verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Gjuha e urrejtjes është vepër penale në Republikën e Maqedonisë

on 19 - 03 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht

sobranie_logo

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit.

Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqë në mjedis të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014) neni 319 tani thotë:

Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në ndonjë tjetër të diskriminimit

(1)  Ai i cili me dhunë, maltretim, rrezikim të sigurisë, ekspozimit për tallje të simboleve nacionale, etnike, fetare dhe të tjera, me djegie, shkatërrim ose me ndonjë mënyrë tjetër të dëmtimit të flamurit të Republikës së Maqedonisë ose flamujve të shteteve të tjera, me dëmtim të gjërave të huaja, me përdhosjen e përmendoreve, varreve ose në ndonjë mënyrë tjetër diskriminuese, të drejtpërdrejtë ose indirekte, do të shkaktojë ose do të nxisë urrejtje, përçarje ose mosdurim në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë në ndonjë grup të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose besimit fetar, llojeve të tjera të besimit, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, pengesës menatale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes materiale, gjendjes shëndetësore, ose në çfarëdo baze tjetër që është paraparë me ligj ose me ndonjë marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet.

(2) Ai që veprën nga paragrafi (1) i këtij neni e bën duke e keqpërdorur pozitën ose autorizimin ose nëse për shkak të atyre veprave janë shkaktuar trazira dhe dhunë ndaj njerëzve ose është shkaktuar dëm material me përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

Me këtë nen është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet, për secilin që do shkaktojë ose që do nxisë urrejtje, përçarje ose mosdurim, sipas ndonjë baze për diskriminim.

Pas ndryshimeve të Kodit Penal, neni 394-d thotë:

Përhapja e materialit me përmbajtje raciste dhe ksenoffobike nëpërmjet sistemeve kompjuterike

(1) Ai i cili nëpërmjet kompjuterik në publik përhap material të shkruar me përmbajtje racore dhe ksenofobike, fotografi ose ndonjë reprezentim tjetër të ndonjë ideje ose teorie që ndihmon, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë person ose grup, në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë në ndonjë grup të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose besimit fetar, llojeve të tjera të besimit, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, pengesës menatale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes materiale, gjendjes shëndetësore, ose në çfarëdo baze tjetër që është paraparë me ligj ose me ndonjë marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet.

(2) Me dënimin e paraparë në paragrafin (1) të këtij neni do të dënohet edhe ai që veprën do ta kryejë nëpërmjet mjeteve të tjera të informimit publik.

(3) Ai që veprën nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni e bën duke e keqpërdorur pozitën ose autorizimin ose nëse për shkak të atyre veprave janë shkaktuar trazira dhe dhunë ndaj njerëzve ose është shkaktuar dëm material me përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

Këto ndryshime ligjore u miratuan me procedurë urgjente, pa një proces paraprak të konsultimeve me të gjithë faktorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja