Fotografia e cila bën “nga miza bullicë”
Published in Recensione
on 15 - 12 - 2016 Author: Силвана Жежова[Recension: Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”]
Fotografia e cila i është bashkangjitur tekstit me titull: “Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”, nuk përkon me realitetin e kësaj ngjarjeje. Edhe pse informata është se është djegur vetëm konstruksioni i pullazit, fotografia tregon diçka krejtësisht tjetër, sikur digjet e gjithë shkolla. Për shkak se bëhet fjalë për informatë të ndjeshme, çdo shtrembërim i të vërtetës mund të shkaktojë panik dhe shqetësim te qytetarët, gjegjësisht te prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë.
Linku deri te artikulli origjinal: Zjarr në shkollën “J. H. Pestaloci”
Data dhe koha e publikimit: 01.12.2016
Data e recensionit: 14.12.2016
Recensuese: Silvana Zhezhova
FOTOGRAFI E GABUAR
Sipas buletinit të MPB-së, ngjarja me të vërtetë ka ndodhur, mirëpo në lajm nuk ka burim të informacionit, i cili, megjithatë, duhet të theksohet. Përndryshe, ky lajm i shkurtër i përmban të gjitha informacionet e nevojshme sa i përket reagimit të institucioneve kompetente, si dhe atë që më së shumti i intereson qytetarët – se në këtë zjarr nuk ka të lënduar.
Mbrëmë në orën 16:30 në Shkup në Sh.F. “J.H. Pestaloci” ka shpërthyer zjarr në konstruksionin e pullazit. Pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar, ndërsa të lënduar nuk ka. Është djegur vetëm një pjesë e konstruksionit të pullazit.
Në tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni kontestuese janë fotografia dhe mospërmendja e burimit të informatave. Kur bëhet fjalë për informatë të ndjeshme, fotografia e tekstit, megjithatë, duhet të zgjidhet në mënyrë përkatëse që të jetë adekuate me realitetin. Në të kundërtën, nëse dikush nuk e lexon tekstin, do të fitojë përshtypje se shkolla “Pestaloci” është djegur, e jo se ka pasur zjarr vetëm në konstruksionin e pullazit, i cili është lokalizuar menjëherë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
kreativ
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e