verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ftesë për pjesëmarrje në trajnime “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet”

on 5 - 12 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë të hapur për paraqitjen e pjesëmarrësve për trajnime për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet. Pjesëmarrësit në trajnime do të kenë mundësi të fitojnë njohuri për ta njohur gjuhën e urrejtjes, shkathtësi teknike për t’iu kundërvënë kësaj dukurie, si dhe shkathtësi për prezantimin dhe bartjen e njohurive.

image gallery

Trajnimet janë të hapura për të gjithë qytetarët e RM-së që janë të interesuar që njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’i zbatojnë dhe t’i shpërndajnë në komunitetet e tyre, organizatat e punës dhe shoqatat e tyre.

Posaçërisht të mirëseardhur janë bloguesit dhe shfrytëzuesit e mediave sociale Facebook dhe Twitter, aktivistët qytetarë, arsimtarët dhe gazetarët – por edhe të gjithë njerëzit tjerë që janë të interesuar për avancimin e lirisë së të shprehurit në internet.

Parakusht: Njohuri themelore për internetin dhe shfrytëzimi i së paku një rrjeti social.

Orari i trajnimeve do të përcaktohet varësisht nga numri dhe shpërndarja gjeografike e pjesëmarrësve të interesuar. Pjesëmarrja është pa pagesë dhe çdonjëri nga pjesëmarrësit do të mund t’i zbatojë praktikisht njohuritë teorike që do t’i fitojë gjatë trajnimit, nëpërmjet ushtrimeve dhe shembujve.

Për informata dhe pyetje plotësuese kontaktoni me Dona Xhambaskën, në e-mail-in: dona@metamorphosis.org.mk ose në telefonat: 02 3109 325 dhe 070 956 534

Afati për paraqitje është 16.12.2013, duke e plotësuar këtë formular (në maqedonisht).