verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria duhet t’u ikë shpifjeve

on 7 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Ekskluzive: Zaev jep dorëheqje si kryetar i LSDM-së”]

Kështu duket një artikull, në të cilin pretendohet për ekskluzivitet, por nuk ka as lajm. Ose, më mirë të themi, është nxjerrë diçka nga hiç-gjëja, është tollovitur sikur të ishte zbuluar diçka e madhe, e në fund është sqaruar se realisht bëhet fjalë për procedurë protokollare. Nuk është e habitshme që informacionet e këtilla përgënjeshtrohen në fund të ditës.

Lajm - Ekskluzive - Zaev jep doreheqje si kryetar i LSDM-se 1Linku deri te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Zaev jep dorëheqje si kryetar i LSDM-së”

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2016

Data e recensionit: 05.09.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Vetë kreu i artikullit është konfuz dhe huton lexuesin. Ka dhënë ose nuk ka dhënë dorëheqje kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nga posti që mban? Më shumë se sa sqaron, kjo pjesë huton lexuesit.

“Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të japë dirëheqje sot nga ky post… Mirëpo kjo dorëheqje nuk paraqet tërheqje të tij … nga kreu i LSDM-së.”

I shpejtë ka qenë përgënjeshtrimi nga partia e Zaevit.

“Janë tërësisht të pavërteta shkrimet e portalit “Lajm” të cilat i përgënjeshtrojmë kategorikisht, se sa shpejti kreu i LSDM-së Zoran Zaev do të japë dorëheqje.” – thuhet në përgënjeshtrimin e LSDM-së.

Pasi thotë një herë se Zaev është tërhequr, pastaj se nuk është tërhequr, përmbajtja hedh poshtë të dyja këto teza, e në të tregohet se Zaev do të rikandidohet për kryetar partie në kongresin e ardhshëm të LSDM-së, gjë që është procedurë e zakonshme në çdo kongres partie.

“Ai do të rikandidohet sërish për kryetar partie, në kongresin e LSDM-së që do të mbahet pas dy javëve. Të njëjtat burime thonë se edhe pse mund të ketë kundërkandidatë, në këtë kongres Zaev do të zgjedhet sërish lider i partisë, sepse ka përkrahjen e pakontestueshme te shumica e strukturës dhe delegatëve.”

Në fakt, paragrafi më sipër është e vetmja risi (nëse mund të thuhet) në këtë artikull. Autori (pretendon se) ka mësuar se Zaev mund të ketë kundërkandidatë për kryetar të partisë, por ka mbështetje të shumicës në partinë e tij. Megjithatë, për të qenë profesional deri në fund, duhet të ishte kërkuar për konfirmim zyrtar nga ky subjekt. Natyrisht, ky informacion nuk është aq bombastik sa njoftimi për dorëheqje. Pikërisht për këtë arsye, autori ka luajtur me senzacionalizmin, madje me ose pa dashje, duke bërë edhe shpifje.

Locimi i gabuar i burimeve ose shpikja e burimeve për të prezentuar informacione të pasakta, të gjymta dhe jo sa duhet të provuara, trajtohet si shkelje e rëndë e standardeve profesionale. – porosit Kodi Etik i Gazetarëve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja