verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Havari televizive: LLATASI – ZAEVI 0 : 3 (si mysafir)

on 12 - 02 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Ниту во најдобрите пропагандистички времиња – кога од петни жили работеше за Бранко Црвенковски – Латас не бил којзнае каков телевизиски водител. Фото: скриншот
“As në kohërat më të mira propagandistike – kur me të gjitha forcat punonte për Branko Cërvenkovskin – Llatasi nuk ka qenë ndonjë udhëheqës i mirë televiziv”. Foto: screenshot

Deri para ndonjë viti, Llatasi e dinte se ku është kufiri i pafytyrësisë që nuk guxon të kalohet madje edhe në emisionet e tij, ku definicioni për mirësjellje dhe korrektësi elementare shpeshherë është zvarritur për tokë. Në intervistën me Zaevin, Llatasi u turpërua “tamam siç duhet”.

Shkruan: Sasho Ordanoski

T’ua them menjëherë: Llstasi e di se nuk kaloi mirë me Zaevin. Ai nuk është prej dje. Mendoj se këtë e kuptojnë edhe dy-tre të tjerë nga DMPNE-ja rreth Grueskit. Po t’i lëmë anash “like”-et dhe urimet (në qoftë se ka), Llatasi e lëshoi mundësinë e madhe që iu dha VMRO-DPMNE-së, nëpërmjet propaganduesit të saj më të theksuar, të përpiqet t’u drejtohet atyre 40-50 për qind votuesve të papërcaktuar të cilët do të jenë vendimtarë për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Mendoj se pasi e ka rishikuar intervistën e Llatasit me Zaevin në “Sitel”, Lidija Bogatinova, me të drejtë, ka qerasur në “Kanal 5”!

Poashtu, jo vetëm që ky nivel i ulët skandaloz me të cilin Llatasi e ofendoi “mysafirin” Zaev nuk sjell votues për sponsorët politikë të Llatasit, por nuk sjell as shikues për vetë televizionin “Sitel”. E “Sitel”-i ka nevojë të madhe për shikues: t’ua rikujtoj, rejtingjet e saj në tre-katër vitet e funditshënojnë rënie të lirë, me nivel të shikueshmërisë dhe të besueshmërisë i cili me shpejtësi u afrohet standardeve të televizioneve më të mëdha lokale në Maqedoni. Duke iu falënderuar politikës së këtillë redaktuese të Llatasit, “Sitel”-i sot (ndërmjet dy serialeve turke) shihet për të parë se çfarë budallallëku të ri ose çfarë skandali të ri ka paramenduar ekipi i Protugjerit, cili është spini i ditës, e jo për të kuptuar diçka të vërtetë nga jeta e bujshme politike në Maqedoni. Madje edhe Xingoja i vogël me siguri ndjehet si peng i Llatasit, i cili ëdhtë e qartë, e ka fatin e “Sitel”-it në duart e tij, duke e çuar atë me këmbëngulje drejt havarisë televizive. Llatasi, me duart e tij, e diskualifikoi “Sitel”-in nga biseda për “normalizimin” e gjendjes në mediet e Maqedonisë, e demaskoi tërësisht televizionin që e redakton si faktor kryesor për gjendjen jonormale në të cilën gjendemi. Ndoshta ashtu ju duket, mirëpo kjo nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje nga fusha e nivelit primar të shëndetësisë në këtë vend.

Më herët ose më vonë, edhe udhëheqësia e DPMNE-së dhe Xingoja i vogël do të duhet të ballafaqohen me problemin e tyre, nëse dëshirojnë të mbijetojnë politikisht, veçanërisht nëse merret parasysh se në rastin e tyre ky mbijetim nuk ka të bëjë vetëm me sferën politike. Мendoj se “përgjigja” e DPMNE-së me themelimin e TV “Nova”-s së tyre nuk e zvogëlon dëmin që çdo mbrëmje ua bën Llatasi me ekipin e tij të propaganduesve “prezervativë” televizivë.

Megjithatë, vështirë mund të thuhet se rezultati i këtillë nga “intervista” e Llatasit me Zaevin është ndonjë befasi e madhe. As në kohërat më të mira propagandistike – kur me të gjitha forcat punonte për Branko Cërvenkovskin – Llatasi nuk ka qenë ndonjë udhëheqës i mirë televiziv. Me arsim të dobët, me një inteligjencë të rikompozuar rrugor, të ngjashme me “thellësitë” poetike të turbo-folkut serb, përplot me spekulime nga kuzhinat më të ndotura rajonale dhe vendore policore-kriminale, ai gjithmonë ka qenë “dhoma për eho” televizive e atij që. Në momentin e dhënë, ka paguar më mirë. Për të paratë “nuk kanë erë”, e duhet t’ia pranojmë edhe se publikisht nuk ka pretenduar që seriozisht të merret me gazetari. Zbavitje për popullin, në një formë tragjikomike. Dallimi qëndron vetëm në atë se para disa vitesh Llatasi e dinte se ku është kufiri i pafytyrësisë që nuk guxon të kalohet madje edhe në emisionet e tij, ku definicioni për mirësjellje dhe korrektësi elementare shpeshherë është zvarritur për tokë. Mbrëmë Llatasi u turpërua “tamam siç duhet”.

Sa i përket Zaevit, ai atë mbrëmje nuk kishte shumë mundësi të bëjë më tepër në “Sitel”. Për të do të ishte më e sikletshme që udhëheqësi televiziv ta jepte hapësirë të përgjigjet në ndonjërën nga pyetjet e parashtruara. Kështu, Llatasi, duke vrapuar me vetëveten, e përfundoi gjithë punën dhe për të propozoj që ky rezultat të regjistrohet me 3:0 për Zaevin, si mysafir. “Sitel”-i është në prag të rënies nga liga.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.