Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta!
Publikuar në Recensione
on 9 - 01 - 2017 Autor: Ана Анастасовска[Recension: “Libertas”-i i Sorosit edhe me një gënjeshtër të madhe: Libri i Trampit është në dispozicion të publikut, gjendet në “City mall” në Shkup]
Artikulli që e recensojmë, duke shpejtuar ta mbrojë liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, dhe ta sulmojë një medie tjetër, duke potencuar se është “i Sorosit”, nuk i ka kushtuar vëmendje asaj që e shkruan dhe fakteve që ua ofron lexuesve.
Linku deri te artikulli origjinal: “Libertas”-i i Sorosit edhe me një gënjeshtër të madhe: Libri i Trampit është në dispozicion të publikut, gjendet në “City mall” në Shkup
Data dhe koha e publikimit: 05.01.2017
Data e recensionit: 08.01.2017
Recensuese: Аna Anastasovska
Duke dashur që ta kundërshtojë një artikull, teksti vetë ka bërë gabim të madh.
Në fakt, tendenca e artikullit shihet që në titull ku thuhet se “Libertas”-i i Sorosit edhe me një gënjeshtër të madhe. Si e рara, manipulohet faktin që thuhet “edhe një gënjeshtër”, e nuk tregohet se cilat janë gënjeshtrat tjera, të cilat, gjoja, i paska publikuar media e përmendur.
“’Libertas’ shkroi se libri i kryetarit të posazgjedhur amerikan Donald Tramp “Përsëri madhështore” nuk mund të gjendet në Shkup. Gjithsesi kjo është gënjeshtër, për shkak se është në dispozicion të publikut në “City mall” në Shkup, në “Ars studio”, e cila gjendet në katin e dytë të qendrës tregtare. Nga atje na thanë se ky libër me 200 faqe është një nga më të shiturit dhe kushton 490 denarë”.
E dyta, lajmi të cilin e publikon “Libertas” nuk është i tij, por është marrë nga agjencia “Меta” dhe kjo është theksuar në mënyrë të qartë në portalin “Libertas”, e poashtu ka edhe link deri te lajmi origjinal, mirëpo qartazi për artikullin që e recensojmë kjo nuk është aq me rëndësi. Edhe pse lajmin e “Meta”-s e transmetuan edhe medie të tjera, megjithatë artikulli ka vendosur ta sulmojë “Libertas-i se gënjen”.
Pastaj, lajmi i “Meta”-s, të cilin e ka marrë portali “Libertas”, nuk është i rremë. Lajmi origjinal informon se libri i Donald Trampit, të cilin Gruevski e ka përmendur në intervistën për portalin “Republika”, duke theksuar se është libri i fundit të cilin e ka lexuar, nuk gjendet në libraritë e Maqedonisë.
Domethënë, nuk gjendet në librari, e jo nuk gjendet në Maqedoni, siç thuhet në këtë artikull. Pastaj, artikulli e mohon lajmin e portalit “Libertas”, duke theksuar se libri gjendet në “Ars studio” në “City mall”. “Аrs studio” është shtëpi botuese dhe qendër edukative е cila nuk ka librari në Maqedoni, por ka vetëm një shtand-librari në “City mall”.
Qëllimi i këtij teksti, qartazi është politikisht i motivuar dhe tendencioz. Të sulmohet dhe të njolloset një medie që ka qëndrim kritik ndaj pushtetit, pa i kushtuar me këtë rast vëmendje lajmit që e ka publikuar ajo medie dhe fakteve në të. Në gazetari nuk ka vend për motive politike, por vetëm për fakte dhe për të vërteta që janë me interes për publikun.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e