verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gjeneralizimet nxitëse janë të papranueshme në gazetari

on 12 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtFakte - Skandal shikoni sa na urrejne disa maqedonas

[Recension: “SKANDAL: Shikoni sa na urrejnë disa maqedonas”]

Ditë më parë, mediat në Maqedoni u vunë përballë një sfide disi më të madhe nga të përditshmet, sa i përket informimit profesional dhe tejkalimit të gjitha mangësive që janë bërë tashmë të zakonshme në raportimin  e mediave. Rasti i një zënke në Kumanovë që rezultoi me humbjen e jetës së fëmijës 5 vjeçar bëri bujë në mediat në gjuhën shqipe, e u la të kalonte nën hije nga një pjesë e mediave në gjuhën maqedonase, gjë që paksa ndoshta edhe ndryshoi pas marrjes së lajmit se fëmija ka vdekur si pasojë e lëndimeve. Përveç se tregoi se botërat paralele mediatike varësisht gjuhës ende ekzistojnë në Maqedoni, edhe këtë rast delikat një pjesë e mediave e trajtuan në mënyrë profesionale, mirëpo një pjesë e madhe e përmbajtjeve ishte larg standardeve të gazetarisë.

Fakte - Skandal shikoni sa na urrejne disa maqedonasLinku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: Shikoni sa na urrejnë disa maqedonas”

Data e publikimit: 02.07.2016

Data e recensionit: 12.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Ky tekst, është publikuar pa marrë paraprakisht  përkushtimin e nevojshëm. Në këtë rast, autori e ka mbushur boshllëkun e mungesës së burimeve me komentet e tij. Problemi më i madh është se shprehjet e përdorura janë gjeneralizime nxitëse, dhe si të tilla – joetike për profesionin e gazetarit. A është një koment nga një përdorues i rrjeteve sociale një tregues për matjen e urrejtjes që ka një popull për një popull tjetër? Përgjigja është më se e logjikshme.

“Urrejtja e një pjese të maqedonasve ndaj shqiptarëve ka marrë përmasa patologjike. Disa prej tyre nuk hezitojnë edhe publikishtë të fyejnë shqiptarët edhe kur ata janë të vdekur, bile e pësojnë dhe etiketohen si tradhtarë ata maqedonas human që solidarizohen me rastin e Almirit të vogël, të vrarë nga një monstër maqedonas në Kumanovë, shkruan Fakte.”

Do të mjaftonin dy ekspertë apo njohës të problematikës, të cilët e kanë ndjekur rastin për të dhënë vlerësimet e tyre dhe për të treguar arsyet se pse dhe vallë ekziston kjo “urretje patologjike”, siç është cilësuar në tekst. Për më tepër, lidhur me atë se pse grupi tjetër etnik nuk u solidarizua për humbjen e padrejtë të jetës së voglushit dhe pse institucionet nuk u angazhuan mjaftueshëm, meqë ashtu pretendohet dhe vlerësohet në këtë përmbajtje, është dashur të transmetohen edhe vlerësimet e përfaqësuesve të institucioneve, qytetarëve, etj, e jo këto vlerësime t’i “vulosë” vetë autori me komente personale dhe cilësime ofenduese.

“Kështu është kur pushteti koalicionues ushqeu nacionalizëm mbi 10 vite, për të vjedhur qytetarët, duke nënçmuar shqiptarët.”

Është etike që në raste të këtilla, media të përpiqet ta qetësojë ndjenjën e urrejtjes dhe mllefit te publiku, e jo ta nxisë atë. Komente të këtilla mund të ketë kurdo, nga secili dhe për çdo rast, por jo të gjithë që prononcohen publikisht janë faktor dhe duhet të bëhet lajm prej tyre. Prandaj, botimi i prononcimeve të këtilla nuk është informim, është nxitje, dhe kjo nuk e ndihmon situatën por e përkeqëson atë, gjë për të cilën autori duhet të mbajë përgjegjësi morale.

Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe është, ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes.  – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

Dhe;

Media dhe gazetari nuk duhet të publikojonë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, perkatësisë etnike, gjinisë, bësimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

Etnocentrizëm, gjeneralizime, gjuhë nxitëse

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja