verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: HOLANDË: Pedofilët kërkojnë legalizim të seksit me fëmijë prej moshës 12 vjeçare

on 10 - 10 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Pedofili Holandija crop resize

Holanda është shtet ku do të lejohet pedofilia! Ky është një përfundim te i cili do të arrijë lexuesi i painformuar nga teksti që është publikuar në protalin “Telegraf”, titulli i të cilit thotë se në Holandë ka një parti që angazhohet për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë prej moshës 12 vjeçare, si dhe mundësinë që ata të përdorin droga të lehta dhe të rënda.

“Në Holandë, grupi ‘Martjin’, i cili në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ka vepruar edhe si parti e regjistruar politike, ka luftuar për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, si dhe të mund të shfrytëzojnë droga të lehta dhe të rënda.”

Ky nëntitull është shokues me qëllim që Holandën ta paraqesë në dritë negative, vendin ku përdorimi i drogave të lehta, si marihuana, është legalizuar. Shoqata “Martjin”, edhe pse me të vërtetë angazhohet për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, nuk është as parti e as që kërkon fëmijët të përdorin drogë. Nënkuptohet, legalizimi i marrëdhënieve seksuale me fëmijë nuk mund të arsyetohetm por autori i tekstit nuk është përpjekur që ta paraqesë të vërtetën e plotë për gjendjen në Holandë dhe qëndrimin e shtetit ndaj shoqatës “Martjin”.

ХОЛАНДИЈА_ Педофилите бараат легализација на секс со деца од 12 години – TELEGRAF MK - 2013-10-06_13.08.25Linku deri te artikulli origjinal: HOLANDË: Pedofilët kërkojnë legalizim të seksit me fëmijë prej moshës 12 vjeçare

Data dhe koha e publikimit: 02/10/2013 – 14:32

Data e recensionit: 06.10.2013

Recensuese: Svetllana Jovanovska

Vërtetësia: Теksti është përplot të pavërteta. Autori i tekstit nuk është përpjekur që të bëjë një hulumtim të shkurtër në internet që të konstatojë se, para së gjithash, “grupi i quajtur ‘Martjen’, i cili prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ka vepruar si parti e regjistruar politike”, nuk është grupi ‘Martjen’, por “Partia për dashuri fqinjësore, liri dhe diversitet”(PNVD), e cila propozin abolicion të pjekurisë seksuale. Partia propozon edhe masa të tjera të pamundshme si për shembull legalizimi i zoofilisë. Njëri nga themeluesit e partissë është ish-kryetari i shoqatës ‘Martjen’.

Kjo parti gjithmonë ka qenë margjinale dhe është dënuar nga shoqata krishtere, partitë politike dhe 80% e popullatës holandeze. Kjo parti asnjëherë nuk ka arritur të mbledhë numër të mjaftueshëm nënshkrimesh që të marrë pjesë në zgjedhje, siç parasheh ligji, dhe ajo shuhet në vitin 2010.

Grupi “Martjen” poashtu u ndalua në vitin 2010, por pastaj ky vendim gjyqësor u anulua. Gjykata holandeze e Apelit vlerësoi se organizata me të vërtetë ka aktivitete që janë në kundërshtim me rendin publik, por megjithatë nuk paraqesin rrezik për shkatërrimin e shoqërisë , kusht ky që ligjërisht duhet të plotësohet që të ndalohet një organizatë në Holandë. Prandaj, grupi “Martjen” vazhdon të ekzistojë, por kryetari i saj në vitin 2011 u dënuar me 3 vjet burg për shkak të posedimit pedopornografisë.

Askund në tekstin e “Telegraf”-it nuk është theksuar se si shoqëria holandeze i trajton këto grupe dhe për atë se si kjo shoqëri është e hapur ndaj lirisë së të shprehurit. Vendi thjesht është akuzuar se e legalizon pedofilinë.

“Holanda bëhet vend ku disa lloje të pedofilisë në një farë mënyre legalizohen, e poashtu ka edhe grupe që seriozisht punojnë në atë që kjo dukuri, e ashtuquajtur tërheqje seksuale, të pranohet nga shoqëria si gjë normale”.

Burimet e informatave: Në tekst nuk është theksuar asnjë burim i informatave, nuk ka deklarata, e as, referim në ndonjë gazetë, emision ose dokument tjetër. Burimi i informatave me gjasë është ndonjë ueb-faqe në internet që nuk mund të identifikohet dhe nuk është theksuar.

Përmbajtësia: Teksti nuk e plotëson nivelin themelor të gjithëpërfshirjes dhe fsheh informata. Janë lënë anash pjesë të informatës me çka jepet pasqyrë negative për shoqërinë holandeze. Porosia që dëshirohet të jepet është se Maqedonia nuk guxon të jetë vend ku do të ketë pluralizëm të të shprehurit në asnjë lloj mënyre.

Komentimi: I tërë teksti është një lloj komenti për atë se si shoqëria holandeze e toleron partinë që angazhohet për legalizimin e pedofilisë dhe përdorimin e drogave të rënda nga ana e fëmijëve.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është marrë nga interneti (nuk ka mundësi të zbulohet se prej ku). Është e qartë se ky tekst nuk është hulumtim i autorit të panënshkruar.

Kualiteti i titullit: Titulli është tendencioz me qëllim që ta shokojë lexuesin.

Fotografia: ФFotografia paraqet një fëmijë që shkon në shkollë dhe shihet se si një hije e një të rrituri i kërcënohet. Ideja me gjasë ka qenë që të tregohet se në Holandë të rriturit u kërcënohen fëmijëve dhe i detyrojnë të kenë marrëdhënie seksuale.

Gjuha e urrejtjes: Gjuha e urrejtjes nuk është e drejtpërdrejtë, por zgjon ndjenja negative ndaj Holandës.

Përfundimi: Теksti është jogjithëpërfshirës, pa burim, pas pikë profesionalizmi gjatë përgatitjes. Ai zgjon ndjenja negative ndaj Holandës, vendit që është njëri nga miqtë më të mëdhejn të Maqedonisë në Evropë, dhe njëra nga vendet që edhe financiarisht e ndihmojnë Maqedoninë. Qëllimi i këtij teksti është dëshira të tregohet se Maqedonia nuk guxon ta imitojë Holandën.


Оваа рецензија е изработена во рамките на Проектот на УСАИД за зајакнување на медиумите во Македонија – Компонента Сервис за проверка на факти од медиумите, имплементирана од Метаморфозис. Рецензијата e овозможенa сo поддршка на Американската агенција за меѓународен развој (УСАИД). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, УСАИД или Владата на САД. За повеќе информации за работата на УСАИД во Македонија, ве молиме посетете ги веб-страницата (http://macedonia.usaid.gov) и Фејсбук-страницата на УСАИД (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Faktet janë manipuluar

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

Fotografi manipulative

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

diskreditimi është i orientuar drejt Holandës

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja