verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria me sy partiakë

on 17 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Mbushet salla për Ali Ahmetin në Kumanovë]

Gazetari mund të bëjë një lajm vetëm pasi të ketë informacionin e konfirmuar dhe pasi të inspektojë terrenin, pra, të jetë në vendin e ngjarjes. Lajmet si ky që po e recensojmë e sulmojnë publikun çdo ditë e më shumë, por, në fakt, këto nuk janë lajme, por tekste propagandistike, të cilat bëhen me qëllim për të fshehur diçka ose për të imponuar atë që dëshiron të imponojë qendra e fuqisë që qëndron prapa redaksisë.

Konkretisht, kemi të bëjmë me një tekst që nuk fokusohet në vetë lajmin, por në informacionin shtesë. Mungon pala tjetër, ndërsa lajmi nuk është bërë në mënyrë kronologjike.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot është duke qëndruar në mesin e kumanovarëve ku është duke e shpalosur platformën e BDI-së për zgjedhjet që do të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti.

Përveç kësaj, lideri i BDI-së, pritet që t’i promovojë edhe kandidatët për deputet të BDI-së për njësinë zgjedhore numër dy, ku sivjet ka disa lëvizje të vogla në emrat e tyre.

mbushet-salla-per-ali-ahmetin-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Mbushet salla për Ali Ahmetin në Kumanovë
Data dhe koha e publikimit: 13.11.2016
Data e recensionit: 14.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autori në tekst ka hequr plotë elemente duke dashur të zbehë të vërtetën. Shikuar në aspektin profesional, lajmi në rastin e tubimit të BDI në Kumanovë ishte më shumë tek protesta që u mbajt para sallës ku mbahej takimi me simpatizuesit e kësaj partie, e jo tek takimi. Mirëpo, autori i tekstit ka vendosur që reagimet e qytetarëve t’i vendosë fare në fund të tekstit, duke i cilësuar vetëm si informacion shtesë. Në tekst nuk ka elemente nga protesta, edhe pse të njëjtat janë shumë me rëndësi dhe do t’i jepnin më shumë peshë lajmit. Opinioni përmes kësaj përmbajtjeje nuk është informuar se zyrtarët e BDI-së janë sulmuar me gurë gjatë takimit të liderit të kësaj partie me anëtarësinë dhe me funksionarët nga Kumanova.

Ali Ahmeti do të shpalos edhe idenë e zonës së lirë ekonomike që pritet të hapet në Komunën e Likovës dhe që do të krijoje mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës për banorët e Komunës së Likovës dhe Kumanovës.

Ndryshe, një grup i vogël kumanovarësh kanë protestuar kundër ardhjes së liderit të BDI-së në Kumanovë.

Në tekst janë shfrytëzuar fotografi që nuk janë të redaksisë. Vërehet qartë se këto fotografi janë bërë nga dikush prezent në takim, por jo në rolin e gazetarit apo reporterit, por në rolin e qytetarit. Autori ka vendosur t’i shfrytëzojë të njëjtat, duke mos i cituar. Ajo që vërehet është se përmes fotografive të bashkëngjitura në tekst, nuk është plotësisht e qartë nëse fotografitë janë vërtetë nga takimi apo jo, nga që nuk është kapur në kuadër e gjithë salla prej më shumë këndeve dhe se në fotografi ka fare pak elemente karakterizuese të BDI-së, gjë që një fotograf profesionist nuk do ta bënte.

Sfondi i lajmit gjithashtu nuk është punuar fare ashtu siç do të ishte adekuate për këtë përmbajtje. Pasi që veçmë në fund të tekstit flitet për protestën, autori ka mundur të japë edhe një shpjegim më të gjërë, qoftë për shkaqet e protestës dhe disa momenteve që kanë shkaktuar këtë mllef sipas qytetarëve, ose edhe për pritjen e BDI-së në Kumanovë pas konfliktit të armatosur më 09 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja