Gjuha e urrejtjes s’ka të bëje me gazetarinë
Publikuar në Recensione
on 15 - 04 - 2016 Autor: Xhenis Sulimani
[Recension: Shqiptarët thumbojnë politikanët shqiptarë: “Jetoni si Shqiptarë, vdisni për shka”]
Patjetër që duhet të përcillet zëri i popullit në media, por jo edhe në raste kur komentet janë të papërmbajtura dhe përhapin gjuhë të urrejtjes. Sepse, gazetaria nuk ka për mision që të përhapë armiqësi, por të kundërtën. Gjuha e urrejtjes është në kundërshtim me kodin etik gazetaresk.
Linku deri te artikulli origjinal: “Shqiptarët thumbojnë politikanët shqiptarë: “Jetoni si Shqiptarë, vdisni për shka”
Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016
Data e recensionit: 11.04.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Teksti që po e recensojmë nis me titullin: Shqiptarët thumbojnë poltikanët shqiptarë: “Jetoni si Shqiptarë, vdisni për shka”. Fjala “shka” është fjalë fyese për popujt me prejardhje sllave, andaj vlerësohet si gjuhë urrejtjeje dhe nuk duhej të gjejë vend në media. Media dhe gazetarët në asnjë moment nuk duhet të publikojnë produkte gazetareske me këso lloj përmbajtjesh.
“Gazetari nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në asnjë bazë” (Neni 10 i Kodit të sjelljes).
Kujtojmë se me gjuhë të urrejtjes kuptojmë çdo gjuhë fyese që ka për qëllim të nxisë urrejtje ndaj një grupi të njerëzve.
Teksti përcjell koment nga fan pejxhi i agjencisë së lajmeve, sikur ai koment të ishte mendim i të gjithë shqiptarëve. Kjo tendencë me vetëdije për çorientim të opinionit është jashtë çdo standardi profesional. Zakonisht, për të dalë teksti më objektiv dhe për të përcjellur një informacion, përmbajtja duhet të përpilohet duke u mbështetur në më shumë zëra dhe vlerësime të popullit.
““Nëse kish qenë Isa Boletini gjallë nuk do ti lejonte politikanët të sillen në këtë mënyrë nënshtruese ndaj maqedonasve sepse do ti merrte dy kobure me vehte dhe do të hynte në institucionet shtetërore dhe do të thoshte MOS U NËNSHTRONI”, kështu ka shkruar një komentues në Fan Page të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal”.
Element tjetër, që edhe më tepër forcon faktin se ky tekst është produkt shembull se si nuk duhet të duket një lajm, është përforcimi i komentit që është përcjellur me interpretimin e gazetarit.
“Si duket personi me këtë reagim ka qenë i indinjuar nga gjendja e përgjithshme politike në shtet që diskriminon shqiptarët në çdo aspekt.”
Gazetari me vetëdije nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë informacione që i cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë e diskriminim, mbi çfarë do qoftë baze, thuhet në doracakun për gazetari profesionale.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
anonime
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri tjetër
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim nacional
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e