verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

“Huazimi” i lajmeve në stil të “telefonit të prishur”

on 7 - 01 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht

 

Close-up image of software engineer typing on laptop

Shkruan: Ferikan Iljazi

Fenomeni i “huazimit” të lajmeve ose informatave ditore të portaleve mes veti, shpeshherë pa cituar fare origjinalin ose duke e cituar në mënyrë jo adekuate, është mëse i pranishëm në Maqedoni. Sa për fillim, mjafton që të shikosh titullin e parë që e lexon në agregatorët e lajmeve, e që e ke të përsëritur në të paktën 15 portale të ndryshme.

lajmet-ne-agregator-1

lajmet-ne-agregator

Ndodh shpesh që lajmeve të huazuara të mos tentohet t’i ndryshohet as pika e as presja. Bile edhe nëse lëshohen tekstet me gabime, ato transmetohen në mediumin e dytë, të tretë e të katërt me të njëjtat gabime. Kjo flet së paku për dy gjëra: për luftën për të mbushur rubrikat pa bërë punën e duhur në redaksi, si dhe për luftën për të marrë klikime.

Ndonjë prej portaleve tenton të paktën t’ia ndryshojë titullin ndonjë lajmi të huazuar, ndërsa disa as nuk “skuqen” dhe e marrin tekstin e plotë, pa treguar fare se prej ku e kanë marrë. E përvetësojnë dhe madje i vendosin në fund vulën e mediumit të tyre…

Ajo që na bie në sy dhe është një shkas më tepër për të shkruajtur këtë leksion është një lajm ditor që rezultoi më pas si dezinfomatë.  Të nxitur nga uria që e përmendëm më lartë për klikime, lajmin se gjoja presidenti i Maqedonisë nuk ka falur asnjë të burgosur shqiptar për fund të vitit, një mori portalesh (mund të shihni në fotografinë e vendosur anash) e kanë transmetuar pa kurrfarë elementi të vërtetimit të besueshmërisë, pa kurrfarë mundi për të verifikuar informatën, pa kurrfarë korrigjimi.

skandaloze-ivanovi-nuk-fal-asnje-shqiptare-te-burgosur-inaNë këtë shembull, gjithçka ka filluar nga portali “INA”, i cili ka transmetuar këtë informatë si të vërtetë, duke e përcjellur edhe një deklaratë të të burgosurit të quajtur “Komandant Çakalla”. Ky portal, me atë pak mund që e ka dhënë për këtë lajm, pas botimit të lajmit si pasojë ka formuar një rreth vicioz të botimeve të[ huazuara prej portaleve tjera, nga i cili më nuk ka dalë askush.

Në lajmin e parë lidhur me këtë temë shkruan:

“Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, sërish në këtë fundvit është treguar dorështrënguar me faljen e shqiptarëve të dënuar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shumica e dosjeve të të burgosurve shqiptarë të cilët kanë mbërritur në tryezën e presidentit maqedon nuk janë miratuar, apo janë refuzuar.

Këtë e vërteton edhe Avdil Jakupi, i njohur si komandant Qakalli. “Sot falën shumë maqedon  të burgosur dhe fatkeqësisht asnjë shqiptarë. Nuk më falën as mua që kam bërë 13 vite burg. Nuk falën asnjë shqiptar”, është shprehur i revoltuar ai. (INA)”

E, ky tekst ka qenë më i famshmi apo ndër më të klikuarit atë ditë. Ka portale që kanë tentuar ta modifikojnë pak, me ndryshimin e titullit, SKANDAL ose SKANDALOZE, ose këtë kualifikim SKANDALOZE e kanë hequr tërësisht nga përdorimi. Por, brendinë e tekstit dhe deklaratën e të burgosurit e kanë përcjellë të tërën, pa i hequr madje asnjë shenjë pikësimi.

Por, e vërteta figuron të jetë diçka krejt tjetër. Të paktën 19 persona, sipas asaj që mundeshim të lexojmë në Gazetën Zyrtare, janë shqiptarë. Ndoshta mes emrave që nuk janë nënvizuar mund të figurojnë edhe më shumë shqiptarë, por duke u bazuar vetëm në emrat dhe mbiemrat e personave, për të cilët me siguri mund të themi se janë shqiptarë, rezultojnë 19 pjesëtarë të etnitetit shqiptar, të cilët kanë përfituar nga falja e presindetit. (kliko dhe zmadho fotografinë për të parë emrat)

falja-gazetare-zyrtare-copy

 

Në gazetën zyrtare të Maqedonisë gjenden dhjetëra emra të shqiptarëve të cilët kanë përfituar nga falja e presidentit. por autori në vend se të verifikojë këtë informatë, e ka marrë vetëm dëshminë e një të burgosuri i cili nuk ka qasje deri tek informatat që i ka gazetari. 

Ajo që bie në sy në mënyrë plotësuese, është fakti se në “kurthin” e këtij lajmi kanë rënëedhe shumë portale nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kryesisht i marrin lajmet nga Maqedonia të gatshme dhe kanë shumë pak mundësi dhe interes për të konfirmuar informata ditore. Kështu, për këtë çështje do të krijohet një realitet i rrejshëm deri tek bashkëkombasit tanë jashtë kufijve të Maqedonisë.

Kodeksin për Etikë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ekziston një pikë e veçantë, me të cilën është rregulluar ose rekomanduar se si duhet verifikuar informata.

  1. Detyrim i parë i gazetarëve është e vërteta

Në themelin e bashkësive demokratike është që qytetarët e saj të kenë qasje deri te faktet e besueshme dhe te sakta të vendosura në një kontekst të arsyeshëm dhe të kuptueshëm. Gazetaria është njëri nga instrumentet që mundësojnë këtë. Gazetarët nuk janë në kërkim pas të vërtetës në kuptimin apsolut filozofik, por në kërkim të vërtetës në kuptimin parktik. Kjo “e vërtet gazetereske” është një proces që fillon dhe që nënkupton mbledhje dhe verifikim të fakteve. Gazetarët duhet të jenë aq sa është e mundur më transparent në raport me burimet dhe metodat që përdorin. Kjo do t’i mundësojë publikut të formojë vlerësim personal për informacionin. Bile, edhe në botën e shumësisë së mendimeve, saktësia është themeli mbi të cilin ndërtohet tërë historia e gazetarisë – konteksti, vlerësimi, komentet, kritika, analiza dhe debatet.

  1. Verifikimi I fakteve është zemra e gazetarisë

Gazetarët mbështeten në një nga procedurat më qënësore të punës së tyre – verifikimin, apo provimin e informacioneve. Kur u paraqit koncepti i objektivitetit të profesionit, kjo nuk nënkuptonte se gazetarët janë të çliruar nga paragjykimet. Por, objektiviteti dhe balanci janë të nevojshëm për të mos cënuar vërtetësinë e informacionit për shkak të paragjykimeve kulturore dhe personale të gazetarëve. Metodologjia është objektive, e jo gazetari. Kërkimi sa më shumë të jetë i mundur i dëshmitarëve, aq sa më shumë të jetë i mundur i burimeve adekuate, hapja e mundësive për mendime nga më shumë palë – janë hapa që i demostrojnë standardet e gazetarësisë objektive. Këto instrumenta të verifikimit dhe provimit e veçojnë gazetarinë nga format e tjera të komunikimit, siç janë propaganda, fiksioni ose zbavitja.

Bashkëngjitur do vendosim tekstet e publikuara lidhur me këtë lajm në mënyrë që të mund të vërtetoni atë që shkruhet në tekst. (Klikoni fotografitë dhe zmadhoni ato)

1-3 1-4 1-5 1-6 1-7 1-8 1-9 1-10


Ky leksion gazetaresk është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.