I ngjyrosur me ngjyrën e partisë në pushtet
Published in Recensione
on 19 - 05 - 2016 Author: Владо Ѓорчев[Recension: UFR i VMRO-DPMNE-së e “ngjyrosi” përmendoren e LSDM-së “Shpinae përkulur”]
Gazetaria nuk pranon informata paushalle dhe gjysmake. Artikujt, përveç elementeve që duhet t’i kenë në kuptim të zanatit, duhet të jenë edhe të vërtetë, përmbajtësor dhe objektivë.
Në tekstin që e recensojmë mungon pala e dytë, ai në mënyrë selektive i paraqet gjërat, duke i potencuar gjatë kësaj vetëm ato që janë në të njëjtën vijë me partinë në pushtet. E qasja e këtillë e bën këtë artikull jokredibil dhe joprofesional.
Linku deri te artikulli origjinal: UFR i VMRO-DPMNE-së e “ngjyrosi” përmendoren e LSDM-së “Shpinae përkulur”
Data dhe koha e publikimit: 12.05.2016, 18:43
Data e recensionit: 16.05.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
KA PËR KUNDËR-NJYROSJEN – NUK KA PËR NGJYROSJEN
Rinia e partisë në pushtet edhe sot në shenjë revolti për shkak të sjelljes së dhunshme të huliganëve të LSDM-së, organizoi “Ngjyrosje për nder të revolucionit laraman”.
Që në fillim, artikulli bën përgjithësim të pabazë se pikërisht LSDM-ja është përgjegjëse për sjelljen e demonstrantëve (të cilët i emërton me emra fyes). Për pohimet e këtilla nuk ofrohet asnjë dëshmi konkrete.
Теksti thotë se:
Pas promovimit të djeshëm të përmendores “Një euro për Vicen”, sot UFR-ja e VMRO-DPMNE-së vazhdoi me, siç thonë ata, promovimin e përmendoreve të ndërtuara nga LSDM-ja në periudhën e sundimit të tyre.
Mirëpo, është e paqartë se çka i ka provokuar veprimet e këtilla. Ky publikim aspak nuk e përmend se prej ku vjen ideja për ngjyrosjen e portreteve. Nuk tregon se ngjarja, në fakt, është kopje (mirëpo e keqe)e mënyrës së shprehjes së revoltit nga demonstrantët e “Revolucionit laraman”, organizator i të cilit është shoqata “Protestoj.
Nëse informohet për kundër-ngjyrosjen, sipas rendit të gjërave, është logjike që së paku në mënyrë faktografike të thuhet se prej kur zgjasin protestat kundër amnestimit, kush janë pjesëmarrësit e protestave, si e manifestojnë pakënaqësinë… E ka mundur të bëhet edhe paralele ndërmjet dy ngjarjeve…
E gjithë kjo e bën këtë artikull jopërmbajtësor dhe joobjektiv. Sipas mënyrës në të cilën është shkruar dhe është plasuar teksti, ai nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë dhe shumë më tepër i ngjan një teksti propagandues të ngjyrosur me ngjyrën e partisë në pushtet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e