verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetar apo teolog?

on 24 - 11 - 2015       

[Recension: Zijadin Sela ofendon myslimanët shqiptar të Maqedonisë]

Është e pa pranueshme që gazetari të shfrytëzojë pozicionin e tij për të sulmuar tjetrin mbi baza sa qesharake aq edhe të ndjeshme nga ana tjetër. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një tekst që me plotë të drejtë është mbi një shqetësim publik për të cilin ka të drejtë të kërkojë llogari, por e mbaron duke i dhënë atij karakter personal.

Zijadin Sela ofendon myslimanët shqiptar të Maqedonisë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Zijadin Sela ofendon myslimanët shqiptar të Maqedonisë”

Data dhe koha e publikimit: 22.11.2015

Data e recensionit: 22.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Çështja që ngre gazetari, aty ku duhet edhe të mbetej, është, paratë e ndara nga buxheti i Komunës së Strugës për zbukurimin e qytetit për festimin e vitit të ri. Duhet t’i kushtohej rëndësi pjesës, sa para janë ndarë nga buxheti, si është raporti në krahasim me vitet tjera dhe a e duan qytetarët këtë gjë (që për gazetarin s’i duhet s’ka pasur rëndësi meqë nuk e ka trajtuar fare). Duhet të përcilleshin të dy reagimet ashtu si janë dhënë nga të dy palët dhe më vonë të futeshin argumente që mbështesin sa njërën palë aq dhe palën tjetër duke mbajtur balancën mes tyre.

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, dhe kryetar aktual i Strugës, Zijadin Sela, të gjithë botën e cila nuk e feston vitin e ri pagan po e quan botë arabe. Ai në një reagim ndaj një aktivisti të thjeshtë të Lëvizjes Besa, thekson se problemi i kritikuesve të harxhimit të parave nga ana e Komunës së Strugës për festimin e vitit të ri nuk është tek paratë, por tek vet festa. Dhe se, sipas Selës, ky aktivist kupton vetëm arabisht, jo edhe shqip, shkruan diktafoni.com

Titulli thotë “Zijadin Sela ofendon myslimanët shqiptar të Maqedonisë” por nga deklarata e tij kuptojmë që ajo i është drejtuar një aktivisti të një partie tjetër, dhe jo myslimanëve shqiptar të Maqedonisë.

Në tekst nuk është aspak e nevojshme të thuhet “Zijadin Sela, i zgjedhur me votat e muslimanëve si kryetar i komunës së Strugës” sepse qytetarët e Strugës nuk kanë zgjedhur kreun e myftinisë së qytetit por kanë zgjedhur kryetar komune në një shtet laik ku feja është zgjedhje personale dhe nuk është faktor gjatë përzgjedhjes së përfaqësuesve politik.

Autori i artikullit, pa të drejtë sugjeron kreun e komunës së Strugës, Zijadin Sela t’i kërkojë falje një komuniteti. Kjo nuk është detyra dhe roli i gazetarit. Ai është i obliguar të marrë qëndrimin e palës tjetër dhe në rast se e njëjta kërkon që Sela të kërkoj falje, atëherë gazetari është i obliguar të kërkoj qëndrimin e Selës. Ndryshe, gazetari shfrytëzon në mënyrë të padrejtë këtë deklaratë duke nxitur urrejtjen e një komuniteti ndaj këtij personi.

Zijadin Sela, i zgjedhur me votat e muslimanëve si kryetar i komunës së Strugës duhet që t`i kërkoje falje të gjithë muslimanëve shqiptar të Komunës së Strugës dhe Maqedonisë për ofendimin që i bënë duke i quajtur arab. Si një kryetar i një Lëvizje politike e cila synon që t`i mbledh votat edhe në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Dibër, Kërçovë e gjithandej në Maqedoni, jo vetëm në Strugë, duhet që të jetë i kujdesshëm me fjalorin e tij.”

Titulli bie në kundërshtim me përfundimin e këtij artikulli. Në të thuhet se “Sela ofendon myslimanët shqiptarë”, ndërkohë përfundon me “besimtarët shqiptar, turq, arab e të tjerë”, duke sugjeruar se Sela nuk paska nënçmuar vetëm shqiptarët por edhe komunitetet tjera etnike me përkatësi fetare mysliman.

Autori ka kthyer një deklaratë politike, në një urrejtje mbi baza religjioni.

“Përndryshe besimtarët mysliman, qofshin shqiptar, turq, arab ose anglez, e kanë të ndaluar që të festojnë festat pagane si kjo e Vitit të ri.”

Kjo fjali, përveç që është një koment, një parafrazim nga një gazetar d.m.th. që lexuesit s’duhet ta marrin si të mirëqenë sepse ai s’është teolog. Në këtë pikë, është në vijë të drejtë me një individ të thjeshtë. Dhe mendimet personale, s’i hynë askujt në punë.
Viti i ri është një festë popullore që ska të bëjë me fenë dhe kanalizimi i kësaj çështje në kontekst fetar është vetëm mosnjohje e kulturës dhe bindje personale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja