verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet të insistojë për të vërtetën

on 28 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Dugolli]

Gazetari duhet të jetë njohës i mirë lëmisë prej ku del lajmi. Kjo për shkak të faktit se lajmi duhet të jetë i argumentuar në atë mënyrë që të jetë i qartë dhe i pakontestueshëm. Prandaj, argumentet për ta bazuar informacionin duhet të jenë bindëse. Lëmia e drejtësisë përcillet me interes nga opinioni, prandaj gazetarët patjetër duhet me kujdes dhe precizitet t’i përcjellin lajmet që janë të lidhura ngushtë me drejtësinë dhe proceset ligjore.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Dugolli

Data dhe koha e publikimit: 19.03.2016

Data e recensionit: 25.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

 

Lajmi që po e recensojmë përcjell reagimet pas lirimit të zyrtarit të lartë të FSK-së, Gafurr Dugolli, i cili u burgos më parë nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë. Ai nis me titull që me asnjë fakt nuk argumentohet në përmbajtje “Me insistimin e Ali Ahmetit lirohet Dugolli”. Ali Ahmeti është lider partie, por nuk është as prokuror publik, as avokat e as gjykatës që të mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në lirimin e ndonjë të burgosuri.

“Shumica e analistëve politik, veprimin e policisë maqedonase e kanë konsideruar si veprim politik me prapavija  serbe.  Mirëpo përkushtimi total i gjithë sturukturës më të lartë të BDI-së në krye me Kryetarin  Ali Ahmeti bënë çmos që Dugolli mos ti vuaj edhe ato 30 ditë paraburgim dhe të lirohet që mbrëmë.” 

Fragmenti i mësipërm nuk korrespondon me deklaratën e vet Dugollit, dhënë menjëherë pas daljes së tij nga burgu, me ç’ rast ai ka falënderuar gjithë klasën politike shpiprate në Maqedoni, përfshirë pozitën dhe opozitën, e njëherit ka bërë thirrje për unitet brendashqiptar.

“Falënderoj gjithë spektrin politik në Maqedoni, si ata në opozitë si ata në pozitë, gjithë secili e ka dhënë kontributin e vet sipas vendit të cilin e ka. Kisha bërë apel që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar se kurrë.”, ka deklaruar Dugolli.

Insistimi që ta bëhet lajmi i njëanshëm e jo gjithëpërfshirës, e bën atë të pasaktë. I njëanshëm, sepse spikat vetëm BDI-në si palë që mban ‘meritat’ për lirimin e Dugollit, jo-gjithëpërfshirës – sepse nuk përmend reagimet e partive tjera dhe, i pasaktë – se ky proces juridik nuk mund të zgjidhet me “insistim të një lideri partiak”, por me mjete dhe mekanizma juridike dhe institucionale. Pjesë e tyre mund të jenë edhe kuadro të BDI-së, megjithatë, procesi vijon dhe mbaron me mekanizma institicionalë, e mekanizëm institucional në këtë rast nuk mund të jetë “insistimi”,  por provat dhe faktet për ndërmarrjen e hapave dhe procedurave. Prandaj, në vend se gazetari të vërë në pah forcën institucionale të shqiptarëve, ai e degradon këtë duke theksuar një lider partie që nuk është bartës i ndonjë funksioni në gjyqësor, e as përfaqësues nga ndonjë institucion kompetent. Në formën si është përcjellur lajmi, lexuesi i zakonshëm ndoshta do të mendonte se Ali Ahmeti është në Këshillin Gjyqësor ose në Prokurori publike, e jo lider partie.

Teksti përfundon me: “Dugolli menjëher pas lirimit i falemnderoi përzemërsisht për kontributin e dhënë në lidhje me procesin e tij, dhe e çmoi lartë përkushtimin e Ali Ahmetit për lirimin e tij nga burgu”, e jo me një sfond, ku do të qartësohej i gjithë procesi juridik, që nga arrestimi deri te lirimi i Dugollit, me çka opinioni do të njihej më detajisht me të vërtetën mbi procesin. Kësisoj insistimi në tekst për të glorifikuar pa nevojë (ose pa dëshmi) politikanin dëmton lajmin.

Distanca profesionale nga partitë politike e bën gazetarin më kredibil.

Çorientimi i publikut me vetëdije nuk është pjesë misionit të gazetarisë. Opinionit duhet t’i servohen lajme të plota, objektive dhe të sakta.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja