë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja