Gazetaria ngre alarm për çështjet jetike – me fakte dhe storje të plota!
Published in Recensione
on 3 - 08 - 2016 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Alarm: Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza]
Çështjet me interes të përgjithshëm që kanë të bëjnë me nevojat elementare të njeriut, janë tema që duhet të shkruhen me saktësi dhe duhet që të jenë të plota. Gjithë kjo për arsye se qytetari ka të drejtë të dijë të vërtetën të plotë, sidomos për tema esenciale, siç është çështja e ujit të pijshëm dhe shëndeti i banorëve.
Linku deri te artikulli origjinal: “Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza”
Data dhe koha e publikimit: 31.07.2016
Data e recensionit: 01.08.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Produkti gazetaresk që po e recensojmë me të drejtë ngre çështjen e ujit të ndotur, mirëpo me disa pasaktësi dhe gabime. Së pari, duke filluar me alarmin se bëhet fjalë për tërë qytetin e Tetovës. Autori tekstin e bazon në deklaratën e doktor Ratko Davidovski. Megjithatë, ky i fundit flet për problemin me ujin në Kodrën e Diellit. Kështu qëndron në tekstin origjinal, të Agjencisë së lajmeve meta.mk, nga i cili është përkthyer deklarata. Fakt ky që demanton titullin e tekstit që po e recensojmë.
“Tetova ka probleme me ujin e pijshëm dhe shumicën e rasteve ka restrikcione. Tani, Instituti për shëndet publik, direkcioni i Tetovës ka konfirmuar se në ujin e Tetovës mund të gjenden ujëra të zeza dhe ky ujë është i ndaluar për pije, transmeton Telegrafi Maqedoni.”
Një ditë më pas po i njëjti doktor-specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore, Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, shprehet për Portalb.mk se uji në Tetovë është i pijshëm dhe se është i sigurt për shfrytëzim. Edhe një fakt që dëshmon të kundërtën, dhe vë dyshime të bazuara se alarmi që ngre teksti nuk është i tërësisht i saktë.
Gazetarët patjetër se duhet të jenë rojtarë të interesit publik dhe ta mbrojnë atë me anë të shkrimeve dhe reagimeve. Megjithatë, alarmet e ngritura, pa qenë të bazuara mirë në fakte dhe argumente dhe pa mos i verifikuar të njëjtat, mund ta humbin besimin e qytetarëve. Lajmi i plotë dhe i saktë do të ishte pasqyrë më e mirë për opinionin mbi neglizhencën e institucioneve për çështjet vitale shoqërore.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e