Hidhërimi dhe ndjenja e “mbështetjes për muri” nuk e duan objektivitetin
Publikuar në Recensione
on 18 - 05 - 2016 Autor: Зоран Бојаровски[Recension: Zaevi ulërin nga Afrika: Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë]
Shumë gënjeshtra, hidhërim dhe ofendime në vetëm dy fjali (nëntitull) dhe në konstruksionin e titullit të kësaj përmbajtjeje mediatike.
Si e para, mbititulli “Intervistë për France press-in, të cilën e transmetoi vetëm vendi i egër”, e paralajmëron gënjeshtrën se intervista e Zoran Zaevit për agjencinë franceze të gazetarisë është transmetuar vetëm në “France press Africa”, gjegjësisht në “edicionin afrikan të France press-it”.
Portali ku është gjetur si i vetëm ku është publikuar lajmi i agjencisë për intervistën me liderin e opozitës maqedonase, aspak nuk quhet “France press Africa”. E as “edicioni afrikan i France press-it”.
Verifikimi i kujdesshëm që nuk merr shumë kohë, tregon se lajmi është publikuar në njërin nga agregatorët e lajmeve të kontinentit afrikan që quhet “Africa time” (www.africatime.com). Portali “mbledh” lajme jo vetëm nga “France press”-i, por edhe nga agjenci të tjera botërore.
Titulli është ofendues dhe është në kundërshtim edhe me nenin 15 të Kodit të gazetarëve на новинарите кој налага дека:
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.
Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi ulërin nga Afrika: Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë
Data dhe koha e publikimit: 15.05.2016, 01:42
Data e recensionit: 16.05.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
TENDENCIOZE DHE OFENDUESE
Nëse i rikthehemi sugjerimit nga mbititulli se intervista e Zaevit për “France press” është transmetuar vetëm në këtë agregat afrikan dhe nëse bëjmë verifikim se a është me të vërtetë kështu, vetëm në dy faqet e para të kërkuesit “Google” vijmë deri te të dhënat se intervista është transmetuar në Britaninë e Madhe (Macedonian vote set to be postponed: opposition leader), në Australi (Macedonian vote set to be postponed: opposition leader), në Bullgari (Зоран Заев: Парламентарните избори в Македония ще бъдат отложени), në Turqi (Zaev: “Biliyorum, 5 Haziran’da erken seçimler olmayacak), во Србија (Stranka Nikole Gruevskog jedina učestvuje na izborima), në Francë (Macedonian vote set to be postponed: opposition leader), në Zvicër (Législatives très incertaines en Macédoine).
Mjafton, apo jo?
Ky tekst është edhe një nga seria e teksteve që janë shumë të anshme dhe ofenduese. Kjo është në kundërshtim me parimet e gazetarisë së mirë dhe me nenin 14 të Kodit të gazetarëve:
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
Nëse gazetarët profesionalë, ata me integritet, i injorojnë këto këshilla, atëherë ato lehtë mund t’i zëvendësojnë, anshmëria, hidhërimi dhe ndjenja e “mbështetjes për muri, të cilat janë armiq të objektivitetit.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e