verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria dhe”shtatzënitë” politike

on 15 - 02 - 2016       
Almakos - BDI-ja mund te mbetet shtatezene nga Llatasi

[Recension: “BDI-ja mund të mbetet shtatzënë nga Llatasi!”]

Gjuha që përdor gazetari gjatë raportimit të tij duhet të jetë e zgjedhur dhe t’u përmbahet normave etike. Kjo gjë është e definuar qartë edhe në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë dhe në të kundërt ajo përbën shkelje të rregullores. Pastaj mund të ndodhë, si në rastin në fjalë, që autori duke u fokusuar në këtë gjuhë të papranueshme harron se si bëhet një lajm dhe harron të transmetojë të publiku rëndësinë dhe qëllimin e tij.

Almakos - BDI-ja mund te mbetet shtatezene nga LlatasiLinku deri te artikulli origjinal: “BDI-ja mund të mbetet shtatzënë nga Llatasi!”

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 14:09

Data e recensionit: 07.02.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

I transmetuar si të ishte lajm, teksti që recensohet, nuk ka strukturë, nuk ka kokë, nuk ka burime gjithëpërfshirëse dhe nuk sqarohet qëllimi i raportimit.

Autori i lajmi është i obliguar të mbajë përgjegjësi edhe për fjalën e thënë nga bashkëbiseduesi ose burimi. Në raste kur vërehen fyerje dhe fraza urrejtje, autori duhet të jetë i kujdesshëm për mënyrën se si e prezanton atë përpara publikut ose të vendosë nëse një gjë e tillë ja vlen të publikohet.

Një postim i bërë në profilin në fejsbuk të Xhelo Hoxhiq ka qenë pikënisje për frymëzimin e autorit për lajm. Mirëpo ky “lajm” konsiston vetëm në opinionin e personit në fjalë, opinion ky i mbushur me gjuhë urrejtje, fyerje dhe fraza seksiste.

“Çka është ajo kur Dragan Pavlloviq – Llatas e lexon komplet kumtesën e BDI-së në lajme, me çrast në mënyrë të detajuar e sqaron çdo pikë dhe presje të kumtesës? Kjo quhet dëgjueshmëri “naçallnike” e një Televizioni kontraceptiv (maqedonisht: kurton). Kurse tani, dikush duhet t’ia  sqarojë Ali Ahmetit dhe “bajgës rreth tij” se çka ndodh kur plasë mjeti kontraceptues (kurtoni maqedonisht), se në rast të tillë mund të ndodhë shtatzëni e padëshiruar.”

Burimi që ka përdorur autori nuk ka sjellë të dhëna objektive për lajmin ose të paktën paraqet njëanshmëri. Autori fillimisht duhet të sqaronte rastin dhe të tregonte se ku konsiston reagimi i Xhelo Hoxhiq. Publiku duhet të dijë çfarë ka thënë kryeredaktori i TV Sitel, Llatas, pse është e rëndësishme që publiku ta dijë këtë dhe ku ka qenë lapsusi i tij profesional?

“Duhet të ju sqarohet se shpeshherë kur ndodh shtatzëni e padëshiruar, sillet vendim për abort. Mua më duket se po afrohet dita kur opinioni, interesat e të cilit qartë janë të kundërta me interesat e “naçallnikave”, shumë shpejtë do të vendosë ta hedhë jashtë këtë BDI dhe Ali Ahmetin në një proces të ngjashëm me abortin.

(Huazuar nga profili i autorit në facebook)”

Kodi etik sugjeron shumë kujdes profesional në këtë aspekt.

Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe është, ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes.

Çdoherë duhet të shmangen frazat që në vete përmbajnë konotacione shoveniste, seksiste ose të tjera diskriminuese

Gazetari është përgjegjës edhe për fjalën e bashkëbiseduesve, sepse përmes tij ato qëndrime dalin ne opinion, prandaj është i obliguar t’i parafrazojë ose të distancohet nga fjalori ofendues, promovimi i stereotipeve ose diskriminimit.

Teksti po kështu i njëjtë, fillimisht, është publikuar në Lajmpress.mk


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e