Gjithçka që ndodh në Strumicë nuk është e thënë të jetë e lidhur me Zaevin
Published in Recensione
on 14 - 06 - 2016 Author: Ана Анастасовска[Recension: PUNË KOMUNISTËSH: Еdhe deputet, edhe dëshiron ta marrë pyllin për gjueti, ndërsa Zaevi i ka ndihmuar gjatë marrjes ilegale!]
Ky është një tekst komentues dhe akuzues, i cili një informatë të zakonshme e shndërron në spin që ta njollosë emrin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, edhe pa asnjë fakt dhe dëshmi.
Linku deri te artikulli origjinal: PUNË KOMUNISTËSH: Еdhe deputet, edhe dëshiron ta marrë pyllin për gjueti, ndërsa Zaevi i ka ndihmuar gjatë marrjes ilegale!
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016
Data e recensionit: 12.06.2016
Recensues: Аna Anastasovska
E CILAT JANË BIZNESET E TURBULLTA?
“Kire Mihaillov, kundërkandidat i Marjan Daskallovskit, e konteston legjitimitetin e Kuvendit të së dielës të gjuetarëve. Një ditë më parë në Qendrën për kulturë në Strumicë është mbajtur Kuvend, ku ai ësht zgjedhur kryetar i SHGJ “Bellasica” në Strumicë”.
Kjo është informata në tekst, e cila më poshtë në artikull, është plotësuar me akuza për liderin e LSDM-së.
“Маrjan Daskallovski është deputet nga Strumica nga radhët e LSDM-së, bashkëpunëtor i afërt në bizneset e turbullta të Zaevit, nëpërmjet të cilit lideri i LSDM-së dhe kryetar i Strumicës i lan paratë e tij që i fiton me ryshfet dhe korrupsion, ose që i fiton nga USAID-i dhe organizatat sorosoide”.
Cilat janë ato biznese të turbullta të Zoran Zaevit, për çka konkretisht mendohet? Përgjigje në këtë pyetje në tekst nuk ka. Zaevi akuzohet se ka larë para që i ka fituar nëpërmjet ryshfetit dhe korrupsionit. Ku janë dëshmitë për këtë dhe në çfarë mënyre ai i lan paratë nëpërmjet Daskallovskit? Nuk është puna vetëm të shkruhet diçka, për këtë duhet pasur edhe dëshmi dhe argumente të fuqishme. Në të kundërtën, ashtu siç është plasuar artikulli, mund të fitohet padi penale.
VETËM NJË PALË
“Daskallovski disa herë ka qenë kryetar i pyllit për gjueti “Bellasica”, e para disa ditësh së bashku me Zoran Zaevin të dy së bashku e kanë thirrë kuvendin ku në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me statutin, përsëri Daskallovski është zgjedhur për kryetar të pyllit për gjueti. Zgjedhja është bërë nga organe dhe delegatë jolegjitimë, ndërsa kundërkandidati i tij Kire Mihaillov sqaron…”
Në këtë pjesë të këtij tekstit është përcjellë qëndrimi i Daskallovskit, Kire Mihaillov, i cili akuzon se zgjedhja është bërë në kundërshtim me statutin. Ajo që mungon këtu është pala e dytë në tregim, gjegjësisht qëndrimi i Daskallovskit dhe i Zaevit.
Artikulli do të ishte në rregull sikur të ishte transmetuar akuza e Mihaillovit dhe sikur të ishte kërkuar qëndrim nga Daskallovski dhe nga Zaevi, pa komente plotësuese që nuk kanë asnjë bazë. I përgatitur në këtë mënyrë teksti është spinues dhe nuk qëndron, veçanërisht për shkak se përmban akuza për njëfarë larje të parave nga Zaevi, që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me temën.
Me këtë artikull është shkelur Kodi i gazetarëve ku në mënyrë të qartë thuhet se:
Detyra kryesore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe e mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e