verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari nuk guxon të nxisë panik

on 29 - 10 - 2015       

[Recension: “Vazhdon aksioni misterioz i djegies së veturave në Kumanovë”]

Nxitja e panikut ose shqetësimeve të kota në opinion nënkupton shkelje të besimit të publikut dhe është në kundërshtim me rolin e profesionit të gazetarisë si konstruktive në çështjet që e shqetësojnë opinionin. Gazetari ka për rol të zbardh dhe të vërtetojë rastet për të cilat raporton dhe jo të hedh dyshime të pabazuara, duke prekur ndjenjat e lexuesve. I tillë është lajmi që po recensojmë. Përhap shqetësime duke raportuar për një ngjarje e cila lexuesve, e posaçërisht atyre nga Kumanova u ngjallë pasiguri dhe frikë.

Vazhdon aksioni misterioz i djegies së veturave në Kumanovë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Vazhdon aksioni misterioz i djegies së veturave në Kumanovë”

Data dhe koha e publikimit: 21.10.2015

Data e recensionit: 22.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti informon:

Aksioni misterioz i djegies së veturave në qytetin e Kumanovës ka vazhduar edhe sot. Kësisoj sot në kumanovë janë djegur edhe dy makina , për habinë e të gjithëve ngjarja e këtillë ka ndodhur në dy lokacione që pak a shumë gjenden në afërsi të sheshit qendror te Kumanoves. Ndërkohë që pronaret e veturave kane shfaqur ankesat e tyre per djegien e veturave dhe kane kerkuar nga organet kompetente respektivisht nga policia e Kumanoves ndermarrjen e te gjitha masave ligjore për ndricimin e rastit per kapjen eventuale të autoreve te ketij rasti, policia e Kumanoves akoma nuk ka dalur me të dhëna konkrete për këtë ngajrje, as ka leshuar ndonjë kumtesë për opinion.

Paragrafi i parë i lajmit përfundon duke informuar për mungesën e versionit të policisë. Gazetari duhet ta dijë se policia nuk mund të kumtoj versionin e saj pa mos mbaruar hetimin në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, për informacionet e para, është gazetari ai i cili duhet t’i kërkoj nga personi i autorizuar për marrëdhënie me publikun. Në këtë rast, gazetari nuk ka sjell versionin e Sektorit për punë të brendshme në Kumanovë i cili demantoi versionin e disa mediave.

Sfondi është pjesa e mirë në këtë lajm. Mirëpo, në fund të tekstit gazetari hedh dyshime të cilat nuk ka të drejtë t’i hedhë derisa nuk posedon fakte që do t’i dëshmonin dyshimet e tij.

Të rikujtojme se dite me pare në qytetin e Kumanoves u djegen 14 vetura brenda 4 orëve në disa lokacione të kumanovës, ndërkohë qe policia për habinë e të gjithë pronarëve e veturave të djegura akuzoi vetëm një person, për të cilin pronarët e veturave shfaqën dyshimin se një person për aq kohë të shkurtër mundë ti djeg 14 vetura./Gazetalajm

Gazetari gëzon të drejtën supreme të pyetjes, andaj edhe ka të drejtë të pyes policinë mbi dyshimet e tij se si ka mundur një person për pak orë dhe në disa lokacione t’i vë flakën 12 makinave (lexo: versionin zyrtar për këtë ngjarje).


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja