verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari duhet t’i shkëpusë qëndrimet personale nga lajmi

on 1 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Zgjedhjet 2016”: Shembet “Klani i Zajazit”, fiton PDSH]

Teksti që po recensojmë kryekëput përmban elemente të komentimit që nuk duhet të zënë vend në një tekst informativ siç ka pretenduar të jetë. Që në hyrje të lajmit autori jep konstatime se “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë një “ankth” për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)” dhe këtë ankth nuk dihet se kush e ka parashikuar, analistët që tek në fund të paragrafit të parë dalin në sipërfaqe, apo vetë gazetari që e ka shkruar tekstin.  Do të ishte shumë legjitime nëse faktin se “BDI në zgjedhjet e ardhshme do të rrezikojë pozitën në Qeveri” do ta thoshin analistët pasi që ata e kanë “pozitën” për të folur mbi ndodhitë politike.

“Zgjedhjet 2016”  Shembet “Klani i Zajazit”  fiton PDSH » ExPress.mk   Ne jemi ndrysheLinku deri te artikulli origjinal: “Zgjedhjet 2016”: Shembet “Klani i Zajazit”, fiton PDSH

Data dhe koha e publikimit: 20/09/2015

Data e recensionit: 30/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

“Pasi që një pjesë bukur e mirë e anëtarësisë së saj në Shkup e cila ishte strukturura në disa organizata (jo)qeveritare u largua nga BDI dhe formoi një lëvizje politike, BDI-së ju këputë një pjesë e mbështetësve të saj. Pakënaqësitë e shfaqura së fundmi nga deputet dhe funksionar tjerë të cilët po përgatitin edhe partin e tyre “Uniteti”, për të cilën Express.mk ka informuar se janë mbledhur edhe nënshkrimet e regjistrimit, BDI është ndarë në tri pjesë dhe është tepër e dobësuar”, vlerëson autori i tekstit pa dhënë ndonjë dokument konkret mbi iniciativën e fraksionit të dalë nga BDI-ja.

Ky lajm për themelimit të një partie të re tashmë disa ditë po qarkullon në opinion, por kur shkruhet teksti duhet të theksohet se këto janë vetëm supozime, apo informata ende jo zyrtare me qëllim që lexuesi vetë të vendosë nëse do ti besojë kësaj informate apo jo. Por kur gazetari flet i bindur pa argumente, nuk i thuhet asgjë tjetër përveçse lajm propagandues, reklamues.

Autori i tekstit vazhdon me komentimet e tij  lavdëruese për një palë- “partia më stabile shqiptare PDSH, partia e parë te shqiptarët dhe bartëse e proceseve institucionale dhe realizimit të politikave ekonomike, sociale, kulturore e kombëtare për shqiptarët”.

Tekstet e tilla ngjasojnë më shumë në fushatë dhe tekst PR se sa në lajm.

 

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja