verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Frazat nënçmuese nuk e kanë vendin në gazetari

on 16 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Kryeministri Dimitriev i ‘mbushi brekët’ nga “baba gjermon” ja çka i premtoi]

Gazetaria në Internet shpeshherë di të devijojë nga parimet bazë të gazetarisë profesionale, si dhe Kodit etik të gazetarisë. E gjithë kjo për shkak të “luftës” për më tepër vizitorë. Anashkalohet profesionalizmi në llogari të senzacionalizmit. Teksti që po recensojmë është një ndër shembujt e shumtë të artikujve, ku prapa konstrukteve “atraktive” në tituj, në brendi nuk ka pothuajse asnjë vlerë informuese për lexuesit.

Kryeministri Dimitriev i ‘mbushi brekët’ nga “baba gjermon” ja çka i premtoi – Tetova Sot

 

Linku deri te artikulli origjinal: Kryeministri Dimitriev i ‘mbushi brekët’ nga “baba gjermon” ja çka i premtoi

Data dhe koha e publikimit: 07/06/2016

Data e Recensionit: 09.06.2016

Recensues: Benjamin Arifi

 

Titulli i tekstit është senzacionalist dhe e lajthit lexuesin, duke zgjuar kureshtjen për brendinë e tekstit. Megjithatë, përmbajtja e tekstit nuk ka të bëjë aspak me titullin. Teksti është thjesht transmetim i lajmit të agjencive, dhe bazohet në masë të madhe në njoftimin e zyrës për informim të Qeverisë.

Senzacionalizmi nuk e ka vendin në gazetarinë profesionale, aq më tepër kur nuk ka aspak bazë për tituj të tillë. Titujt senzacionalë mund të japin rezultate “ad-hoc”, por në afat të gjatë rrënojnë besueshmërinë dhe relevancën e medias dhe vetë gazetarit. Besimi i fituar me shumë mund tek lexuesit, shembet si shtëpi prej letrave, në qoftë se përmbajtjet përpilohen me qasje të tillë joserioze.

Gjithashtu, titulli përmban frazë nënçmuese ndaj kryeministrit aktual të vendit.  Kur për dikë thuhet se “i mbushi brekët”, përveç që është koment, në një mënyrë është edhe ofendim ndaj personit të cilit i referohet kjo shprehje. Nuk është punë e gazetarit të komentojë, aq më pak duke përdorur një gjuhë të tillë denigruese ndaj cilitdo qoftë personaliteti publik.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja