verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria pa fakte – telall propagande

on 14 - 05 - 2016       

 

[Recension: Sela tellall i BDI-së!]

Gazetari e ka fare lehtë të bëjë koment. Fare lehtë është edhe komentin mos ta ngatërrosh e të mos e vendosësh te lajmet. Tendenca për të bërë lajm me komente, në rastin konkret, është e dukshme, sepse komenti dhe lajmi s’kanë asgjë të përbashkët. Lajmi duhet të mbajë distancë nga bindjet personale apo ideologjike të gazetarit. Ai, para së gjithash, duhet të jetë i mirëstrukturuar, gjithëpërfshirës, objektiv dhe i saktë, si dhe i bazuar në së paku dy burime.

download
Linku deri te artikulli origjinal:
 “Sela tellall i BDI-së!

Data dhe koha e publikimit: 05.05.2016

Data e recensionit: 10.05.2016

Recensues: Xhenis Sulimani
Produkti gazetaresk që po e recensojmë është kryekëput koment. Përmban akuza, të cilat askund nuk ka tentuar t’i verifikojë. Kështu që, shihet qartë tentimi t’i imponojë lexuesit qëndrimet e tija personale, e jo t’i ofrojë informacion të verifikuar.

“Ziadin Sela i nënshtrohet BDI-së me sjelljet dhe veprimtaritë e fundit që po i bën gjatë ditëve të fundit duke përgatitur Militantët e tij si Kurban kundër protestës së 9 Majit, Protest e cila ka marrë një Jehonë mbarëshqiptare dhe që përkrahet nga shumica Intelektuale, Shoqata dhe Parti Opozitare.”

Gazetari nuk jep asnjë dëshmi për akuzat që i adreson drejt Ziadin Selës. Jep koment se Sela është kundër protestës së 9 majit, mirëpo pa e dhënë kumtesën zyrtare të partisë rreth protestës dhe pa tentuar ta marrë Selën apo zyrtarët e partisë për prononcim . Në vend të kësaj, autori i ka dhënë hapësirë vetes që të shkruajë çfarë të dojë. Thotë se argumentet janë të shumta, por që lexuesi askund nuk i sheh. Hedh akuza edhe mbi të dytin person që e përmend në tekst, Vesel Memedin, por pa dëshmi.

“Ziadin Sela dhe Aleanca e fshehtë dëmtojnë Shqiptarët, Sela është kundër protestave të 9 majit në fakt kundër Shqiptarëve që kalben nëpër burgje! dhe se pse është kundër, argumentet janë të shumta bashkpunimi me Vesel Memedin njeriun e kapur nga Pushteti.”

Teksti është tendencioz ndaj Ziadin Selës dhe Vesel Memedit. Të apostrofuarit kanë të drejtën e prononcimit. Gazetari nuk duhet të shkruajë për gjëra që s’mund t’ia verifikojë lexuesit. Në raste kur bëhet fjalë për spekulim, gazetari duhet t’ia bëjë me dije këtë publikut, ose, sikur në rastin konkret – kur akuzon një palë për veprime të caktuara, në tekst duhet t’i jap hapësirë asaj pale për prononcim.

Standardi gazetaresk thotë se: Të gjitha lajmet dhe punimet e tjera gazetareske, në mënyrë përkatëse me subjektin dhe natyrën e tij, patjetër duhet të kenë mjaftueshëm numër të caktuar të burimeve, të bazohen mbi dëshmi të fuqishme, të verifikuara në mënyre bazike dhe të prezantuara me një gjuhë të qartë dhe të saktë. Gazetarët duhet të jenë të ndershëm për punët që nuk i dinë dhe të shmangin spekulime të pabaza. Publikut duhet t’i bëhet qartë me dije për rastet kur gazetarët nuk kanë konfirmime për disa akuza të caktuara, fakte materiale dhe përmbajtje të tjera, por për informacione të këtilla patjetër t’i referohen burimit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja