verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gaf i spinuar si pranim i mashtrimit

on 14 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

zurnal-za-navoden-gaf

[Recension: GAF I RI APO PRANIM: Zaevi me retorikë komuniste e prezantoi “Planin e rrejshëm të LSDM-së”]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm, dhe bazohet në një lapsus, i cili përdoret për spinim dhe nxjerrje nga konteksti të një fjalimi të lideriit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev.

gaf-spinuvan-kako-priznanieLinku deri te artikulli origjinal: GAF I RI APO PRANIM: Zaevi me retorikë komuniste e prezantoi “Planin e rrejshëm të LSDM-së” 

Data dhe koha e publikimit: 02.10. 2016 – 18:12

Data e recensionit: 13.10.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

ТЕKST I PËRGATITUR PËR NJOLLOSJE

Titulli komentues i artikullit që e recensojmë paralajmëron se çfarë lloji i tekstit pason, gjegjësish se kemi një artikull përplot me komente personale, shtrembërim të storjes, e gjithë kjo me një qëllim – të njolloset lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para syve të publikut, mirëpo edhe të mblidhen pikë të lira politike për partinë në pushtet.

Lideri i LSDM-së, krimineli i amnestuar, Zoran Zaev, në kongresin e 20-të të partisë e pranoi se e prezanton “Planin e rrejshëm të LSDM-së” dhe se me të do (të përpiqet) ta mashtrojë popullin.

Sipas kategorisë dhe formës, ky artikull do të duhej të ishte lajm, mirëpo sipas përmbajtjes së tij paraqet koment. Kreu i informatës paraqet koment të integruar dhe spin të lajmit, i cili në këtë rast është se Zaevi gjatë fjalimit të tij ka bërë lapsus. Në vend të kësaj, nxirret përfundimi se lideri i LSDM-së e ka pranuar se përpiqet ta “mashtrojë” popullin me “Planin e rrejshëm të LSDM-së”.

ORTEK ME KUALIFIKIME NEGATIVE

Në pjesën tjetër të artikullit, Zaevi etiketohet si lider “neokomunist” për shkak të mënyrës se si u është drejtuar të pranishmëve, gjegjësisht me “shokë dhe shoqe”. Vetë fjala “komunist” në këtë rast përdoret në konotacion negativ dhe ka për qëllim ta paraqesë krytearin e partisë në dritë të keqe. Pastaj nxirret përfundimi se gafi në fakt është pranim me vetëdije ose pa vetëdije e mashtrimit.

Edhe pse nga videoja është shumë e qartë se Zaevi ngatërrohet, nxjerrja e përfundimit nga kjo është qëndrim i tepruar. Madje edhe sikur të tentohej që lapsusi të paraqitet si pranim i mashtrimit, është dashur të kërkohet mendim nga ndonjë ekspert, në këtë rast nga ndonjë psikolog, i cili do të qartësonte se a bëhet fjalë për pranim të pavetëdijshëm të mashtrimit apo për lapsus të thejshtë.

Në artikull shkelet Kodi i gazetarëve, gjegjësisht disa nene të tij, të cilat parashohin se:

Neni 1.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Neni 13.

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 14.

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Neni 15.

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja