Gazetarët të jenë më të kujdesshëm ndaj parimeve, sesa ndaj politikës!
Published in Recensione • Uncategorized @sq
on 1 - 02 - 2017 Author: Ferikan Iljazi[Recension: “BDI më e kujdesshme për “parimet” me VMRO-në se sa për shqiptarët !!!”]
Në periudha të krizës politike, hapësira mediatike bëhet edhe më kritike. Gjithkush shkruan gjithçka, varësisht prej asaj se me cilin subjekt i ka mendimet më të përafërta. Duket se kjo gjendje është shumë më e përhapur tek portalet sesa te televizionet, që sadopak e ruajnë gjakftohtësinë ndaj subjekteve politike, ndoshta edhe për shkak të ligjeve më strikte që vlejnë për to.
Linku për te artikulli origjinal: BDI më e kujdesshme për “parimet” me VMRO-në se sa për shqiptarët !!!
Data dhe koha e publikimit: 28.01.2017
Data e recensionit: 30.01.2017
Recensuese: Ferikan Iljazi
I tillë është edhe ky tekst, i cili nuk përmbahet të shfaq “inatin” ndaj një subjekti, pavarësisht a ka të drejtë ose jo ai subjekt. Në të haptazi e shfaqet anshmëri në mënyrë sarkastike, duke e cilësuar subjektin politik BDI si dikë që e shet interesin kombëtar për të ruajtur atë partiak që e lidh me VMRO-DPMNE-në. Por, edhe po të jetë kjo e vërtetë, nuk duhet të thuhet nga një gazetar ose shtëpi mediatike në një përmbajtje informative.
“BDI përmes disa daljeve publike lidhur me vendimin e saj për qeverinë e ardhëshme shumë shpesh ka theksuar rëndësinë e respektimit të parimit fitues me fitues, duke aluduar kështu në një qeveri të ardhëshme me VMRO-në e Nikolla Gruevskit, edhe përkundër kundërshtive të mëdha që i ka për këtë koalicionim nga populli shqiptarë, madje edhe nga vetë votuesit e BDI-së dhe funksionerë brenda kësaj partie. Ky kujdes i BDI-së për sic thonë ato “parimin” me partitë maqedonase, ka lënë në hije interesin e përgjithshëm kombëtar”
Një moment tjetër që shumë shpesh keqpërdoret prej gazetarëve është gjeneralizimi…Përdoren fjalët “opinioni”, “analistët”, “qytetarët”, “shqiptarët”, e nuk veçohet as edhe një citat, i disa analistëve ose qytetarëve për shembull, të cilët në fakt duhet të jenë prezent në përmbajtje përmes citateve ose si deklarata të dokumentuara me video, pasi në të kundërtën kjo mund të quhet dhe cilësohet si ndonjë spekulim ose përgojim, e bile edhe shpifje.
“Opinioni i gjërë shqiptarë vazhdimisht shtron pyetjen, se si është e mundur që BDI-ja kaq shumë kujdeset për parimin gojor me VMRO-në, ndërsa shumë lehtë përpiqet ti kalojë dështimet në cështjet e rëndësishme që ja premton elektoratit shqiptar për 15 vjetë rresht”
Për një gjë, ndoshta edhe mund të pajtohemi me atë që është thënë në tekst.
“Kujtojmë që qindra të burgosur shqiptarë po vuajnë në burgjet e Maqedonisë, për cështje të kontestueshmë që kanë ndodhur pikërisht gjatë qeverisjes së koalicionit të “parimeve” VMRO-BDI!”
Mirëpo, për të qenë teksti më i besushëm, duhet të theksohen disa raste që i opinioni i njeh si raste ‘të montuara’ nga politika, e për të cilat ka dyshime se janë inskenuar nga pushtetarët. Duhet të lejohet një dozë dyshimi, e jo të jepet konstatim. Edhe po të jesh i sigurtë në diçka, edhe po ta kesh parë me sy, derisa nuk ke prova, nuk mund ta quash si diçka të vërtetë. Prandaj – sa më pak komente, si dhe informim në shërbim të fakteve dhe publikut.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Nuk përjashtohet
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e