Gazetarisë pa burime i zvogëlohet besueshmëria
Published in Recensione
on 29 - 06 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Me rebalancin buxheti i ministrave shqiptarë u zvogëlua, i Çavkovit u rrit]
Lajmi në lexim të parë krijon bindje se është lajm agjencie, bazuar në radhitjen e tij dhe elementet që ka në brendësi. Megjithatë, pak rëndësi ka kjo. Arsyeja pse po e recensojmë këtë artikull është fakti që në tekst mungojnë burimet e atribuara. Shifrat që jepen në tekst mbase edhe mund të jenë vërteta, mirëpo ato vihen në dyshim përderisa nuk dihet burimi konkret i tyre.
Me rebalancin e buxhetit jo të gjithë ministrive u është ulur buxheti. Fakte ua paraqet me shifra shumën e parave që u janë shkurtuar ministrave shqiptarë me këtë rividim të “kuletës shtetërore” por edhe resoret ku kjo shumë është rritur dukshëm, Me ndryshimet e fundit të buxhetit të shtetit, hyrjet janë zvogëluar për 48.7 milion euro, ndërsa shpenzimet janë shkurtuar gjithsejt për 13 milion euro. Me këtë parimisht është paraparë të mos ketë shkurtime në rroga, transfere sociale.. ndërsa të anulohen shpenzimet kapitale në sasi prej 45 milion euro.
Prezenca e burimit të këtyre statistikave do të argumentonte gjithçka, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për person zyrtar si burim apo dokument. Nëse bëhet fjale për person që ka kërkuar anonimitet, atëherë i rëndësishëm në këtë rast është qëndrimi, mbase jo i të gjithave, por së paku i disa ministrive, për të cilat teksti na thotë se u janë shkurtuar buxhetet. Për të pasur edhe më tepër ngjyrë profesionale, i domosdoshëm është qëndrimi i Ministrisë së Financave, si resor menaxhues i buxhetit.
Shkurtime të buxhetit janë bërë tek Ministria e drejtësisë e cila nga totali 6.2 milion euro, hoqi dorë nga rreth 10% ose rreth 611 mijë euro. Ministrisë së ekonomisë që dispononte me 5.4 minion euro i janë marrë 440 mijë euro. Ministrisë së arsimit i janë shkurtuar 4 milion euro harxhime të parapara, ndërsa shkurtime janë bërë edhe tek Ministria e ambientit jetësorë. Edhe Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit iu ka marrë 1 milion nga 10 që kishte.
Linku deri te artikulli origjinal: “Me rebalancin buxheti i ministrave shqiptarë u zvogëlua, i Çavkovit u rrit”
Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016
Data e recensionit: 29.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Çështja prek shumë palë. Për këtë arsye, një artikull i mirëfilltë, përveç qëndrimit të institucioneve, do të inkuadronte edhe qëndrimin e ekspertëve dhe njohësve të çështjeve financiare.
Theksojmë rëndësinë e këtyre palëve, pasi që në gazetarinë profesionale palët e zakonshme që përfshihen në lajm janë ato të cilat preken nga çështja, ose ata që qytetarëve mund me relevancë t’ua spjegojnë thelbin e ndonjë teme, për të cilën raportojmë. Për këtë shkak, mungesa e burimeve zyrtare apo edhe ‘kundër-burimit’ siç njihet në gazetarinë hulumtuese, e që në këtë rast është Ministria e Financave, e bën këtë artikull të pakompletuar në kuptim profesional.
Por, jo të gjitha ministritë dhe Agjencitë i ka prekur kriza finansiare. Përkundrazi, disa prej tyre kanë përfituar shuma milionëshe nga ky rebalanc, raporton Fakte. Për shembull, Ministria për Punë të Brendshme ka përfituar 4.3 milion euro nda shkurtimet në tjerat resore. Ministria për punë dhe politikë sociale ka dalur nga ndryshimet më e pasur për 12 milion euro. Më shumë mjete kanë përfituar edhe Policia financiare, ASHAM, Agjencioni për administratë, Sekretariati për jurisprodencë etj. Në media u bë e ditur se projektet e planifikuara buxhetore që preknin shqiptarët u anuluan për shkak të rebalancit të buxhetit. Ndër to edhe Sheshi “Skenderbeu”, Biblioteka e Tetovës etj./FAKTE.Net
Titulli mban një dozë tendencioziteti dhe aludimi, duke vënë në kundërshtim përfaqësues të dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës. Për të nxitur lexuesit, titulli përveç që ndoshta tenton të paralajmërojë diskriminim që u bëhet shqiptarëve në buxhet (së paku ashtu thuhet në tekst), tenton edhe të hedhë një provokim në drejtim të ministrave shqiptarë. Por pa ua bërë këtë provokim ashtu siç i ka hije gazetarit, sy në sy dhe me pyetje të drejtpërdrejta.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
Nuk dëshmohet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e