verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet të distancohet nga fjalori ofendues

on 29 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Shpeshherë, për tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, mediat me ngutje tentojnë të krijojnë lajme prej qëndrimeve të ndryshme individuale të shprehura në rrjetin social Facebook. Mirëpo, mendim i shprehur në Facebook nuk mund të përbëjë në tërësi një lajm, aq më pak kur në atë postim është shprehur mallkim, degradim dhe fjalë që në një tekst profesional gazetaresk nuk kanë vend.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Azbi Nuredini: Zoti të mallkoftë ty gjykatëse kriminele Gjylsime Shabani

Data dhe koha e publikimit: 24.07.2016

Data e recensionit: 27.07.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teskti që po e recensojmë është jashtë çdo standardi gazetaresk. Pa strukturë. Mban akuza të rënda dhe nënçmime ndaj një gjykatëseje. Në mënyrën se si është shkruar komenti, postimi nuk do të mund të zinte vend as në rubrikën e opinioneve. Prandaj, nuk mund të themi se i njëjti tekst do të ishte në rregull nëse e zhvendosim prej rubrikës “Lajme”. Shkurt e shqip, teksti nuk i përmbush kriteret elementare për produkt informativ gazetaresk.

“Gjylsime Shabani meqë për pare dhe karrierë pranon të lirosh vrasës dhashtë Zoti që fëmiun tënd ta vras dikush në duar tua e pastaj gjykata ta lënë të lirë që të kuptosh çka është dhimbje! Ti s’je gjykatëse por një kasape që pa fije frike nga Zoti ti provokon dhimbje të vrasjes së dyfishtë tek familjarët dhe të afërmit e Komandatit që sakrifikoi rininë që derra si ty ta gëzojnë lirinë! Mori faqja e zezë e njerëzimit se ti gjithçka tjetër mund të jesh pos shqiptare, ti njeri nuk mund të jesh edhe derrat do kishin hata s’do të donin po ta dinin se je soji i tyre!”.

Thënia e cituar ndoshta edhe mund të merret si një gjë që do të nxiste gazetarin për të hulumtuar më tepër lidhur me rolin e gjykatëses të rastit në fjalë, duke kërkuar qëndrim prej saj, ekspertëve, palëve tjera të involvuara në këtë rast, mirëpo assesi të trasmetohet në formën siç është transmetuar. Sipas Kodit etik të gazetarisë, gazetari nuk guxon të ofendojë e përqeshë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet e fjalëve. Megjithatë, as nuk duhet të marrë qëndrime nga një i dytë për ta ofenduar të tretin.

“Gazetari është përgjegjës edhe për fjalën e bashkëbiseduesve, sepse përmes tij ato qëndrime dalin ne opinion, prandaj është i obliguar t’i parafrazojë ose të distancohet nga fjalori ofendues, promovimi i stereotipeve ose diskriminimit.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

është opinion

infoVistinitostBIAS

është opinion

është opinion

është opinion

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja