verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta – veçanërisht me sqaimin e thjeshtë të materialit të ndërlikuar

on 30 - 08 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Куп податоци прикажани на јасен и едноставен начин се моќно оружје против манипулациите. Фото: Собрание на РМ и СПФМ
Një grumbull të dhënash të prezantuara në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë janë armë e fuqishme kundër manipulimeve. Foto: Kuvendi i RM-së dhe SHVFM-ja

Paraqitja krahasuese dhe tabelare e ndryshimeve, duke i potencuar mospërputhjet në shpërndarjen e mjeteve, shikuar nën prizmin e arsyetimit kryesor për të bërë rebalanc të buxhetit, mund t’i ndihmojë publikut ta kuptojë situatën

Shkruan: Prоf. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Rebalanci i buxhetit të vendit gjithmonë është temë atraktive për mediet. Për faktin se bëhet fjalë për shpenzimin e parave të qytetarëve, nevojën për transparencë maksimale, mundësinë për keqpërdorim, mundësinë që të mbështetet pushteti dhe aktivitetet e tij ose për t’u problematizuar këto aktivitete.

Kur bëhet fjalë për rebalanc specifik të buxhetit që ndërlidhet me ndonjë situatë konkrete, në të cilën duhet të bëhet ristrukturimi i destinimit të mjeteve, ky interes bëhet edhe më i madh dhe më i rëndësishëm. Në fakt, në një situatë të këtillë më lehtë mund të shihet manipulimi i shkaqeve të përmendura për rebalanc dhe të ndiqet derdhja e parave.

E tillë është situata edhe me rebalancin më të ri të buxhetit të Republikës së Maqedonisë të paralajmëruar për muajin shtator të këtij viti, i cili, sipas paralajmërimeve dhe arsyetimit të dhënë nga ana e qeverisë, bëhet që të sigurohen mjete të mjaftueshme që nevojiten për sanimin e dëmeve nga shiu i rrëkeshëm i datës 6 gusht 2016 (Dimitrievi do të propozojë rebalanc të buxhetit që të dëmshpërblehen të dëmtuarit nga vërshimetQeveria do të bëjë rebalanc të buxhetit për dëmshpërblimin e të dëmtuarve nga vërshimet).

Me arsyetimin se ka nevojë për para për dëmshpërblim të qytetarëve për shkak të vërshimeve, edhe atë pa u mbushur një muaj që kur qeveria nga tregjet e huaja mori hua prej 450 milionë eurosh duke emetuar eurokambial të ri – u përgatit buxheti i ri, i rebalancuar.

Së shpejti pritet debat në komision në lidhje me propozim-rebalancin e buxhetit, i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend. Në të, qeveria kërkon 36,4 milionë euro plotësuese, të cilat duhet të shfrytëzohen për sanimin e dëmeve në zonat e vërshuara. Propozim-rebalanci i buxhetit, që e paralajmëroi kryeministri Emil Dimitriev, ka për qëllim dëmshpërblimin e plotë të qytetarëve nga zonat e vërshuara, ndërsa një pjesë e parave do të sigurohen me anë të kredive.”

Kryeministri thotë se qeveria do t’i propozojë Kuvendit rebalanc të buxhetit me të cilin do të sigurohen dy miliardë denarë për dëmshpërblimin e familjeve të vërshuara.”

Një pjesë e medieve mjaftohen me transmetimin e informatës për rebalancin e paralajmëruar të buxhetit dhe me reagimet e palëve kundërshtare në lidhje me këtë iniciativë (Rеbalanci i buxhetit në procedurë kuvendore). Një pjesë e medieve shprehin dyshim të hapur se rebalanci i buxhetit aspak nuk ka të bëjë me nevojën për intervenim në lidhje me dëmet e shkaktuara nga shiu i rrëkeshëm më 6 gusht 2016 (Rebalanc për të vërshuarit, mirëpo edhe për gjëra të tjera).

Мirëpo, duhet theksuar se një numër i konsiderueshëm i medieve bëjnë analiza solide të rebalancit të propozur dhe e kthejnë vëmendjen kah ndryshimet që nuk përkojnë me arsyetimin e dhënë në propozimin e dorëzuar nga ana e qeverisë. Në një pjesë të medieve është bërë dhe është transmetuar edhe një analizë thelbësore e problemit, nën perspektivën e transparencës së shpenzimit të parave të parapara për situata të këtilla dhe është vendosur një lidhje me ndryshimet që janë bërë në këtë zë buxhetor gjatë viteve të kaluara (Buxheti është shterë edhe pa vërshimetPARATË E REBALANCIT TË SHPENZOHEN VETËM PËR DËMET NGA VËRSHIMET, NDARJE E RE E PARAVE TË BUXHETIT: A i vërshuan vërshimet politikat qeveritare?).

“Analistët ekonomikë paralajmërojnë se zërat e buxhetit janë jotransparentë dhe nga dokumentet publike nuk mund të shihet saktë se për çka harxhohen paratë e dedikuara për “rezervë”.”

Disa nga mediet madje bëjnë edhe analizë të detajuar dhe parashtrojnë një sërë pyetjesh në lidhje me ndryshimet në zërat konkretë buxhetorë:

Ajo që befason është se pse ka rritje të zërit për rroga dhe kompensime, edhe atë për 212 mijë euro, edhe pse rebalanci sillet për shkak të sanimit të dëmeve nga vërshimet. Zërat e tjerë shpenzues janë zvogëluar për shumë pak, gjegjësisht te subvencionet dhe transferet zvogëlimi është për 110 mijë euro, ndërsa te transferet sociale ka zvogëlim prej 122 mijë eurosh.”

Shumë e mirë është pyetja që është parashtruar në lidhje me shkakun për të cilin bëhet rebalanci i buxhetit:

Një pjesë e ekonomistëve kanë vërejtje se rebalanci bëhet në një kohë kur akoma nuk është e qartë deri në fund se sa janë dëmet nga vërshimet

Qasja e këtillë e medieve i mundëson publikut që të fitojë një pasqyrë më të qartë dhe më të plotë për shpenzimin e parave të qytetarëve, mirëpo edhe ofron një dukshmëri të tillë, e cila krijon kushte për kontroll dhe për marrje në përgjegjësi.

Qasja më tutje mund të zhvillohet dhe të plotësohet me përpjekje për thjeshtim dhe për sqarim të, në parim, materialit të ndërlikuar. Në fakt, ngarkesa e publikut me numra, pa e sqaruar domethënien e tyre dhe pa vendosur relacione të qarta me materialin për të cilin bëhet fjalë, mund të jetë kundërproduktive dhe mund ta fshehë informatën themelore, gjegjësisht porosinë që plasohet me analizën konkrete.

Me rëndësi të veçantë është çështja për mënyrën se si përcaktohet shuma (që është përmendur në një numër shumë të vogël të medieve dhe në mënyrë shumë sporadike). Në fakt, që të jepet propozim për ndarje të shumave të caktuara, duhet pasur së paku një vlerësim fillestar që do ta përcaktonte kornizën brenda së cilës do të silleshin këto shuma, dhe gjithsesi, zërat buxhetorë te të cilat do të dedikohen këto mjete.

Paraqitja krahasuese dhe tabelare e ndryshimeve, duke i potencuar mospërputhjet në shpërndarjen e mjeteve, shikuar nën prizmin e arsyetimit kryesor për të bërë rebalanc të buxhetit, mund t’i ndihmojë publikut ta kuptojë situatën.

Për shembull:

Untitled

Ja unë si qytetare, me të vërtetë do të doja ta dija se çfarë lidhje kanë vërshimet dhe gjetja e mjeteve për kompensim të dëmeve të qytetarëve me Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, ose me Agjencinë për mërgimtarët, ose me Drejtorinë për siguri dhe klasifikim të informatave, ose me …


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja