verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet të mbajë përgjegjësi për akuzat që bën!

on 21 - 08 - 2015       
Almakos - Pse Bujar Nishani ka filluar te shfaqe nervozizem ndaj levizjes BESA

[Recension: “Pse Bujar Osmani ka filluar të shfaqë “nervozizëm” ndaj lëvizjes BESA?”]

Është nivel shumë i ulët profesionalizmi që, si gazetar, të shfrytëzosh median për të prezantuar qëndrimet individuale dhe të shfryshë mllefin personal kundrejt një personi publik, me qëllim që këtë ide tënden t’ua imponosh edhe të tjerëve. Të jesh gazetar profesional do të thotë të zhveshësh petkun e subjektives dhe të shqyrtosh vetëm faktet që e bëjnë një ngjarje të vërtetë e të pakontestueshme.

Almakos - Pse Bujar Nishani ka filluar te shfaqe nervozizem ndaj levizjes BESALinku për te artikulli origjinal: “Pse Bujar Osmani ka filluar të shfaqë “nervozizëm” ndaj lëvizjes BESA?”
Data dhe koha e publikimit: 14.08.2015, 19:54
Data e recensionit: 18.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Lajmi që recensojmë, fillon duke cituar median (Tetova Sot) që e para dha lajmin se Bujar Osmani do të kalojë në Lëvizjen e re politike “BESA”. Kjo media nuk arriti që ta konfirmojë këtë të dhënë nga burime zyrtare dhe për më tepër, ditë më vonë, ai u mohua nga vetë Bujar Osmani.

Autori i tekstit aktual vetë në tekst pranon “… kjo gjë nuk u vërtetua, me çka mbeti vetëm në kuadër të spekulimeve” por, me ose pa vetëdije, ai vazhdon spekulimin e tij mbi spekulimin ekzistues duke u referuar në “burime tona të sigurta pranë BDI-së …”.

Duke mbajtur dukshëm anën e subjektit politik që trajton, Lëvizjes BESA, autori i tekstit ngre akuza dhe etiketime mbi Bujar Osmanin, duke e quajtur “të padenjtë” për tu përfshirë në rradhët e kësaj lëvizje përshkak të “aferave të ndryshme ku është i përfshirë ai, e sidomos në atë ku janë “zhdukur rreth 400 mijë euro deri sa ishte Ministër i Shëndetësisë. Këto akuza mbeten të pa trajtuara dhe të pavërtetuara nga autori i tekstit i cili nuk shfrytëzon asnjë burim kujt do t’ja referonte këto qëndrime.

Mjafton të lexosh pjesët “Bujar Osmani atyre nuk ua ka fshehur asnjëherë ambiciet e tij për të qenë pjesë e Lëvizjes BESA, madje në disa raste ai me të qeshura ka thënë se pretendon të bëhet edhe kryetar i BESËS.” Dhe më posht Në opinion flitet se Osmani jo që nuk është diskutuar të pranohet për kryetar në Lëvizjes BESA, por atij nuk i është dhënë vend as edhe në kryesi të kësaj Lëvizje politike.” Shpejt kupton që bëhet fjalë për diskutime joformale, që nuk duhet të kishin vend në një media e cila duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë. Në gazetari, asgjë nuk arsyetohet me fjalët “në opinion flitet se…”. Publiku ka nevojë ta dëgjojë personalisht këtë opinion nga njerëz kompetentë.

Të dy çështjet që trajtohen, si ajo e përfshirjes së Bujar Osmanit në BESA, edhe çështja e akuzës për “afera të mundshme” mbeten të pa konfirmuara nga organet zyrtare si BESA, BDI dhe Ministria e Shëndetësisë të cilët duhet të ishin aktorë të patjetërsueshëm përderisa autori ka marrë përsipër të ngrej këto çështje në shqyrtim.

Tekstit mbetet larg standardeve profesionale, i mbushur me bindje personale dhe akuza tendencioze të autorit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk konfirmohen

nuk konfirmohen

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

zgjon kurreshtje

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja