verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gëzuar Viti i Ri 1994

on 8 - 10 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
1994 - тогаш барем „Пред дождот“ освои Златен лав на фестивалот во Венеција. Фото: Википедија

1994 – atëherë së paku “Para shiut” fitoi Luanin e artë në festivalin e Venecias . Foto: Wikipedia 

 

Në politikë situata, në një mënyrë apo tjetër, përsëritet. Një nga shqetësimet kryesore të gazetarit është që këto ngjashmëri t’i vërejë. Jo vetëm si një kuriozitet, por si një mësim për gjeneratat e reja, por, edhe për rolin e  mediumeve në këto procese

 

Shkruan: Aleksandar Sholjakovski 

 

Nuk shoh se mediumet tona kanë arritur të tërheqin paralele me këtë politikë jo shumë të largët në vend. Në qoftë se krahasohen pikët e përbashkëta do të vërejmë se për momentin në praktikë ndodhë e njëjta gjë ajo se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve në vitin 1994. Atëherë kur VMRO-DPMNE  dhe PD e Petar Goshevit e bojkotuan rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të dyta dhe nuk hyrën në parlament. LSDM atëherë fitoi 62 deputetë … dhe i bëri të gjitha marrëzirat që në fund e humbi qeverisjen.

Në qoftë se bëhet krahasim me atë se çfarë shkruhej në mediume në atë kohë dhe situatën aktuale, kur VMRO-DPMNE ka 62 deputetë, ndoshta do të shihet gjeneza e shembullit të qeverisjes së një partie politike.

 

Mallkimi i quajtur “62 deputetë”

Atëherë në vitin 1994, pas 2 viteve qeverisje në koalicion, Qeveria e Branko Cërvenkovskit ishte  mjaft popullore. Mediumet ende ishin të pakta dhe në duart e tyre, opozita ende ishte e papjekur dhe rudimentare nacionaliste, kontestuese … Me një fjalë, opozita nuk jepte ndonjë përshtypje, ngjashëm si opozita e tanishme. Atëherë mediumet, në fillim, me prirje demokratike, erdhën nën ndikim të fortë të qeverisë. Edhe mediumet shtetërore dhe ato të reja private, bënin tifo për qeverinë (gjegjësisht, njëjtë edhe si tani) luajtën rolin e tyre. Karakteristike është se edhe atëherë mediumet e afërta me qeverinë në mënyrë jo aq edhe pompoze theksonin meritat dhe sukseset e qeverisë. Nuk i lavdëronin në mënyrë ekstreme siç është rasti tani. Ishin, do të thosha “konstruktive kritike”. Edhe disa ministra nuk u kursyen nga kritikat për punën e tyre, por edhe kryesia u kritikua për disa lëvizje. Por, edhe opozita nuk kishte derman nga mediumet. Secila deklaratë e papjekur e Lubço Georgievski u tërhiqte nëpër mediume. Ashtu si sot.

Vetëm Kiro Gligorov ishte mbi të gjithë. U quajt “baba i kombit” deklaratat dhe paraqitjet e tij  me vëmendje janë transmetuar, në mënyrë pozitive janë komentuar dhe marrë si udhërrëfyes për politikën e përgjithshme. Njëjtë si deklaratat e Gruevskit tani. Për të gjithë gazetarët ishte e qartë se pa Gligorovin, qeveria nuk guxonte të bënte asgjë të rëndësishme. Në duar të tij ishte edhe politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndëretnike, kohezioni politik dhe raporti në parlament, si dhe marrëdhëniet ndërpartiake. Gati se nuk ka dallim me gjendjen e sotme. Kur ndonjë vendim duhej të realizohej, Gligorov arrinte ta çonte përpara çështjen. Nëse nuk kishte sukses, për atë çështje më nuk u diskutohej. Ajo ishte e qartë edhe në redaksitë ekzistonte konsensus. Disponimi politik kryesisht matej sipas Gligorovit. (Tash me dikë tjetër.)

Pas zgjedhjeve në vitin 1994 punët pak ndryshuan, edhe pse Gligorov ende ishte kryesuesi. Forcat e reja morën fuqi, nuk kishin opozitë dhe kishin shumicë absolute në Parlament, e tëra ishte e tyre. (Si VMRO për momentin.) Ndanin privatizime, u hodhë grepi për euro-integrimet, ishim të pranuar në OKB.

Në fakt, teposhtëza filloi të krijohet disa ditë pas zgjedhjeve. Në disko klubin “Hard Rock” banditë sulmuan dhe plaçkitën klubin. Publiciteti në lidhje me këtë rast u mësua me mjaft dozë dhe kurrë nuk u mësuan autorët e vërtetë dhe arsyet e vërteta për këtë ngjarje. Në mediume flitej për “llogari të papaguara të bandave kriminale.” Por ata ishin forca bandite të lidhura me sigurimin e LSDM-së. U paraqitën spekulime mediatike, mjaft diskrete, se ajo në të vërtetë ishte eho e shthurjes në vetë koalicionin, ndërmjet Andovit dhe Crvenkovskit të cilët jo edhe aq shumë kishin durim për njëri tjetrin, veçanërisht pasi që Brankoja fitoi 62 mandate në zgjedhjet e mbetura për gjysmë dhe nuk i duhej partner për qeverisje. Incidenti u la anësh, kishe disa gjykime, por publiku nuk i kushtoi shumë vëmendje këtij rasti, edhe pse mund të merrej si fillim i rënies së LSDM.  Sot gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të ndryshme, por rrallë vihen në koleracion me qeverinë.

Pas një viti jo të plotë ndodhi atentati i Gligorovit dhe makina morri tatëpjetëzën. Cërvenkosvki mezi prite të shkëput koalicionin me Andovin, i cili ishte pengesa e parë në ambiciet e tij për qeverisje. Filloi zënka me gazetarët të cilët nuk ishin me vullnet, dhe u vu dorë mbi mediumet. Me forca speciale ngulfatej universiteti në Reçicë të Vogël, u arrestua Rufi Osmani. U vu dorë mbi shëndetësinë, arsimin…Kush do ti numëroj të gjitha marrëzirat, që ishin të shumta. Por gazetari i zgjuar, në qoftë se dëshiron, ose në qoftë se mundet do të gjej shumë ngjashmëri me situatën e tanishme.

Përfundimisht, duket se afera TAT,  e vulosi fatin e LSDM-së. Ndërkohë opozita u konsolidua dhe për kohët shkurtër grumbulloi 170.000 nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, por, Gjykata Kushtetuese e refuzoi iniciativën, duke e cilësuar të pavlefshme. (Çfarë të kujtojnë disa situata, të cilat “qajnë” për t’u analizuar dhe krahasuar ?)

 

Diktaturë e pakicës

Gruevski në të gjitha zgjedhjet e përsëritura është fiksuar në idenë për një shumicë absolute, të mos varet nga partneri i koalicionit BDI. Ngadalë vuri dorë mbi të gjitha, e pastroi fushën e informimit nga mediumet e pavarura, e mbylli televizionin А1 (bashkë me pronarin) i vetmi medium relativ opozitar, nga Këshilli i radio difuzionit bëri censurë partiake, nga shërbimi partiak për informim ka bëri shërbim për sulm klasik si në kohën e stalinizmit. Bleu apo frikësoi gjithçka çka mundte, e çoi opozitën në defanzivë… dhe ndodhi ajo që ndodhi – u kthyem në të kaluarën, jo në të nëntëdhjetat por edhe më larg, si në kohën e diktaturës, proletariatit si ideologji.  Pse, në fakt, tani VMRO qeveris  në emër dhe me mbështetjen e rreth një të katërtën e votave të elektoratit. Me disa qindra vota kanë marrë tre deputetë të votuar në diasporë.

Tash në vend të proletariatit, kemi diktaturë të pakicës nga shumica! Qëllimet e veta partia në pushtet i deklaron në përgjithësi të pranuara dhe të favorshme për të gjithë.

Kjo bëhet me heshtje dhe minimizim të publikut kritik, veçanërisht mediumet, tash edhe mos ekzistimin e opozitë së vërtetë, së pari e rrahur në parlament, më pas e dobësuar dhe nënçmuar mbeti me armën e vetme – bojkotin. Debatet publike për ligjet dhe projektet shtetërore u deklaruan si mbeturina të pikëpamjeve. Në debatet publike televizive thirren personat e të njëjtit mendim, kurse në mediumet e tyre (gati të gjitha mediumet)  sipas rregullit i stanizojnë idetë të cilat vinë nga opozita. Asnjë iniciativë, propozim ose zgjidhje, qoftë edhe në nivel lokal, qeveria nuk e pranon nëse vinë nga opozita ose nga ato që nuk pajtohen. Organizatat joqeveritare, të cilat nuk janë nën kontrollin e tyre, trajtohen si fole spiunazhi.

Edhe një paralele! Në qoftë se ju kujtohet, në fund të mandatit të tij Georgievski, pasi nuk ishte më nën mëshirën e faktorit të jashtëm (lexo, të amerikanëve), për arsye të të gjitha marrëzirave që i bëri, u kthye kundër tyre. Tash,  Gruevski, ende pa mos ardhur, e sulmoi ambasadorin amerikan. A duhet të përsëriten ngjashmëritë që janë frapante.

Mesazhi nga ky tekst është se “ qeveria prish, kurse qeveria absolute prish absolutisht  gjithçka“. Për mediumet analitike dhe objektive (në qoftë se kanë mbetur të tilla), do të thotë se edhe ngjarjet më pak të rëndësishme mund të zbulojë zhvillimin e mundshëm të situatës dhe të parashikojnë zhvillimet e mëvonshme.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja