verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Foto-reportazh i shkëlqyeshëm, dëshmi e drejtpërdrejtë për emigrantët

on 22 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Тешко некој да остане рамнодушен откако ќе помине ноќ со мигрантите-crop-resize

[Recension: Vështirë se dikush mund të mbetet indiferent pasi të kalojë një natë me emigrantët]

Ka gjithnjë e më shpesh reagime, që transmetohen edhe në media, që janë pjesë e armiqësisë së shtuar ndaj emigrantëve në viset tona. Populli, i cili në bazë të solidaritetit në korniza ndërkombëtare është “borxhli-neto”, tregon se në radhët e tij ka protagonistë të urrejtes racore dhe fetare. Për ata që u ndihmojnë emigrantëve të gjorë, para do kohësh në një blog mjaft të vizituar u bënë kërcënime me shkopinj bejzbolli.

Gjithnjë e më të rrala janë dëshmitë për emigrantët, për atë se kush janë ata në të vërtetë, cili është qëllimi i tyre, prej ku ikin, si kalojnë mijëra kilometra. Këto ditë, megjithatë, kishim një foto-reportazh të shkëlqyeshëm nga Tabanoci, vendkalimi kufitar hekurudhor. Kështu, për ata që parashtrojnë shumë pyetje të pakëndshme për neverinë tonë nga “terroristët”, ekipi i medieve e ka treguar edhe mënyrën se si dëshmohet kjo. Jo me konstruksione të transmetuara ose të trilluara, por duke e vizituar kampin e tillë të refugjatëve – Hic Rhodos, hic salta!

Тешко некој да остане рамнодушен откако ќе помине ноќ со мигрантитеLinku deri te artikulli origjinal: Vështirë se dikush mund të mbetet indiferent pasi të kalojë një natë me emigrantët

Data dhe koha e publikimit: 17. 07.2015, 17:04

Data e recensionit: 20.07.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Emigrantët për çdo ditë vijnë në Tabanoc nëpërmjet tre trenave. Në ’këste’. Në mëngjes rreth orës 8, në mbrëmje me trenin ’Gorbaçov’ nga ora 21, e pastaj nga ora 23 ose në mesnatë. Numri i tyre vjen duke u shtuar vazhdimisht, dhe janë duke u bërë një problem  i nxehtë ndërkombëtar. Qarkullojnë paralajmërime të ndryshme, muhabete, e poashtu parashihet qlë UNHCR-ja të ndihmojë në ngritjen e kampit pranë stacionit hekurudhor. Kjo nënkupton, tenda, hije, toalete, ujë dhe produkte themelore. Të gjorët janë futur sikur sardina nëpër trena. Para disa ditësh kishte një rast kur dy vetë kishin hypur mbi tren dhe ishin ’përzhitur’. Tmerruese! Kur arrijnë janë të lodhur, të këputur. Disa maliten, nuk kanë shpirt kur arrijnë, po çka të bëjnë? Jeta i ka përzënë nga vendi i tyre.”

Pjesa gazetareske është bërë në mënyrë standarde – përshkrim i atmosferës, bisedë me shërbimet sociale në terren, me vullnetarët në këtë punë, me emigrantët, me policinë… Gjithsesi, mbetet si llum pas kafes së pirë njohuria se asnjëri nga refugjatët nuk dëshiron të mbetet këtu, se ata e shohin edhe fatkeqësinë tonë (“keni ju edhe problemet tuaj, nuk duam t’ju pengojmë”), e veçanërisht se bëhet fjalë për refugjatë me familje të tëra. A thua dikush do të shkaktonte trazira ose do të shndërrohej në terrorist, siç na i mbushin veshët këto ditë, që ta rrezikojë jetën e më të afërmve? Kjo është gjithsesi vlera momentale, “konjukturale”e këtij teksti, që në histerinë e krijuar mediatike (të kemi kujdes, ajo është sikur me qenë në fillet e saj!) nuk është për mospërfillje, edhe pse akoma është pothuajse rast i vetmuar.

Fotografitë janë një vlerë e veçantë, veçanërisht për shkak se bëhen pjesë e opusit të njërit nga mjeshtrit tanë më të mirë të kësaj fushe. Të shpresojmë se do të tërheqin vëmendje edhe përtej vendit tonë dhe eventualisht do t’i sjellin ndonjë shpërblim autorit të tyre.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

bëhet fjalë për foto-reportazh

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja