verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari kontraverse: “Mjerë shteti me të papunët”

on 12 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Mbi 200 mijë “badihavxhi të papunë” nuk planifikojnë të punojnë në Hasanbeg?!”]

Në raste kur nevojitet sensibilizim i masës për t’u ndërmarrë një iniciativë e caktuar, për ndihmë të caktuar, media mund të zgjedhë gjithfarë mënyrash motivuese. Pas vërshimeve të fundit në disa vendbanime të Shkupit, nevojitet punë e organizuar kolektive vullnetare, por, në këtë rast, në tekst nuk është zgjedhur motivimi por “qortimi” i qytetarëve që nuk ndihmojnë, duke i kujtuar, ata në njëfarë mënyre, se sa të padobishëm janë.

Zhurnal - Mbi 200 mije badiahavxhi te papune nuk planifikojne te punojne ne Hasanbeg 1Linku deri te artikulli origjinal: “Mbi 200 mijë “badihavxhi të papunë” nuk planifikojnë të punojnë në Hasanbeg?!”

Data dhe koha e publikimit: 10.08.2016, 12:22

Data e recensionit: 11.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Qasja e autorit është e gabuar krejtësisht. Absolutisht, asnjë qytetar i Republikës së Maqedonisë nuk e ka për obligim t’u ndihmojë banorëve të prekur dhe të dëmtuar nga vërshimet, vetëm për shkak se qenka banor i këtij vendi dhe “shfrytëzon benefitet e tij”. Obligimi është i institucioneve dhe kritikat duhet të drejtohen në adresen e tyre. Por, sipas tekstit, më në fund është koha që, me fjalë të tjera, gjithë ata persona të evidentuar si të papunë në Maqedoni, të dëshmojnë veten se ia vlejnë për diçka.

Këta persona të papunë janë evidentuar me vite në Agjencinë për punësim dhe gëzojnë shumë të drejta nga shteti. Marrim ndihma nga shteti dhe kanë sigurim shëndetësor falas.

Fjali skandaloze është arsyetimi se këta persona gëzokan shumë të drejta nga shteti. Të drejtat janë të njëjta për të gjithë qytetarët. Është e ulët që si medie të sulmosh publikun tënd në këtë mënyrë, pse rri dhe nuk ndërmerr asgjë, sikur të ia kishin borxh shtetit, sepse po marrkan ndihma (nuk tregon për çfarë ndihmash e ka fjalën konkretisht) dhe paskan sigurim shëndetësor. Në tekst po ashtu nuk ka dëshmi sa vallë u është bërë thirrje këtyre personave prej institucioneve, por vetëm konstatimi se ata nuk ndihmojnë.

Kjo dëshmon qartë se shumica e këtyre personave janë evidentuar në Agjencinë për punësim vetëm për ti fituar benefitet e shtetit dhe në asnjë mënyrë të gjenë ndonjë angazhim gjatë jetës. 

Përkundrazi, kjo dëshmon qartë se përmbajtja është bërë me vendosmëri për të mbajtur anën e institucioneve dhe për të sulmuar personat e papunë, që nuk paskan ardhur të ndihmojnë ato. Profesionalisht do të duhej të ishte e kundërta. Autori duhet të tregonte për punën që bëjnë institucionet në këtë rast; fillimisht për mos-rregullimin me kohë të infrastrukturës në këto vendbanime, gjë me të cilën pasojat do të ishin shumëfish më të pakta dhe së fundmi, për shkak të mos-shfrytëzimit të të gjithë kapaciteteve të tyre në ndihmë të banorëve.

Autori fillimisht duhet të kishte respektuar të drejtën e këtyre personave të papunë që të bëjnë vetë zgjedhjen e tyre nëse duan ose jo vullnetarisht të ndihmojnë. Pastaj, më e mira që mund të bënte, të gjente  një qasje motivuese por gjithmonë profesionale, për t’u treguar këtyre personave se ndihma e tyre është shumë e rëndësishme për banorët e prekur nga fatkeqësia.

Të mos flasim pastaj për numrin e papunëve, që gjithmonë është një arsye e fortë për mediat, për të kërkuar llogari nga institucionet. Por, kjo është diçka komplet tjetër që nuk ka pse të lidhet me vërshimet, ashtu siç është bërë në këtë tekst.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë burim

asnjëra pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja