verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Fotografia që s’thotë një mijë fjalë, plotësohet me fakte e jo me spekulime

on 6 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Prej kujt po frikësohet Ahmeti me revole në brezë (Foto)”]

Nëse ju rastis të krahasoni fotografitë në foto-aparatin e një turisti dhe atë të një foto-reporteri, do të vëreni se bëhet fjalë për një set krejtësisht të ndryshëm fotografish. Fotografia si medium është shumë e rëndësishme për atë që quhet faktografi imazhologjike. Ajo bën pjesë në komunikimin pamor dhe ka një interpretim të veçantë në fushën e komunikimit. Foto-lajmi është kategori gazetareske dhe shërben për t’i lënë hapësirë imagjinatës së shikuesve që ata vetë të bëjnë interpretimin e asaj që e shikojnë në të. Por rregullat na thonë se në këto raste duhet shënuar se ku dhe kur është marrë fotografia, dhe së paku nja dy fjalë për atë që ajo e komunikon.

[Recension: Prej kujt po frikësohet Ahmeti me revole në brezë (Foto)]Linku për te artikulli origjinal: Prej kujt po frikësohet Ahmeti me revole në brezë (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 04.06.2016

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Teksti i lajmit në fjalë nuk ka asnjë lidhje me dhënien e informacionit nëpërmjet fotografisë që po ri-shpërndahet me publikun. Kjo foto u pa, e u bë edhe një qarkullim i madh i saj nëpër rrjetet sociale, por asnjëri prej publikut nuk kuptoi gjë. Ose, më saktë, askush nuk e di se ku, kur, pse dhe në ç’rrethana është paraqitur Ahmeti në atë mënyrë. A ishte duke shëtitur në mal për qejfin e tij dhe me këtë rast mori një “hekur” që të mbrohej nga bishat?! Apo, do jetë nisur diku për të provuar funksionalitetin e armës, e me atë rast, të shuajë nostalgjinë e viteve të luftës?! Ose, pas kësaj fotoje mund të fshihet ndonjë informacion tjetër?! Pra, lindin shumë pyetje nga një fotografi, e cila qarkullon në internet, por askush s’e bën dot dekonspirimin e saj. Mirë kjo, por çështja bëhet më problematike kur një apo më shumë medie në internet e marrin dhe e shpërndajnë këtë fotografi dhe fillojnë të shfrenojnë fantazinë, duke bërë interpretime nga më të ndryshmet. Atëherë ky më është problem i gazetarisë, për të cilin duhet mbajtur përgjegjësi. Ka dy rrugë, ose të kërkohet llogari nga vetë Ali Ahmeti duke e pyetur për fotografinë në fjalë, ose të publikohet duke thënë se nuk dihet se si dhe kur është paraqitur në këtë formë zotëri Ahmeti, pra, duhet bërë pa koment.

 

Kodi i etikës së gazetarëve thotë:

“Sfondi partiak apo ideologjik i informacionit nuk guxon të ndikojë në vendimin për publikimin e tij.”

Dhe në fund fare, autori i interpretimit të fotografisë shkon deri aty sa shtron pyetjen se nga kush po frikësohet Ali Ahmeti, dhe, e dyta, jep informatë se ai ec i armatosur në Komunën e Zajazit. Këto dy gjëra brenda të njëjtës fjali, të cilat i ndan vetëm një presje, nuk qëndrojnë pranë njëra-tjetrës as edhe për hatër, për shkak se të mbash armë nuk nënkupton apriori se frikësohesh nga dikush, dhe tjetra, të ketë mbrapa në sfond vetëm ca shkëmbinj dhe të thuash që ai vend është Zajazi, është më e vështirë se të qëllosh xhekpotin në bingo.

Për këtë arsye duhet patur kujdes në publikimin e lajmeve të tilla, sepse portalet duhet të dallojnë nga përdoruesit e zakonshëm të rrjeteve sociale, të cilët nuk kemi se si i gjykojmë kur merren me gjëra që nuk kanë lidhje me realitetin apo me gjera që mund të jenë skandale potenciale mirëpo të botuara pa dëshmi. Në gazetari punët qëndrojnë krejtësisht ndryshe. Fotografia sigurisht se zgjon interesin e publikut dhe meriton të botohet, mirëpo, pa spjegim të rrethanave, ku dhe kur është regjistruar fotografia, prononcim të subjektit, vallë arma posedohet me leje ose jo, arësyet për mbajtjen, etj., nuk kemi lajm të vërtetë.

 

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja