verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetar apo parashikues?

on 15 - 04 - 2016       
Zhurnal - Komandant Sokoli dhe kosovaret tjere do tw kalben ne burgjet e Maqedonise

[Recension: “Komandant Sokoli dhe kosovarët tjerë do të kalben në burgjet maqedonase, s’ka burrë shqiptar që do ti shpëtoj?”]

Është kompetencë e gazetarit të informojë, por gjithmonë me një ton të përmbajtur dhe të paanshëm. Kjo mbase është më e vështira gjatë të shkruarit të një lajmi. Është e nevojshme që të lihen anësh emocionet dhe të shkruash si një i huaj për ngjarjen, pavarësisht nëse një gjë e tillë të prek emocionalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër.

Zhurnal - Komandant Sokoli dhe kosovaret tjere do tw kalben ne burgjet e Maqedonise 1Linku deri te artikulli origjinal: “Komandant Sokoli dhe kosovarët tjerë do të kalben në burgjet maqedonase, s’ka burrë shqiptar që do ti shpëtoj?

Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 10:45

Data e recensionit: 11.04.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Është fjala për një artikull që nuk është shkruar në stilin që e kërkon zhanri i lajmit, duke filluar nga ajo se nuk respekton ‘piramidën e përmbysur’, rrespektivisht nuk tregon risinë dhe më të rëndësishmen që në fillim. Por, ky nuk është shqetësimi primar. Më shqetësuese dhe joprofesionale janë akuzat dhe shpallja e fajtorëve për një rast gjyqësor, për të cilin vetë teksti tregon se akoma është në vazhdim. Përmbajtja etiketon si fajtor një subjekt politik dhe ndërton një histori të tërë në bazë të thashethemeve dhe supozimeve.

“POLITIKANET SHQIPTARE NE MAQEDONI ASNJEHER NUK REAGUAN NDAJ GRUEVSKIT DHE SASHO MIJALLKOVIT, FSHIHET MARREVESHJE?!”

Në këtë artikull nuk ka asnjë burim në të cilin do të bazohej tregimi dhe nuk ka asnjë fakt si dëshmi. Teksti është një thirrje për partitë opozitare shqiptare për protestë dhe e kritikon faktin që nuk kanë protestuar deri tani.

Këta parti edhe pse duhet të protestojnë fuqishëm ndaj padrejtësive që u bëhën shqiptarëve, asnjë parti deri tani nuk mer guximin që të protestoj gjatë cdo seancë gjyqësore.”

Kritikat shndërrohen në akuza edhe më serioze edhe ndaj autoriteteve kosovare, siç është ajo ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për gjoja marrëveshje tinëzare me palën tjetër ‘të akuzuar’ nga autori.

“Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaci asnjëher nuk erdhi në Shkup dhe të kërkon llogari nga autoritetet e Maqedonisë dhe nga lidershipi shqiptar në pushtet se pse ndodhi rastin në Lagjen e Trimave. Heshtja e autoriteteve kosovare vë në dyshim një marrëveshje të fshehtë se Thaci është marrur vesh me politikanët nga Maqedonia që të likuadiojnë disa ish komandant të UCK-së në një territorë të Maqedonisë.”

Shkrimi është një katrahurë e vërtetë, meqë nuk është e qartë se kush akuzohet dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Autori, nëpërmjet fjalëve të tij ka përfshirë “në krim” të gjithë skenën politike shqiptare, pjesërisht edhe atë jashtë vendit. Pa u shfrytëzuar dëshmitë e deritanishme, pa u marrë në prononcim familjarët e të akuzuarve, pa u dhënë detaje të zhvillimeve të deritanishme, është bërë një përmbledhje e mbushur me komente, për të cilën autori rrezikon të mbajë edhe përgjegjësi ligjore në qoftë se paditet nga të apostrofuarit.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumenta. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur… – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk ka burime

asnjëra palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

spekulon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

diksurs etnocentrik

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja