verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria është në shërbim të publikut, e jo pushtetit!

on 6 - 02 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Едвард Сноуден на насловна страница на Wired, издание август 2014. Фото: Mike Mozart, 2014
Edward Snowden në faqen e parë të „Wired”, botimi i muajit gusht 2014. Foto: Mike Mozart, 2014

Leksionet kryesore të gazetarisë nga aferat „Snowden” dhe „Watergate” janë se gazetarët janë në shërbim të opinionit dhe janë të detyruar që të informojnë për keqpërdorimet e pushtetit edhe me ndihmën e „pëshpëritësve” dhe dokumenteve sekrete. Detyrë etike e gazetarëve është që të zbardhin dokumente ose regjistrime sekrete nga përgjimet (edhe nëse ato janë krijuar ose marrë në mënyrë të jashtëligjshme), të cilat iniciojnë çështje me interes publik, siç është korrupsioni, pengimi i drejtësisë ose përgjimi masiv (pa marrë parasysh nëse është i autorizuar ose jo).

 

Shkruan: Zharko Trajanovski, magjistër i të drejtave të njeriut

Çmimet Pulicer ndahen kryesisht për arritje në gazetari nga ana e Universitetit „Kolumbia” (SHBA) për nder të Joseph Pulitzer, i cili e ka filluar karrierën si një reporter, dhe më pas është bërë pronar i pasur i një medie, e cila ka mbështetur financiarisht hapjen e shkollave universitare për gazetari.

Çmimi më prestigjioz i Pulicerit për gazetari është medalja e artë për shërbim ndaj publikut, që në vitin 2014 e fitoi „GARDIAN USA” dhe „Washington Post”, për „zbulimin e mbikëqyrjes masive sekrete të kryer nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë të SHBA(NSA)

MERITAT PUBLIKE TË “GARDIAN USA” DHE “WASHINGTON POST”

Më 5 qershor të vitit 2013, gazetari Glenn Greenwald e publikon  artikullinNSA në ditë grumbullon regjistrime prej bisedave telefonike të miliona përdoruesish të Verizonit“, në të cilin zbulon se:

„Agjencia shtetërore e sigurisë në këtë moment po grumbullon regjistrime të bisedave telefonike të miliona përdoruesish të Verizonit, një nga operatorët më të madhej të telekomunikimit në Amerikë, duke përdorur një urdhëresë gjyqësore për masa top sekrete të lëshuar në Prill.”

„Gardian” e publikon edhe dokumentin e gjyqit të klasifikuar si „top sekret”, në të cilin i jepet urdhër kompanisë telefonike që t’i dorëzojë NSA-së „meta të dhëna” telefonike, duke qartësuar:

„Këto regjistrime i mundësojnë qeverisë ta dijë identitetin e çdo personi me të cilin komunikon ndonjë individ përmes rrugëve elektronike, sa gjatë kanë biseduar dhe cila ka qenë vendndodhja e tyre gjatë bisedës.”

Ditën tjetër „Gardian“ publikon artikull me pjesë nga një dokument tjetër, i klasifikuar si „top sekret”, i cili zbulon se NSA ka siguruar „qasje direkte deri te sistemet e „Google”, „Facebook”, „Apple” dhe gjigantë të tjerë të internetit në SHBA” nëpërmjet programit PRIZMA.  „Washington Post“ e publikon artikullin „Dokumentet tregojnë se  SHBA mbledh të dhëna ka kompanitë dhe firmat e internetit“, duke potencuar me paralajmërime të ekspertëve se programi PRIZMA është një „ndërhyrje e madhe në privatësi”. Po atë ditë presidenti i SHBA është detyruar nga opinioni që të japë deklaratë në të cilën thotë „Askush nuk i dëgjon telefonatat tuaja” dhe në të cilën synon që t’i bindë Amerikanët se „qeveria grumbullon të dhëna për kohëzgjatjen e thirrjeve telefonike dhe për numrat, por jo edhe për përmbajtjen e telefonatave”.

Më 9 Qershor të viti 2013, „Gardian” publikon një videointervistë me „pëshpëritësin” Edward Snowden, në të cilën ai flet për motivet personale që e kanë shtyrë t’i publikojë vetëm ato dokumente sekrete për të cilat personalisht ka konsideruar se janë me interes publik. Më 10 Qershor, reporteri i „Washington Post” raporton se ka qenë në kontakt më afatgjatë me Snowden, i cili ka kërkuar që të publikohet prezantimi i plotë i PRIZMA-s me plot 42 slajde, në afat prej 72 orësh. Pasi „Post” para publikimit ka kërkuar mendim prej nëpunësve shtetëror për një dëm potencial ndaj sigurisë shtetërore, ka vendosur të publikojë vetëm 4 slajde, Snowden ka shprehur keqardhje dhe ka kontaktuar me „Gardian”.

Протест на Зелените во Европскиот Парламент заради одбивањето на Сноуден да му се гарантира безбедноста за тој да може да дојде во Брисел и да се обрати пред европарламентарците. Фото: greensefa, 2014
Protesta e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian për shkak të refuzimit që Snowdenit t’i garantohet siguria që ai të mund të vijë në Bruksel e të flasë para eurodeputetëve. Foto: greensefa, 2014

Më 16 Qershor „Washington Post” publikon një përmbledhje analitike të arkitekturës së mbikëqyrjes së NSA-së. Më 17 Qershor të vitit 2013, „Gardian-i” u mundëson lexuesve të tij që t’i parashtrojnë pyetje online Edward Snowdenit, të cilave ai menjëherë u përgjigjet. Në një nga përgjigjet, Snowden thekson se ka është motivuar që të bëhet „pëshpëritës” nga „përsëritja e mërzitshme e gënjeshtrave nga funksionarë të lartë të Kongresit“.

Më 22 Qershor të vitit 2013, fillon procedura penale ndaj Snowden, i cili ngarkohet për spiunazh dhe vjedhje të pronës shtetërore. Edhe pse ndaj „pëshpëritësit” po zhvillohet procedurë penale, më 30 Gusht të vitit 2013, „Washington Post” e publikon „buxhetin e zi” të „mbretërisë së spiunazhit” prej 52,6 miliarda dollarë, për vitin fiskal 2013, të marrë nga Edward Snowden (duke u mundësuar lexuesve edhe komente). Një ditë pas, në bazë të „buxhetit të zi”, i publikon  operacionet kibernetike ofensive të shërbimeve të inteligjencës të SHBA-ve, në „luftën kibernetike”.

„Gardian” vazhdon të publikojë jo vetëm artikuj për programet dhe mënyrat e ndjekjes së komunikimeve telefonike dhe në internet nga ana e NSA, por edhe dokumente „top sekret”, nëpërmjet të së cilave zbulohet se agjencitë e spiunazhit në SHBA dhe Britaninë e Madhe e cënojnë privatësinë e qytetarëve me atë që „e heqin kodimin që përdoret për mbrojtjen e postës elektronike dhe të dhënave mjekësore dhe bankare” (Partneritet kolaborativ me „New York Times” dhe „Propublica”). „Gardian” dhe medie të tjera zbulojnë se janë përgjuar edhe telefona tа kryeministrave  të disa shteteve. Pastaj, „Washington Post“ publikon intervistë me Snowden, në të cilën ai sqaron se janë zbuluar gënjeshtrat e qeverisë sipas të cilave në shënjestër nuk kanë qenë  qytetarë Gjermanë.

Falë dokumenteve të „pëshpëritësit” Snowden, „Gardiani” dhe „Washington Posti” arrijnë të nxitin një debat të gjerë publik për keqpërdorimin e kompetencave nga ana e NSA, për efektivitetin e kontrollit institucional mbi shërbimet sekrete, për mbrojtjen e të drejtës së privatësisë në „Epokën dixhitale”, për transparencën e gjigantëve të telekomunikimit, si dhe për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë dhe „pëshpëritësve”.

Pikërisht falë nxitjes së debatit për marrëdhëniet midis qeverisë dhe opinionit, në lidhje me çështjet e sigurisë dhe privatësisë, „Gardian USA” e fitoi çmimin Pulicer për shërbim publik. Efektet e „pëshpëritjes” së Snowdenit ende po analizohen nga medie botërore me ndikim.

PRESIONET NDAJ „GARDIAN“

 

„Po, ne jemi patriotë, dhe një nga gjërat për shkak të të cilave jemi patriotë është natyra e demokracisë, natyra e shtypit të lirë“. (Alan Rusbridger, redaktor i „Gardian”)

„Gardian” kishte presione të mëdha nga pushteti, të cilat kulmin e arritën kur redaktori kryesor u thirr të dëshmojë para një komisioni të Parlamentit të Britanisë. Ja se çka theksoi dëshmisë së tij redaktori Alan Rusbridger, në lidhje me materialet e Snowden:

„Nuk besoj se ekziston ndonjë redaktor në botë që nuk do ta kishte botuar këtë material”, deklaroi Rusbridger, „sepse kjo doemos që ishte në interes të opinionit, siç mund të shihej nga reagimet e qeverive nëpër botë të cilat ishin të shokuara”.

Redaktori i „Gardian” u mbështet edhe nga gazetari i njohur Carl Bernstein, një nga zbuluesit e aferës „Watergate”. Burimi kryesor në këtë aferë ishte „pëshpëritësi” i njohur si „Deepthroat” “ (оpersoni i dytë në kierarkinë e FBI),identiteti i të cilit u zbulua tek në vitin 2005. Afera „Watergate” kulminoi me dorëheqjen e presidentin amerikan Nixon, pasi u detyrua nga ana e Gjyqit Suprem t’i dorëzojë regjistrimet nga sistemi automatik i audio regjistrimit të bisedave në zyrën e tij. Në një nga regjistrimet, Nixoni është dakorduar që të ushtrohet presion mbi organet hetuese për ndaljen e hetimit për rastin „Watergate” për shkak të „sigurisë shtetërore”. Tre ditë pas shpalljes së regjistrimit, Nixon u detyrua nga opinioni që të japë dorëheqje për shkak të humbjes së mbështetjes politike.

Në një letër të hapur drejtuar redaktorit të „Gardian”, Carl Bernstein rikujton se mësimi i fituar nga skandali „Watergate” është që:

„me rëndësi qenësore është që qeveria të mos e kufizojë apo frikësojë shtypin e lirë; përndryshe, në një errësirë të tillë, rrezikojmë që demokracitë tona të bëhen viktimë e despotizmit dhe demagogjisë, dhe madje edhe viktimë e kriminalitetit nga ana e liderëve dhe përfaqësuesve tonë qeveritar të zgjedhur.”

Mësimet kryesore gazetareske nga aferat „Snowden” dhe „Watergate” na tregojnë se gazetarët janë në shërbim të opinionit dhe janë të obliguar që të informojnë në lidhje me keqpërdorimet e pushtetit edhe me ndihmën e „pëshpëritësve” dhe dokumenteve sekrete. Obligim etik i gazetarëve është të zbardhin dokumente ose regjistrime sekrete nga përgjimet (edhe nëse janë të prodhuara ose të marra në mënyrë të jashtëligjshme), të cilat nxisin çështje të interesit publik, siç janë korrupsioni, pengimi i drejtësisë ose përgjimi masiv (pa marrë parasysh nëse është i autorizuar ose jo).

Kështuqë, gazetarët janë të obliguar që t’i përmbahen parimit etik për „minimizimin” e dëmit. Siç thekson një  profesor i gazetarisë:

„Ne punojmë për zbulimin e informacioneve. Arsyetimi ynë është informimi i opinionit. Jemi të vetëdijshëm për pasojat e asaj që e publikojmë dhe marrim hapa që të evitojmë shkaktimin e dëmit.”

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja