verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari e kidnapuar prej senzacionalizmit

on 10 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtZhurnal - Kidnapohen dy femije ne Gostivar

[Recension: “Kidnapohen dy fëmijë në Gostivar! A po bëhet ky qytet i rezikshëm në Maqedoni?”]

Artikulli që recensohet është tendencioz, konfuz dhe me mangësi, në aspektin e pasqyrimit të fakteve. Nuk ka nevojë për shumë analizë për të kuptuar se materiali i servuar eshtë i mbledhur nga tekste të ndryshme, me tema të ndryshme dhe të publikuara në kohë të ndryshme, vetëm për të nxjerrë përfundime, për të cilat autorit i është dashur t’i plotësojë edhe duke i komentuar vetë.

Zhurnal - Kidnapohen dy femije ne Gostivar 1Linku deri te artikulli origjinal: “Kidnapohen dy fëmijë në Gostivar! A po bëhet ky qytet i rezikshëm në Maqedoni?”

Data dhe koha e publikimit: 03.08.2016

Data e recensionit: 07.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

I nisur nga një rast i vetëm, autori nxjerr titullin “Kidnapohen dy fëmijë në Gostivar…” duke shtuar më pas se ky qytet po bëhet i rrezikshëm për qytetarët. Artikullin e ka përgënjeshtruar po të njëjtën ditë komuna e Gostivarit, e cila ka sqaruar:

Zhurnal.mk:

Q.H. 31 vjeçar dhe Q.Xh. 21 vjeçar nga Gostivari, të martën rreth orës 7 e 30 minuta kanë kidnapuar dy fëmijë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Rasti ka ndodhur në malin e fshatit Vranjovc të Gostivarit, transmeton Gazeta Lajm.

Komuna e Gostivarit:

Portali “Zhurnal”, sot më datë 03.08.2016 publikoi informacionin me titull: “Qytetarët në panikë, në rritje dhuna, vrasjet dhe kidnapimet! Kidnapohen dy fëmijë në Gostivar! A po bëhet ky qytet i rezikshëm në Maqedoni?”, ku flitet për një rast të ndodhur më datë 23 Qershor – 2016 në fshatin Vranjofcë të Komunës së Vrapçishtit.

Përveç se ”ka gabuar” datën kur ka ndodhur ngjarja (bëhet fjalë për një diferëncë gjashtë javore), autori “ka gabuar” edhe vendin, si dhe komunën. Më poshtë është pjesa e komentit, të cilën autori nuk e sqaron aspak. Cilat janë rastet e rënda në qytet, që e bëjnë të rrezikshëm Gostivarin? Këtë e di vetëm ai.

Ndryshe kohës së fundit, qytetarët e Gostivarit po ankohen për një qytet i rezikshëm për banorët, pasi që kohës së fundit, kan ndodhur shumë raste të renda në këtë qytet.

Më poshtë, autori, në mënyrë profesionalisht të pandershme ndërron temë, duke mos njoftuar për këtë, për të bërë një lidhje mes dy gjërave që realisht s’mund të trajtohen si të njëjta apo pjesë të një teme.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Gostivarit janë regjistruar 29 vepra penale “dhunë në familje”, të cilat kanë rezultuar me 28 fletëparaqitje kundër po aq individë. Tetëmbëdhjetë raste kanë qenë me shkaktim të lëndimeve trupor, 8 me rrezikimin e sigurisë dhe 3 me rrezikimin e sigurisë me armë të rrezikshme në rrahje, e që lidhen me dhunën në familje, kumtoi sot SPB-Tetovë.

Dhuna familjare dhe kidnapimi, janë dy vepra krejtësisht të ndryshme, që penalisht procedohen ndryshe. Dhuna familjare, sado e zakonshme të jetë në një vend të caktuar, nuk e bën atë vend të rrezikshëm për qytetarët në përgjithësi.

Tema nuk është trajtuar në mënyrën e duhur, sepse titulli nuk korrespondon me atë që jepet si informacion, kurse të dhënat e ofruara janë pjesë që nuk ngjiten, nuk kanë kuptim dhe nuk mund të merren si informacione të besueshme. Duke e parë një tekst të këtillë, kush mund të besojë se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm?

Burimet e pjesëve nga lajmi:

Lajmpress.mk Tronditet Gostivari, kidnapohen dy fëmijë

Flaka.info Gostivar, regjistrohen 29 vepra penale “dhunë në familje” – FLAKA


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja