Hamendësitë nuk janë lajme
Published in Recensione
on 13 - 07 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: A po kërkon Ahmeti shef te ri kabineti?]
Një lajm i shkruar sipas parimeve profesionale asnjëherë nuk do të merret me spekulime. Gjithashtu as që do të përdorë tituj sensacional dhe provokues për të tërhequr vëmendje.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: A po kërkon Ahmeti shef te ri kabineti?
Data dhe koha e publikimit: 06.07.2015
Data e recensionit: 08.07.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Lajmi që po recensojmë duket sikur ka marrë shtysë nga fotografi personale të vendosura në rrjetet sociale dhe fillon me fjalinë : “Një foto që po qarkullon nëpërmjet internetit”. Qartazi tregohet se lajmi është përpiluar duke u bazuar thjeshtë në këto foto kurse konstatimet e tjera mbeten të pa verifikuara. “Semi Memeti – pronar i portalit Almakos si dhe lobist”, është fjalia tjetër. Për opinion e gjerë do të ishte me interes të shpjegohej termi “lobist”, që shfaqet ndër herët e para ne media. Teksti nuk ka asnjë informacion për të mbështetur këtë konstatim as nga burime apo as edhe nga vetë personi që përmendet ne tekst.
Teksti sugjeron se “Ahmeti mund ta ndërrojë njeriun kryesor të kabinetit”. Në tekst me gjasë i referohet Ali Ahmetit, kryetar i BDI-së, por duke lënë vetëm mbiemrin, i cili është i përhapur, mund të krijohet përshtypja se bëhet fjalë edhe për dikë tjetër.
Kjo nga shkaku i afërsisë më të madhe të Mehmetit me kongresistin Engel dhe lobistë tjerë në Washington.
Në tekst nuk ka reagime për konstatimin e ngritur nga zyrtarët e apostrofuar dhe gjithçka duket se është një konstatim që bazohet vetëm në fotografi. Fotografi pa autor dhe të cilat nuk dihet se nga ku janë marrë. Mungesa e autorësisë të fotografive është gjithashtu shkelje e rregullave profesionale të gazetarisë.
Teksti përfundon me rreshtin: “Këto informata nuk janë demantuar nga Mehmeti, por as edhe nuk janë konfirmuar”. Me këtë tregohet se është tentuar të merret një përgjigje nga z. Mehmeti por jo edhe nga zyrtarët e tjerë.
Një tekst i tillë pa verifikime dhe informacione të besueshme mbetet thjeshtë spekulativ dhe shumë larg standardeve të gazetarisë profesionale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
Nuk ka deklarata
Nukmundet
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
Asnjë burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e