Gazetaria nuk është alkimi
Published in Recensione
on 28 - 06 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recension: Arkivat osmane vërtetuan: Маqedonia asnjëherë nuk ka qenë greke!]
Nuk është e thënë që gazetarët të dijnë gjithçka. Më me rëndësi është të kërkojnë në vendet e vërteta, e kur do të gjejnë indikatorë, fakte, dokumente, tregime… çkado qoftë që në vete përmban ndonjë informatë intriguese, ajo informatë duhet të shndërrohet në përmbajtje të vlefshme mediatike. Do të thotë, nuk ka çdo informatë potencial për t’u bërë lajm, për t’u bërë përmbajtje e vlefshme mediatike.
Madje edhe atëherë kur do të hasë në informatë të tillë, gazetari duhet ta mposhtë mburrjen e tij dhe të kërkojë mendim nga ndonjë ekspert, njohës i rrethanave, i cili do t’i konfirmojë se informata mund të shndërrohet në lajm. Bile edhe më shumë, në lajm atraktiv, relevant që është me interes për publikun mediatik.
Kur gazetarët nuk kanë informatë të tillë, çkado që të bëjnë, në të gjithmonë do të ketë diçka “tradhëtare”.
Linku deri te artikulli origjinal: Arkivat osmane vërtetuan: Маqedonia asnjëherë nuk ka qenë greke!
Data dhe koha e publikimit: 23.06.2016, 14:40
Data e recensionit: 27.06.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
TITULL “PATRIOTIK”
Kjo ndodh edhe me përmbledhjen e informatave “që duan të bëhen” përmbajtje mediatike dhe që ne e recensojmë.
Titulli është i fuqishëm, “patriotik”, intrignt. Gjithmonë shet.
Mirëpo, që në nëntitull menjëherë ballafaqoheni me diçka që huton. Ja ku e keni mbititullin, të plotë:
“Arkivet e Turqisë si trashëgimtare e Perandorisë Osmane disponojnë me dokumentacion shumë të madh për të vërtetën historike, edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë. Te ne ato datoteka pothuajse edhe fare nuk hulumtohen. Nuk disponojmë, e as që krijojmë kuadër që di turqisht, e lëre më të lexojë turqisht me shkrim arab, para se të futet në përdorim shkrimi latin”.
Ky citimi, deklaratë, çka do që të jetë, është në vetën e parë. I ngjan deklaratës. Mirëpo mungon ai që e ka deklaruar këtë. Kush e thotë këtë? A është kjo e vërtetë? A mund të konfirmohet? A mundemi t’i besojmë?
Shumë pyetje, e asnjë përgjigje. E si pyetjet, ashtu edhe përgjigjet, duhet t’i sigurojë gazetari.
Pastaj, teksti i kësaj teme vazhdon me deklarata të fuqishme si gjenocid, golgotë, ekzodus, përndjekje… Mirëpo, nuk ka as autoritet, as ekspert, as njohës, as hsitorian… që do ta vërtetojë këtë, që do ta sqarojë dhe do ta vendosë atë në kontekst.
Thjesht, nuk mund të konfirmohet vërtetësia.
Në fund të kësaj informate të papërpunuar, mbetet ndjenja për kohën e harxhuar kot dhe ndjenja e mashtrimit për shkak të titullit atraktiv.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
pjesërisht
jozyrtare
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e